Kung fu për të ardhmen

2017-09-14 21:28:36 CRI Komenti juaj Printoni

Artet marciale të Kinës adhurohen nga shumë vetë nga brenda dhe jashtë vendit.

Kung fu (gong - arritje, meritë dhe fu - njeri) është një emërtim kinez që tregon arritjen me punë të vazhdueshme dhe përkushtim të mjeshtërimit të çdo teknike luftarake, jo vetëm në artet luftarake. Pra, me kung fu tregohet të ushtruarit me përpjekje të gjata deri në arritjen e përsosmërisë në një art, teknikë apo veprimtari.

Quhet gjithashtu "art marcial", dhe është një sport i shpikur nga kinezët shumë kohë më parë. Në lashtësi njerëzit luftonin me kafshë të egra, dhe nëpërmjet këtij arti ata fituan përvojë për t'u mbrojtur dhe sulmuar.

Më vonë njerezit filluan të stërviteshin fizikisht që të kishin më shumë sukses në luftërat midis vendeve. Në Kinë këto praktika janë përdorur nga gjeneralë, ushtarë, luftëtarë, etj., të cilët përpiqeshin të përmirësonin artin e luftimit dhe filluan të përhapin njohuritë e tyre. Por, më i njohuri në artet luftarake është Tempulli i Shaolinit në provincën e Hënanit, ku murgjit e këtij tempulli filluan ta praktikonin rregullisht si një ndihmë për vetmbrojtje dhe shëndet, e cila u quajt kungfu. 1500 vjet më parë në Kinë erdhi një murg budist nga India i cili solli me vete edhe disa njohuri të tjera që ai kishte për fenë budiste, emri i tij ishte Budidarma. Ky murg udhëtoi nga jugu i Indisë deri në veri të Kinës për të arritur në tempullin e malit i quajtur Shaolin në provincën e Henanit ku kaloi pyje male të lartë plot vështirësi dhe rreziqe.

Më pas Budidarma hyri në tempull dhe nisi të jepte mësimet e para të CH'AN budizëm. Ai filloj të mësonte nxënësit e tij si të meditonin dhe të praktikonin arte luftarake për të zhvilluar mendjen dhe trupin e tyre. Ai mendoi qe praktikimi i arteve te luftimit,do t'u zhvillonte muskujt, do të ishin më të shëndetshëm dhe më të aftë për të mbrojtur vetveten dhe meditimi do t'i kthjellonte mendjen dhe rregollonte energjinë. Ai filloj t'i mësonte chi gong për të rritur energjitë e tyre. Dy nga nxënësit e tij i perfeksionuan aftësite e tyre dhe sipas rekordeve historike, ata ishin të aftë të ecnin në mure dhe te hipnin në çati me një kërcim për të treguar fuqinë e këmbëve të tyre. Ata gjithashtu mund të mbanin në ajër një shami duke e shqelmuar 500 herë pa ndaluar, në të njëjtën kohe të mbanin ekuilibrin në forma të ndryshme. Levizjet që Budidarma u mësoi nxënësve te tij ishin lëvizjet e kafshëve, në luftim, mbrojtje dhe qëndrim, si p.sh., tigri, majmuni, gjarpri, ariu, kali etj.

Kungfuja Shaolin, që u praktikua si fillim nga murgjit budistë të cilët kishin si detyrë parësore mbrojtjen e tempullit, është zhvilluar gradualisht, duke u shndërruar në një art dhe trashëgimi kulturore. Ky tempull njihet sot nga mbarë bota. Sipas librave të arteve marciale të regjistruara në Tempullin Shaolin, ekzistojnë shumë lloje praktikash të Shaolin Kungfu, të praktikuara nga gjenerata të tëra murgjish budistë.

Çdo ditë nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, Liu Yi punon si një specialist i burimeve njerëzore pranë një ndërmarrjeje shtetërore në Pekin, puna e tij ka shumë kërkesa ashtu si dhe shumë punë të tjera në kryeqytetin kinez.

Por jashtë zyrës, 28-vjeçari bën një jetë të ndryshme nga kolegët e tij, ai merret me arte marciale çdo ditë dhe është i specializuar në disa teknika të veçanta.

"Në ditët tona, të rinjtë nuk janë shumë të kënaqur me atë që bëjnë. Ata rrallë u lumturohen gjërave pasi besojnë se asgjë nuk u përket atyre me të vërtetë," thotë Liu.

Liu nisi të trajnohej për arte tradicionale marciale kur ishte 5-vjeç. Tani ai shpenzon çdo ditë duke u praktikuar. Në fundjavë, ai takohet me mjeshtrin 53-vjeçar, Wang Chi, për të mësuar teknika të reja në Tempullin e Qiellit në Pekin.

Aftësitë e tyre të luftimit bazohen në tre perandorë legjendarë të Kinës-Fuxi, Shennong dhe Perandori i Verdhë. Liu ka praktikuar "Cannon Fist", që fokusohet tek shpejtësia dhe forca goditëse, për afro dy dekada. Megjithatë ai mendon se ka ende shumë për të mësuar.

Shumë prej të rinjve në këto disiplina i braktisin mësimet në mes për shkak të angazhimeve shoqërore dhe presionit të jetës moderne, si puna dhe martesa, por Liu e vazhdon dhe madje me shumë vendosmëri. Ai e shpenzon kohën e lirë duke mbledhur materiale dhe video që kanë lidhje me artet marciale. Ai po punon shumë për t'u bërë pasardhës i Wang-ut.

Liu thotë se artet marciale nuk janë vetëm arte luftarake. Në shoqërinë modern të kuptuarit e vlerave të këtyre arteve është më e rëndësishme se përdorimi I tyre për të luftuar."

Përtej betejës

Vlera e artefe marciale qëndron në filozofinë, disiplinën dhe aspektet shëndetësore që fshihen pas tyre dhe artet marciale janë një pjesë e pandashme e kulturës kineze

Një nga parimet e kung fu-së është të respektosh kundërshtarin.

Artet marciale përdoren sot edhe nga regjisorët e shumë filmave të Hollivudit. Në filmin Matrix, Keanu Reeves përdor artet marciale për të luftuar armikun.

Me zhvillimin e historisë mijëravjeçare kineze, artet marciale kanë luajtur një rol shumë thelbësor në rregullat e mirësjelljes dhe moralit

Një nga tempujt që ruhet mirë edhe në ditët e sotme është tempulli Shaolin dhe ndodhet në Provincën Henan. Është vendlindja e urtësisë budiste Zen në Kinë po ashtu edhe vendlindja e arteve marciale Shaolin Wushu.

Tempulli Shaolin e mori këtë emër për vetë vendndodhjen e tij në zemër të malit Songshan, një nga pesë malet më të famshëm të Kinës. Mendohet se ky tempull u ndërtua nga Yuanhong (Perandori Xiaowen) për të mirëpritur murgun Indian, i cili erdhi në Kinë për të përhapur doktrinat budiste. Që nga ajo kohë , Tempulli Shaolin fitoi statusin si vendlindja e sektit Chan.

Tempulli Shaolin është i njohur gjithashtu edhe për kungfunë Shaolin e cila fitoi reputacion të madh gjatë dinastive Sui dhe Tang. (581-907). Në dinastinë Song (960-1279), u bë një shkollë unike e Wushu, e quajtur Shkolla Shaolin dhe një nga shkollat më të rëndësishme të kungfusë në mbarë Kinën. Gjatë Dinastisë Yuan (1271-1368), Tempulli Shaolin kishte mbi 2 mijë murgjër. Tempulli Shaolin shtrihet në mbi 30,000 metra katrorë. Në të ka shumë pagoda mbi 250, të cilat janë të gjitha të ndryshme si në formë, ashtu edhe në madhësi, duke pasqyruar stilin arkitekturor të dinastive të ndryshme, dhe një thesar i kulturës e historisë kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore