Shije nga Hangzhou

2017-08-24 11:34:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kuzhina e Hangzhou-t është tashmë e njohur dhe e dashur në Kinë. Vitet e fundit qeveria vendore ka marrë masa për nxitjen e kësaj kuzhine edhe në vendet e tjera. Shtatorin e kaluar u mbajt në Hangzhou Samiti i G20-s, ku morën pjesë liderë nga shumë vende të cilët shijuan kuzhinën vendëse. Po ashtu shefat më të mire të kuzhinës janë dërguar jashtë vendit në ture promovimi.

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin, 8 shefat më të mirë të kuzhinës nga Hangzhou, kryeqendra e provincës kineze Zhejiang, vizituan pak muaj më parë Norvegjinë dhe Finlandën. Gjatë një Pritje Gala për Ushqimin e Hangzhou-t që u mbajt në Helsinki më 24 maj.

"Hangzhou është një qytet me kulturë shumë famshme falë mijëra viteve histori. Njerëzit nisën të banonin në Hangzhou 8,000 vjet më parë, për këtë arsye ka një kulturë të pasur ushqimore," shpjegon Hu Zhongying, një nga shefat më të njohur të kuzhinës dhe përfaqësues të kulinarisë së Hangzhou-t. Hu ishte dhe kryeshefi i kuzhinës gjatë samitit të G20-s në Hangzhou.

Në një pkatë tradicionale të Hangzhou-t gjejmë peshk dhe rrënjë lotusinga Liqeni Perëndimor, një nga atraksionet më fantastike të qytetit dhe pjesë e UNESCO-s, prodhimet e detit nga Deti i Kinës Lindore dhe pula e rosa nga fushat e veriut. Nga malet në pjesën perënidmore vijnë bimët e egra dhe rrënjët e bambusë, pa harruar çajin jeshil në Hangzhou, Xihu Longjing.

"Kuzhina e Hangzhou është e veçantë në veten e saj," tha ai. "Është e lehtë, nuk përmban shumë kripë, sheqer, vaj gatimi apo niseshte. Shija është e lehtë dhe e shëndetshme, duke u përputhur me kërkesat e banorëve të sotëm."

"Pjesa më e madhe e 36 gatimeve më të famshme të Hangzhou lidhen me kulturën dhe historinë e Hangzhou-t dhe përbërësit prodhohen në vend, prandaj është e vështirë të zgjedhim një pjatë të vetme për të identifikuar kuzhinën e Hangzhou-t," tha Hu.

Së pari, në uthull ka peshk nga "West Lake", që u "kujton menjëherë njerëzve liqenin e bukur dhe përfaqëson shijen e qytetit."

Po ashtu ka mish derri Dongpo, që ka marrë emrin e poetit të njohur dhe politikanit të Hangzhout, Su Dongpo, që jetoi njëmijë vjet më parë.

Ky gatim është shumë i njohur, të gjithë e njohin në Kinë

Po ashtu kemi dhe karkalecat e detit "Longjing", një tjetër pjatë përfaqësuese e kuzhinës së Hangzhout.

"Përbërësit nuk janë të ndërlikuar, por kjo pjatë njihet për trashëgiminë e saj të pasur kulturore. Çdo pranverë, kur vilet çaji Longjing, perziejmë gjethet e errëta të çajit me karkalecët e detit dhe i skuqim ato. Kjo pjatë është një ndër më të preferuarat e shtresës së lartë."

Kuzhina e Hangzhou-t është pjesë e kuzhinës së Zhejiang, e cila është një nga tetë kuzhinat më të famshme të Kinës. Shtatë kuzhinat e tjera janë Kuzhina Lu nga Shandong, Kuzhina Chuan nga Sichuan, Kuzhina Yue nga Guangdong, kuzhina Huaiyang nga Jiangsu ddhe kuzhinat e Hunan-it, Fujian-it and Anhui-së.

"Nëse i përmbledhim tetë kuzhinat e Kinës, thjesht mund të themi ajo është pikante në lindje, e thartë në perëndim, e ëmbël në jug dhe e kripur në veri," shpjegon Hu.

"Hangzhou është në lindjen dhe në jug të Kinës dhe kuzhina jonë është e lehtë pak pikante dhe pak e ëmbël. Në jug na pëlqen të shtojmë pak sheqer gjatë gatimit – kjo ndihmon në shtimin e shijes."

Një aspket tjetër i rëndësishëm i gatimit sipas mënyres së Hangzhou është prerja e ushqimeve me kujdes.

"Nëse doni të gatuani një gatim nga Hangzhou, duhet të praktikoni aftësitë e prerjes së perimeve, mishit etj. Kur duhet të shtoni një cope prisni një cope, kur duhet të shtoni një perime apo mish në formë kubike duhet t'i përmbaheni kësaj," tha Hu.

"Nëse doni të mësoni sit ë gatuani gjellë nga Hangzhou, duhet së pari të mësoni konceptet dhe bazat. Fillimi i mbarë gjysma e punës."

Karkalecat e detit me çaj jeshil në menytë Europiane

Në kuadër të promovimit të kuzhinës së Hangzhou jashtë vendit, shefat më të mire nga kryeqendra e Zhejiang trajnojnë kuzhinierë kinezë jashtë vendit mbi teknikat dhe shijet e veçanta në kulinarisë së Hangzhou-t.

Një nga kuzhinieret shefja Wu Jinying, e cili ka 25 vjet që gatuan në një restorant në Helsinki dhe që tani ka një restorant të vetën në Turku në jugperëndim të vendin nordik.

"Ishte nder të takoja shefat më të mirë në nivel kombëtar të Hangzhout dhe u njoha me aftësitë e tyre të gatimit. Jam shumë e frymëzuar," tha Wu, i cili gatuan sipas stilit të Shangait në restorantin e saj.

Tani, klientët e saj do të kenë rastin të porosisin dhe shijojnë kuzhinë të vëtetë nga Hangzhou sidomos specialitetin "Karkalecat Longjing".

"Në të kaluarën nuk e dija si ta gatuaja këtë pjatë. Tani unë di që duhet të ziej karkalecat e lumit në çaj," shpjegon Wu.

Ajo thotë se ka shumë besim se klientët europianë do ta vlerësojnë shijen e freskët dhe të shijshme të kuzhinës së Hangzhou-t.

"Gatimet janë më të shijshme se se gatimet që kemi ofruar deri tani në restorant, prandaj mendoj se finlandezët do bien në dashuri me gatimet e reja," shprehet ajo duke qeshur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore