2017-06-15 11:04:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Që nga fillimi i këtij shekulli kori i famshëm ka krijuar një lidhje mjaft interesante me Kinën, pasi në vitin 2013 drejtues i tij u bë për here të pare kinezi Jimmy Chiang.
Si drejtues i korit Haydnchor, një nga pjestarët e Korit Vjenez të Djemve, drejtuesi i lindur në Hong Kong, njëherësh pianist Jimmy po punon shumë për tu bërë një dirigjues kori i njohur botërisht.
Kori Vjenez i Djemve dhe Kina
Ky kor e vizitoi për here të pare Kinën kontinentale në vitin 1992. Më pare trupa e korit kishte vizituar Hong Kongun në vitin 1959 dhe Tajvanin në vitin 1963.
Në ditët e sotme koncertet e këtij kori në Kinë janë mëse të mirëpritura dhe ata kanë performuar shpesh me rastin e 1 tetorit, Festës Kombëtare të Kinës në Pekin apo Shangai, si dhe në qytete të tjera të vendit.
Në vitin 2008, Kori i Djemve Vjenezë shfaqi filmin me titull "Rruga e Mëndafshit", ku spikat jeta prej nomadësh e 100 koristëve të cilët performuan në vendet përgjatë kësaj rruge të lashtë. Filmi shfaq djemtë koristë duke interpretuar 25 këngë në gjuhët e vendeve që përsh]kon Rruga e Mëndafshit.
I pari drejtues kinez i Korit Vjenez të Djemve
Hongkongasi Jimmy Chiang iu bashkua Korit në vitin 2013, duke u bërë i pari kinez drejtues i korit Haydn.
Më herët ai kishte punuar si dirigjent në qytetet gjermane Freiburg, Lübeck dhe Berlin, duke e detyruar familjen e tij ta ndiqte në shpërnguljet e tij profesionale. I lodhur me këto lëvizje Chiang vendosi të rikthehej në Vjenë ku kishte jetuar prej 16 vjetësh. Për fat të mirë atij i ishte ofruar të punonte në Korin Vjenez të Djemve, të cilën e fitoi pas praktikës së tij dy javore me djemtë e korin në një kamp veror.
Si një mjeshtër i korit, Chiang nuk është i ngarkuar vetëm me koncertet dhe provat e tij, por edhe me turnetë e djemve të korit nëpër botë. Çdo ditë për rreth 3 orë Chiang bën prova me djemtë koristë, ndër të cilët dhe djali i tij i madh bën pjesë.
Dikur Kori Vjenez i Djemve kishte një përbërje vetëm europiane, por tani në të performojnë djem të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
Chiang thotë se koristët kanë thekse të ndryshme edhe kur këndojnë dhe kjo përbën një vështirësi në punën e tij si mjeshtër i korit. Për këtë ai u këshillon djemve të korit të përvetësojnë mirë gjuhën gjermane në mënyrë që të rritin cilësinë e intepretimit.
Kori është tradicional, pavarësisht kalimit të viteve. Ndër ritet e tij është se çdo të dielë gjatë vitit shkollor, Kori Vjenez i Djemve performon në Pallatin Perandorak të Vjenës në Kapelën Hofburg. Kori gjithashtu merr pjesë në programet e Orkestrës Filarmonike të Vjenës dhe është anëtar i Operas Shtetërore të Vjenës.
Kur e pyesin për përvojën e tij në korin më të famshëm të botës hongkongasi Chiang thotë se prej 4 vjetësh ai kryen çdo ditë trajnimin e koristëve, ku djemtë më të rritur ndihmojnë më të rinjtë në performim. Me të drejtë Chiang e quan veprimtarinë e korit si një "urë e pandërprerë" e cila përcjell kulturë te publiku i mbarë botës prej 5 shekujsh.
Të jesh i pari
Gjatë turit aziatik të korit Haydn në vitin 2015, djemtë interpretuan në drejtimin e mjeshtrit Chiang tre këngë folklorike kineze e pikërisht "Lulja e jaseminit", këngën kantoneze "Drita e Hënës" dhe një tjetër këngë nga provinca veriore kineze Hebei "Një buqetë me lule për trimat".
Kur e pyesin Chiangun për interpretimin e këngëve kineze dhe përzgjedhjen e tyre ai thotë se është kinez dhe është përpjekur shumë të mësojë djemtë koristë nga vende të ndryshme të botës, ti interpretojnë ato sa më bukur. Madje Chiang shton se koristët e rinj jo vetëm interpretonin në kinezisht fjalët e memorizuara, por e dinin kuptimin e tyre, falë punës që ai kishte bërë me ta gjatë mësimit të këngëve.
Chiang tregon se zakonisht djemve koristë për të mësuar një këngë në gjuhë të huaj u duhet një javë. Ai tregon se koristët kanë interpretuar në kinezisht, por edhe në rusisht, turqisht, hebraisht dhe gjuhë afrikane.
Në historinë 5 shekullore të Korit Vjenez të Djemve ka patur drejtues nga Azia si Ozawa Seiji nga Japonia dhe Chung Myung-whun nga Korea e Jugut. Ndërsa Chiang ështël i pari mjeshtër i korit nga Kina.
Historia e Korit Vjenez të Djemve
Kori Vjenez i Djemve u themelua Perandori Romak Maximilian i I-re dhe në vitin 1498 to performoi në Kapelën Perandorake të Vjenës.
Për gjatë 5 shekujve të ekzistencës së Korit, pjesë e tij janë bërë figura të famshme të muzikës botërore si Wolfgang Amadeus Mozart dhe Josef Anton Bruckner, ndërsa Joseph dhe Michael Haydn, si dhe Franz Schubert kanë qenë koristë të tij.
Me turnetë e tij në mbarë botën kori ka kryer 1 mijë udhëtime koncertale në 97 vende dhe rajone të ndryshme.
Në ditët e sotme kori përbëhet nga 100 koristë të moshën 9-14 vjeç, të ndarë në 4 grupe, të emërtuar sipas kompozitorëve të njohur austriakë, si Bruckner, Haydn, Mozart dhe Schubert. Kori vazhdon të performojë muzikën e këtyre kolosëve.
Çdo vit kori jep mbi 300 koncerte në turne, të cilat ndiqen nga mbi 500 mijë spektatorë anembanë botës. Turet e këtij kori të famshëm janë të njohura jo vetëm në Europë por edhe në Azi, Australi dhe Amerikën e Veriut dhe të Jugut.
(Eda Merepeza)