Ishulli romantik Gulangyu në UNESCO

2017-07-20 16:17:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në bregdetin e Kinës lindore ndodhen shumë qytete të bukura. Disa prej tyre janë të njohura për peizazhet tërheqëse natyrore, disa njihen nga njerëzit për lulëzimin ekonomik. Ndërsa, qyteti që ka jo vetëm panorama tërheqëse historiko-kulturore, por është i zhvilluar edhe nga ana tregtare është qyteti Xiamen.

Falë kushteve të favorshme natyrore, burimet e tij turistike gjetën rast të rrallë zhvillimi. Turistët nga vendet e rajone që kufizohen me Kinën lindore erdhën në Xiamen për të pushuar dhe në të njëjtën kohë, mjedisi i këtushëm ideal tërhoqi vëmendjen e tyre. Prandaj, brenda një kohe të shkurtër, ata u kthyen prapë me investime dhe plane biznesi. Pas përpjekjeve njëzetëvjeçare, në qendër të Xiamen-it janë përqëndruar shumë godina të larta, ku janë vendosur kompani dhe institucione të ndryshme ekonomike. Kështu që zhvillimi i ekonomisë dhe lulëzimi i turizmit kanë nxitur njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjelltë.

Le të shkojmë në ishullin "Gulangyu". Në gjuhën kineze, ky emër do të thotë "Ishulli i valëve të daulles", sepse kur valët përplasen me bregun, dëgjohen tinguj sikur po i bien daulles. Përveç kësaj, emri tjetër i tij është "Kopshti mbi det", nga i cili, mund të imagjinoni bukurinë e këtushme natyrore.

Ishulli Gulangyu u pranua së fundmi në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESC0-s.

Gulangyu është një ishull i vogël me rreth 20 mijë banorë.

Në fillimet e shekullit të 20-të, ishulli tërhoqi shumë elitarë kinezë jashtë vendit, të cilët u rikthyen dhe ndërtuan rezidenca private në këtë ishull, me shumë stil perëndimor.

Gulangyu ka mbi 2 mijë ndërtesa historike, duke e bërë atë një nga zonat të ruajtura më mirë në Kinë.

Sot në këtë ishull vijnë rreth 10 milionë turistë në vit.

"Njerëzit e vizitojnë këtë ishull për kopshtet e bukur, rrugicat e freskëta, detin e qetë dhe relaksin që të ofron.

Në krahasim me trafikun e rënduar në rrugë, ndërtesat e shumta në qendër të qytetit, në këtë ishull të vogël gjen vetëm qetësi, pastërti, lule dhe pemë të panumërta dhe ajër plot me aromë të këndshme.

Ndërsa, nëse qëndroni në këtë ishull, mund të vini re një dukuri shumë interesante që pjesa më e madhe e ndërtesave kanë karakteristika të theksuara perëndimore, jo kineze. Arsyeja është se këtu ka qenë zona e konsullatave të vendeve të huaja që kishin vendosur marrëdhënie diplomatike me dinastinë Qing para 200 vjetëve. Dhe pas hapjes së Xiamenit ndaj botës së jashtme në kohën moderne, shumë emigrantë kinezë u kthyen dhe vendosën shtëpinë e vet në Gulangyu. Prandaj, përveç vilave me stilin europian, mund të gjeni edhe kisha, xhamia, shkolla dhe ndërtesa të tjera me stile të ndryshme perëndimore.

Nëse shëtisni në këtë "panair të ndërtesave botërore", mund të dëgjoni shpesh melodi të interpretuara me piano që rrjedhin nga dritaret e godinave në dy anët e rrugës. Për arsye historike, banorët e tanishëm të ishullit e pëlqejnë shumë muzikën perëndimore dhe thuhet se çdo famlije e Gulangyu-s ka të paktën një piano. Ndoshta pas disa vjetësh emri i këtij ishulli do të ndryshojë në "ishulli i pianos".

"Kur isha e vogël, melodia e pianos mund të dëgjohej ngado në ishull," thotë Fang Site, një pianiste 34-vjeçare. Fang shprehet se u rrit në një vend me traditë të thellë muzikore. Kur ishte 6 vjeç ajo dhe shumë miq të saj ndoqën shkollën e muzikës.

Gulangyu ka dhe muzeun e parë të pianos në Kinë, ndërtuar nga një pianist australiano-kinez Hu Youyi. Ky muze i hap dyert festivalëve të rëndësishëm muzikore të vitit dhe shumë performacave të tjera.

Fang është kuratore e muzeut dhe ka mirëpritur inspektorët e UNESCO-s në muzeun me famë në Gulangyu.

"Muzika është një pjesë shumë e rëndësishme në kulturën e Gulangyu-t," thotë ajo.

Ishulli Gulangyu ndodhet në qytetit Xiamen, dhe ka karakter romantik.

Qyteti Xiamen ka klimë subtropikale, të ngrohtë dhe me reshje të bollshme shiu, temperaturat arrijnë në 21 gradë celcius, gjatë stinës së verës nuk është tepër nxehtë e gjatë dimrit nuk bën shumë ftohtë.

Përsa i përket kombësisë në Xiamen shumica e banorëve i përkasin kombësisë Hane, por në Gulangyu ka shumë kombësi të tjera si Hui, Man, Miao etj.

Histori:

Në fundin e dinastisë Ming, heroi kombëtar Zheng Chenggong vendosi trupa ushtrake në ishull Gulangyu. Pas ndodhjes së luftës "opium" të vitit 1842, Anglia, SHBA-a, Franca, Japonia, Gjermania, Spanja zunë ishullin Gulangyu. Ata ndërtuan shkolla, banka, kisha, sipitale etj në këtë ishull, e kjo është arsyeja kryesore përse ishulli Gulangyu ka kaq shumë elemente të stilit të huaj.

Festivali:

Për banorët e ishullit Gulangyu, ka shumë rëndësi Festa e Varkës së Dragoit, pasi heroi kombëtar Zheng Chenggon vendosi trupa ushtarake në Xiamen, ushtarët kanë shumë mall për familjet e tyre në këtë festival. Për të inkurajuar ushtarët, një ofider Hongxu zbuloi shumë lloje lojrash të ndryshme. Ky zakon akoma ruhet në Xiamen e në mbrëmjen e Festës së Varkës së Dragoit, çdo familje luan këto lojra.

Arti:

Megjithëse Gualngyu është një ishull të vogël, kanë dalë shumë muzikantë të famshëm prej tij, veçanërisht shumë pianistë.

Kultura e Kafesë

Banorët e qytetit Xiamen e preferojnë shumë çajin, për në ishullin Gulangyu, preferohet shumë edhe kafeja. Përveç kësaj, Ishulli Gulangyu është një vend romatik dhe gjatë shëtitjeve atje ndjehet jo vetëm natyrora e pastër por edhe qetësia në një ambjent sipas stilit perëndimor.

Gjatë përfundimit të vizitës suaj në këtë ishull, ju mund të vizitoni edhe kopshtin botanik në zonën Wanshishan. Nëse dëshironi të shijoni botën bimore në zonat tropikale, kjo duhet të jetë një pikë e që nuk duhet të mungojë. Në këtë kopsht ka mbi 4000 lloje bimësh të ndryshme që rriten në klimën tropikale dhe subtropikale. Pavarësisht vjeshtë apo dimër, në çdo stinë mund të gjeni një peizazh të bukur jeshil. Për banorët vendorë, ky kopsht që ndodhet në qendër të qytetit është një vend i mirë, ku mund të relaksoheni dhe të shijoni nga afër bukuritë e tij natyrore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore