Qendisjet Su, një traditë e lashtë e Kinës

2017-04-26 14:27:48 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zhenhu, ndodhet në perëndim të qytetit Suzhou në provincën kineze Jiangsu Province dhe njihet si një qytet i lashtë, që ruan kulturën Wu dhe Taihu culture. Por Zhenhu cilësohet dhe si toka e qumështit dhe mjalltit.

Një traditë e lashtë e këtij qyteti është dhe qendisja, e njohur këti si qendisja Su. Në Zhenhu gjendet një qendisje me përmasa të mëdha, prej 1,700 metrash, që vlerësohet si si një nga më të arrirat e Galerisë së Arteve të Qendistarisë së Kinës . Ka shumë legjenda për qendisjet dhe secila prej tyre duket si e mbështjellë me mister, gjë që tregon se me sa pasion e kanë ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi artizanët këtë thesar të kulturës kineze. Qendisja Su ndër 4 stilet e famshme të qendistarisë kineze

Emri i qendisjeve Su vjen nga qyteti i origjinës së saj Suzhou. Qendisjet e stilit Su janë të famshme për pasqyrimin e peizazhit, me figura lulesh dhe zogjsh tepër të ngjashëm me ata realë. Qendisjet më të realizuara janë atë që punohen sipas vizatimit të hijeve.

4 stilet e qendistarisë kineze

Arti i qendisjes në Kinë ka një traditë të konsoliduar dhe përbëhet nga 4 stile kryesore, të njohura si stili Xiang, me origjinë nga provinca qendrore Hunan; stili Yue nga provinca jugore Guangdong; stili Xu nga provinca lindore Jiangsu dhe stili Shu nga provinca jugperëndimore Sichuan.

Qendisjet e stilit Su shprehin finesën dhe origjinalitetin e kulturës aziatike në përgjithësi, por të asaj kineze në veçanti.

Zanafilla e qendisjeve Su

Qendisjet Su datojnë 2,600 vjet më pare, pro ka prova se ato mund të jenë krijuar qysh në vitet 220-280 të ersë sonë. Gjatë dinastisë Ming Ming (1368-1644), pothuajse çdo familje në provincën Jiangsu kultivonte krimbin e mëndafshit dhe madje çdo anëtar familjeje dinte sit ë qendiste me fije të mëndafshtë. Atëkohë ishte shumë i famshëm stili i pikturave Wu, të shquara për perisazhet dhe portretet . Pikërisht ky stil picture frymëzoi qendistarët që nisën të krijonin veprat e tyre, bazuar në modelet e pikturave.

Kohën më të artë qendisjet e stilit Su e paten gjatë dinastisë së fundit të Kinës Qing (1644-1911) kur ato u bënë mjaft popullore dhe simbolizonin lumturinë dhe jetëgjatësinë. Shumë familje kineze të asaj periudhe, ato të pasura të elitës shoqërore, por dhe familje të shtresës së mesme kishin veshje të qendisura me stilin Su, apo mbulesa shtrati e jastëqesh, por edhe çanta të qendisura e këpucë.

Gjatë fillimit të viteve Shen Yunzhi, një qendistare e njohur nga Suzhou, krijoi një teknikë të re që i dha qëndisjeve një efekt tridimensional. 8 ditëlindjen e Personaliteteve të Pavdekshme, që ajo e punoi për 70 vjetorin e perandoreshës Dowager Cixi u nderua me një çmim të lartë nga vetë perandoresha.

Klima dhe toka pjellore e provincës Jiangsu ishte mjaft e favorshme për rritjen dhe kultivimin e krimbit të mëndafshit. Ndaj me kalimin e kohës kjo province kineze u bë mjaft e njohur për cilësinë e lartë të mëndafshit. Pikërisht kjo e bëri të famshëm stilin e qendisjeve Su, për formën e tyre artistike, cilësinë e lartë të punimit dhe origjinalitetin.

Artistët qendistarë nga Jiangsu prodhuan punime në mëndafsh për familjet perandorake, por dhe familje të tjera. Kjo traditë nuk ka humbur as sot, kur qendisjet e stilit Su përdoren nga protokolli i shtetit për dhuratat që liderët kinezë u ofrojnë në shenjë miqësie liderëve të vendeve të ndryshme, gjatë vizitave të tyre në këto vende.

Qendisjet e stilit Su- një trashëgimi kombëtare

Një nga artistët që ka ndikuar në ruajtjen e kësaj trashëgimie artistike të Kinës Yao Jianping thotë se "qendisjet e stilit Su ndonëse tradicionale janë të punuara me mjeshtëri të lartë dhe kanë ngjyra të fisme.

Njerëzit i pëlqejnë sepse ato pasqyrojnë jetën e përditëshme. Përmbajtja e formës së qendisjeve dhe përmasat e tyre kanë ndryshuar me kalimin e kohës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore