Zhang Yimou regjizor i Olimpiadës Dimërore 2018

2017-06-21 18:18:58 CRI Komenti juaj Printoni

Mikpritja dhe hijeshia e kultures kineze do të jetë në fokus të promovimit të Kinës në ceremoninë 8 minutëshe të mbylljes së Lojrave Dimërore 2018, që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Këtë e deklaroi regjizori i njohur kinez Zhang Yimou,i famshëm për publikun në mbarë botën jo vetëm për filmat artistikë, por dhe si regjizor i ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2008.

Në një intervistë të këtyre ditëve në medien kineze regjizori Zhang tha se me këtë performance do ti shfaqet botës pasioni i popullit kinez".

Pekini është caktuar si qytet mikpritës i Lojërve Olimpike Dimërore të vitit 2022, pasi fitoi konkurrimin për këtë me kryeqytetin e Kazakistanit, Alma-Ata.

Në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore 2018, përfaqësuesit e Kinës do të marrin flamurin olimpik dhe pas kësaj Pekini dhe qyteti fqinj i tij, Zhangjiakou në provincen Hebei do të hapin dyert e mikpritjes për Lojërat Olimpike dimërore të vitit 2022. Sipas rregullave të Lojërave Olimpike vendet mikpritëse në ceremoninë e mbylljes së lojërave parardhëse paraqesin një miniu-tabllo të lojërave që do të zhvillohen në to, 4 vjet më pas.

Përveç marrijes së stafetës së flamurit olimpik për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të Lojërave Olimpike Dimërore, regjizori Zhang u shpreh se në ceremoninë e mbylljes në Korenë e Jugut Kina do të përcjellë dy mesazhe: " Mirësevini në Zhangjiakou" dhe " Shihemi në 2022 në Pekin ".

"Ne do të promovojmë në këto Lojëra kulturën kineze si njo ndërthurje të elementeve të ndryshme kulturore. Pasi kultura mbetet gjithmonë një gur i forte" tha për mediet regjizori Zhang.

Në median sociale kineze, një përdorues shprehet se " Zhang mahniti botën mbarë me ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit" në vitin 2008, ndaj ne po presim me padurim surprizën që ky regjizor do ti bëjë publikut botëror në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Koresë së Jugut, e cila do të shërbejë si një prolog i Lojërave Olimpike të Pekinit në 2022".

Ndërsa Sha Xiaolan, drejtues i dizajnit të skenës tha se Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 mund të shërbejnë si një shans i mirë për të huajt, që duan të mësojnë rreth kultures kineze. Ai shtoi se në të vërtetë Kina do të paraqitet në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Koresë së Jugut me një performance 8 minutëshe, por ajo me siguri do të mbahet mend gjatë nga shikuesit.

Regjizori i njohur kinez përveç regjisë së Lojërave Olimpike, këtë fillim viti drejtoi dhe një reality show televiziv në Kinë me titull "Mbreti i topit", i cili pritet të rritë popullaritetin e këtij sporti në vend.

Në vitin 2015 qeverisja vendore e Pekinit hartoi një plan për përshpejtimin e zhvillimit të sporteve dimërore në periudhën 2016-2022. Ky është i pari plan i kësaj natyre i hartur nga pushteti vendor.

Sipas planit, Pekini do të ndërtojë 16 terrene sportive publike dhe 50 terrene të hapura në natyrë, si dhe 30 mjedise të vogla për ski deri në vitin 2022, ndërkohë që pritet që të përmirësohen 22 resorte ekzistuese të skive.

Objektivi i Pekinit është që deri në vitin 2022 të krijojë të ardhura prej 5.8 miliard dollarësh nga Lojërat Dimërore Olimpike të vitit 2022.

Çmimet letrare Jingdong dhe fituesit e tyre

Shkrimtarë nga Kina dhe jashtë saj fituan trofe me vlerë mbi 1 milion juanë ose 147,100 dollarë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve letrare Jingdong, javët e fundit në Pekin.

Ndër fituesit e çmimeve ishin autori kinez Ge Fei dhe ai izraelit Amos Oz. Secili prej autorëve rrëmbeu çmimin prej mbi 1 milion juanësh, të cilësuar nga juria e ndarjes së çmimeve si autori më i mire vendës dhe përkthimi më i mire në kinezisht. Ndërsa 4 autorë të tjerë kinezë të gjinive të ndryshme letrare u nderuar me çmime nga 200 mijë juanë secili.

Libri i shkrimtarit kinez Ge Fei e titull "Wang Chun Feng" "Shih flladin e pranverës!" u cilësua nga juria si libri më i mirë i letërsisë kineze.

Ndërsa libri i autorit izraelit Oz "Skena nga jeta e fshatit"fitoi çmimin e pare për përkthimin më të mire.

Çmimet letrare Jingdong sponsorizohen nga kompania e njohur e shitjeve online Kinës JD, në bashkëpunim me Akademinë kineze të Shtypit dhe Botimeve dhe website-n Douban.

Seleksionimi i librave për çmimin e madh letrar nisi në fillim të këtij viti dhe pëzgjedhja u krye nga një juri profesioniste, media dhe votimi online, u shpreh krijuesi i çmimeve Xu Lei.

Ai foli me optimizëm për traditën e ndarjes së çmimeve letrare Jingdong për autorë kinezë dhe të huaj , të përkthyer në gjuhën kineze.

Në jurinë prej 36 shkrimtarësh dhe kritikësh bënte pjesë dhe Nobelisti kinez për letërsi Mo Yan. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore