Misteri i maskave të Operas së Pekinit

2017-08-03 20:51:28 CRI Komenti juaj Printoni

Në hapësirën kulturore të CRI Shqip shpesh keni gjetur informacione për Operan e Pekinit, një nga trashëgimitë më të vyera të Kinës por dhe të mbarë njerëzimit. Ndër të tjera Opera e Pekinit është dhe një thesar i pashtershëm për artin mbarëbotëror.

Kur e ndjek për herë të parë një shfaqje të artistëve të Operas së Pekinit, ajo që të surprizon janë dhe maskat e përdorura nga aktorët. Sigurisht që veshja e tyre është e larmishme dhe çdo personazh ka karaktesitikën e vet në veshje, por edhe në maskën me të cilën ai i shfaqet publikut.

Shpesh maskat e Operas së Pekinit duken misterioze, por amatorët e kësaj vepre arti i pëlqejnë shumë dhe madje janë familjarizuar me to. Maskat e Operas së Pekinit janë dhe suvenire nëpër dyqane të shumta anembanë Kinës por dhe jashtë saj.

Nëse je një ndjekës i shfaqjeve të Operas së Pekinit arrin të dallosh karakterin e personazhit që fshihet pas maskës. Njohësi i Operas së Pekinit njeh nëpërmjet maskave jo vetëm personazhin e pjesës operistike por dhe karakterin që ai mishëron në veprën e vënë në skenë.

Misteri i maskave të Operas së Pekinit

E Zeza

Ngjyra e zezë e maskës fillimisht i referohej ngjyrës në lëkurës së personazhit, pasi Lordi Bao kishte lëkurë të zezë (Bao Zheng ishte një studjues dhe burrë shteti gjatë Dinastisë kineze Song A.D. 999-1062). Maska që simbolizon këtë personazh është e zezë.

Imazhi i tij u përhap gjerësisht dhe ngjyra e zezë u bë një simbol i drejtësisë dhe ndershmërisë. Me kalimin e kohës maska e zezë në Operan e Pekinit u bë simbol i guximit dhe integritetit

E Kuqja

E kuqja në kulturën kineze por veçanërisht në Operan e Pekinit simbolizon Besnikërinë, guximin dhe vetëmohimin. Maska e kuqe përgjithësisht mbahet nga personazhet positive të Operas së Pekinit. Fillimisht e kuqja u përdor për të krijuar në ndërthurje me të zezën ngjyrën e fytyrës, për të simbolizuar besnikërinë dhe mirësjelljen. Maskat e kuqe i përdorin kryesisht në pjesët operistike ushtarakët.

E bardha

Zakonisht maska e bardhë kombinohet me ngjyrë rozë dhe bezhë. Ajo paraqet një karakter negativ, me sjellje jot ë mira ndaj të tjerëve. Në historinë e Tre Mbretërive, kancelari i Dinastisë Han të Lindjes, Cao Cao ishte i lidhur me marrëveshje të fshehta dhe tradhëti.

Por nga ana tjetër në Operan e Pekinit, maska e bardhë përdoret dhe si symbol i heronjve të moshuar, kryesisht gjeneralë, priftërinj budistë por dhe eunukë.

E gjelbra

Maskat me ngjyrë të gjelbër në Operan e Pekinit përgjithësisht përfaqësojnë njerëz guximtarë, por dhe karaktere të dhunshëm. Madje në disa nga shfaqjet operistike disa banditë që kishin arritur të bëheshin titullarë të pasur, mbartin maska jeshile.

E kaltra

Simbolizmi i maskës me ngjyrë të kaltër dhe asaj të gjelbër është i ngjashëm, pasi ato janë një derivate të të zezës dhe përfaqësojnë egërsinë. Por maska në ngjyrë të kaltër mund të përfaqësojë gjithashtu dhe njerëz me karakter të keq dhe dinakë.

E purpurta

Kjo ngjyrë është midis të kuqes dhe të zezës dhe përfaqëson solemnitetin, seriozitetin dhe në disa raste drejtësinë. Madje në traditën e Operas së Pekinit, e purpurta përdoret për të ravijëzuar diçka të shëmtuar në portretin e personazhit të pjesës.

E verdha

E verdha shpreh guximin e karakterit të Operas së Pekinit që mban maskën me këtë ngjyrë. Por kjo ngjyrë përdoret dhe në maskat e personazheve të pamëshirshëm.

E arta dhe e argjendta

Këto dy ngjyra përdoren më së shumti për maskat me fantazi duke simbolizuar personazhe me fuqi të mbinatyrshme, ndër të cilët fantazma, shpirtra, që shpesh janë gjakftohtë dhe të pamëshirshëm në veprimet e tyre. Maskat e arta përdoren në personazhet e Operas së Pekinit dhe si personifikim i figures së gjeneralëve me grada të larta. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore