Fisi brigjatë i kombësisë miao

2017-05-25 16:48:57 CRI Komenti juaj Printoni

 


Në Suoga të provincës Guizhou të Kinës jugperëndimore jetojnë banorët e kombësisë miao me bri të gjatë, një fis i kombësisë miao. Numri i banorëve të këtij fisi arrin në mbi 4 mijë. Ata kanë vite që jetojnë në malet e larta e të thepisura dhe me klimë të ftohtë, duke kaluar një jetë të mistershme fisnore primitive.

Këtë fshat e vizitojnë dhe turistët nga brenda dhe jashtë vendit. Kur marrin vesh vendësit për ardhjen e miqve vajzat dhe djemtë e fshatit veshin petka festive, dhe i presin në hyrjen e fshatit, duke mbajtur në dorë nga një gotë prej briri kau të mbushur me raki dhe duke kënduar këngën e rakisë. Sipas zakoneve vendore, vetëm pasi të pijnë 3 gota raki, mysafirët mund të hyjnë në fshat.

Femrat e fshatit i lidhin flokët në një bri të gjatë prej druri, që duket shumë i rëndë. Pikërisht për këtë arsye ata morën emrin "kombësia miao e zbukuruar me bri të gjatë".

Një studies i historinë dhe kulturës së kombësisë miao me bri të gjatë thotë së:

"Banorët e kësaj kombësie punojnë duke u mbështetur kryesisht tek kau, kështu që briri i kaut është bërë për ta totem, ky është një lloj shpjegimi. Sipas një shpjegimi tjetër, dikur banorët e kësaj kombësie jetonin me gjueti. Në pyll kishte drerë dhe kafshë të tjera me brirë, ata mendonin se sikur të kishin edhe ata brirët, kafshët do të hutoheshin."

Gruaja Xiong Jizai nga kombësia miao me bri të gjatë thotë se çdo ditë pasi krehin flokët, femrat e kësaj kombësie i gërshetojnë me një fije liri të gjithë flokët e rënë dhe kur e martojnë vajzën ia japin asaj si pajë. Kjo trashëgohet brez pas brezi dhe femrat kanë flokët gjithnjë e më shumë. Ato lidhin në flokë mallin e tyre për paraardhëset.

"Kështu i kemi flokët, të moshuarat mbajnë flokë të tillë edhe kur punojnë në arë, sepse flokët ua kanë lënë nëna ose gjyshja. Ne i lidhim flokët tanë bashkë me ata të nënës me fije të zeza leshi."

Për të hequr vellon e mistershme të femrave të kombësisë miao me bri të gjatë, disa i krehën dhe i lidhën aty për aty flokët, që t'i shohin dhe mysafirët. Këtë punë ato e bëjnë me shkathtësi dhe mjeshtëri, pavarësisht se nevojiten 40 minuta.

Në fshatin Longga shihen kudo shtëpi me çati shumë të pjerrëta kashte. Banorët vendës thonë se mbi një çati të tillë uji i shiut bie lehtë poshtë dhe çatia mbrohet nga kalbja e kashtës.

Pranë shtëpive, disa vajza të vogla të veshura me kostume të bukura të kombësisë dhe me bri të gjatë në kokë po krijonin me gjithë vëmendjen piktura të ndryshme në pëlhura. Gratë e kombësisë miao me bimë natyrore si lëndë ngjyrosëse pikturojnë figura të ndryshme dhe të bukura në pëlhura, në mënyrë që veshjet e tyre të jenë sa më tërheqëse. Kjo mjeshtri quhet nga vendasit "huala". Të gjitha femrat e këmbësisë me bri të gjatë janë mjeshtre në këtë punë, ato mund të pikturojnë shumë bukur edhe pa model përpara.

"Kur isha shumë e vogël, fillova të mësoja të pikturoja me lëndë ngjyruese nga nëna dhe motrat, sepse ky është një nga proceset e qepjes së rrobave. Unë di edhe qëndisje të ndryshme. Për të bërë një veshje duhen më se një muaj."

Endja e pëlhurave dhe qëndisja janë gjithashtu gjëra që duhet të mësojnë që në vogëli femrat e kombësisë miao me bri të gjatë.

Pasi vizitorë njihen me mjeshtërinë e vajzave të kombësisë miao për të bërë veshje, shkojnë të vizitojnë një muze të fshatit Longga që pasqyron gjendjen e jetesës së kësaj kombësie. Ky muze u ndërtua në vitin 1998 bashkërisht nga Kina dhe Norvegjia për të mbrojtur dhe trashëguar më së miri kulturën e veçantë të kombësisë miao me bri të gjatë.

Ky muze etnografik ka një sipërfaqe prej 120 kilometrash katrorë, ku ekspozohen dhe ruhen banesa, veshja, vegla muzikore, materiale prodhimi dhe jetese. Edhe ceremoni dasme dhe zie, fetare etj. janë ruajtur nëpërmjet incizimit, videos dhe shkrimeve.

"Ky muze etnografik është një muze i gjallë pa mure për të mbrojtur kulturën e kombësisë. Kur njerëzimi dhe shoqëria zhvillohen në një etapë të caktuar, si rezultat i shkëmbimeve kulturore dhe i ndikimit të tyre, disa gjëra nund të zhduken gradualisht, si gjuha, doket e zakonet, ceremonitë etj., prandaj ne duhet t'i ruajmë ato.", thotë drejtori muzeut.

Fshati i banuar nga pakica kombëtare Miao ka një histori 2 mijë vjeçare. Agjencia prestigjioze e turizmit botëror Lonely Planet e ka cilësuar këtë zonë si "porta hyrëse" e muzeut të popullsisë Miao. Ky fshat është vizituar nga mijëra turistë nga e gjithë bota,pasi është i veçantë përsa i përket kasolleve prej druri të ndërtuara 1300 vjet më parë, festave të ndryshme si dhe stolive prej argjendi të mbajtura nga gratë e fshatit.

Qysh nga viti 2008 ky fshat ka njohur një fluks të madh turistësh nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga bukuria e zonës, së banuar nga mbi njëmijë familje. Nuk duhen harruar as turistët vendës, nga qytete apo rajone të tjera të Kinës,që vizitojnë fshatin e rrallë. Sipas statistikave të turizmit, ndërsa në vitin 2008 numri i vizitorëve në fshat ishte 100 mijë, në vitin 2013 ai arriti në 3.8 milion.

Duke parë zhvillimin e vrullshëm të fshatit shumë biznese kanë lulëzuar këtu, përfshirë, hotelet moderne, restorantet apo baret.

Tashmë shumë prej turistëve që arrinin në këtë fshat të Kinës për të gjetur qetësinë e kohëve të dikurshme, peizazhin unik dhe kasollet mijëvjeçare, kanë mbetur të zhgënjyer.

Li Qiang është një turist që ka ardhur në këtë fshat nga provinca Shandong dhe ka udhëtuar rreth 2 mijë km për të vizituar këtë vend të rrallë për nga trashëgimia.

Mrekulli
Lajmet Kryesore