Nga Qingdao në Korçë, me birrë dhe festime

2017-08-17 15:32:08 CRI Komenti juaj Printoni

Oktoberfesti i Azisë - "Ganbei me botën"

Oktoberfesti i Azisë zhvillohet nga data 4-27 në qytetin e bukur bregdetar të Kinës Qingdao.

Kjo festë madhështore është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që ka fituar mjaft popullaritet.

Një festë në nder të "nektarit të perëndive", birrës. Çdo verë, zakonisht në gusht Qingdao hap dyert për Festën më të madhe të birrës në Azi me vizitorë nga i gjithë globi që fluturojnë drejt provincës kineze Shandong.

Por këtu nuk do të shijoni vetëm një nga birrat më të shitura në botë, birrën kineze, por edhe Beck's nga Gjermania Kirin & Asahi nga Japonia, Carlsberg nga Danimarka, Korona nga Meksika, Heineken nga Holanda, Tiger nga Singapori dhe Budweiser nga SHBA.

Përveç birrës do të keni rastin të shijoni edhe prodhimet fantastike të detit, si dhe ushqime perëndimore.

Qingdao ndodhet në provincën Shandong, një qytet i mrekullueshëm bregdetar ku nuk mungojnë klima e mirë dhe peizazhet natyrore. Ky qytet kufizohet nga të dyja anët me Detin e Verdhë, në lindje të tij ndodhet Koreja dhe Japonia, pozitë gjeografike kjo që e bën këtë qytet të rëndësishëm për tregtinë e jashtme.

I rrethuar me det nga të 3 anët, Qingdao tërheq mijëra vizitorë nga vendi dhe bota. Vendet si sheshi Wusi, ura Zhan, mali Laoshan, zona Badaguan etj, janë vende që mbeten në kujtesën e të gjithë turistëve.

Gtë festës së birrës nuk ju duhet asgjë tjetër, vetëm kapni gotat dhe shijoni kohën e pushimit.

Peizazhi bregdetar është i ndryshëm, duke ndërthurur plazhin e bukur ranor, gadishullin e mbushur plot me gurë dhe shumë ishuj. Qingdao ndikohet thellësisht nga kultura e huaj, veçanërisht në arkitekturën e ndërtesave të qytetit. Në këtë qytet gjejmë një ndërthurje të stilit europian me atë aziatik.

Çdo ditë, fabrika e birrës çon birrën e freskët në restorante dhe birrari të ndryshme. Restorantetdhe birraritë, ku nuk mungojnë edhe produkte të freskëta deti, janë bërë vendet ku qytetarëttakohen dhe pushojnë. Në të njëjtën kohë, edhe turistët kinezë dhe të huaj shkojnë atje

për të shijuar birrën dhe prodhime të freskëta deti.

Birra "Tsingtao" renditet tani e gjashta në botë për sa i përket prodhimit dhe shitjes. Firmaprodhuese e kësaj birre eksporton në 85 vende dhe rajone të botës. "Tsingdao" ka pasur rritjetë ndjeshme në tregjet e reja, teksa shitjet kanë njohur një rritje mbi 70 për qind vitet e fundit

në Europën Lindore.Në Qingdao gjendet edhe një muze i birrës. Në vitin 2002, me rastin e 100-vjetorit të fabrikëssë birrës "Tsingtao", Shoqëria e Birrës e Qingdaos e shndërroi repartin e vjetër në Muzeun e

Birrës "Tsingtao". Ky është muzeu i parë i birrës në Kinë.

Festa e Birrë në Korçë

Në Korçë, vendlindjen e birrës së parë të prodhuar në Shqipëri më 1928, mbyllet Festa e Birrës. Mbi 100 mijë vizitorë marrin pjesë në këtë festë në 5 netët e organizimit të saj. Niqi Petro dhe Piro Tole këndojnë deri pasmesnate serenata në pazarin qindravjecar të saporestauruar të Korcës, ndërsa mijëra qytetarë dhe vizitorë të ardhur nga brenda dhe jashtë vendit shijojnë birrat shqiptare. Në një tjetër pikë të qytetit pranë stadiumit mijëra të rinj shijojnë tingujt ritmikë të muzikës. Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007 dhe nga viti në vit po forcon imazhin turistik të rajonit juglindor shqiptar. Ndërsa vizitorët përgatiten ta lënë qytetin pas 5 ditë feste me birrë, Mensuri, një personazh popullor i qytetit thotë se do vazhdojë të pijë birra pafund.. për të gjithë.

Festa e Birrës në Korçë është ndër eventet më të mëdha festive në Shqipëri. Numri i madh i vizitorëve në festë mendohet se vjen prej parimeve kryesore të organizimit të festës: hyrja falas, program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohur të muzikës shqiptare e jo vetëm dhe pjesëmarrja e një game birrash vendase dhe të huaja

Ajo mirëpret jo vetëm qytetarët e Korçës e nga mbarë Shqipëria, por edhe emigrantë e të huaj, si myasfirë nga Kina, Greqia, Italia, Suedia etj. Edhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të njohura e me traditë në prodhimin e birrës, si ambasadorët e Gjermanisë, Holandës, Republikës Çeke etj., i janë bashkuar haresë së kësaj feste e kanë shijuar birrën shekullore "Korça", por edhe lloje të tjera. Festa është nderuar me Çmimin e Turizmit nga Ministria shqiptare e Kulturës në vitin 2010, për shkak të ndikimit që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon. Festa e Birrës në Korçë jo vetëm ka rëndësi për sa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit. Festa e Birrës nga viti në vit ka ardhur duke e rritur si cilësinë, ashtu dhe numrin e pjesëmarrësve. Shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e një feste unike në Korçë, ku ndërthuren birra e mirë, muzika e përzgjedhur dhe disa prej gatimeve me të mira tradicionale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore