Toufu, një nga ushqimet më përfaqësuese të Kinës

2017-04-13 21:18:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është atdheu i kokrrave të sojës dhe për këtë toufu-ja (djathi i sojës) u prodhua këtu. Kinezët ishin të parët që kultivuan kokrrat e diamantit të verdhë.

Me shijen e saj delikate, përmbajtjene lartë proteinike, për të mos përmendur rëndësinë e saj kulturore, si një prej ushqimeve përfaqësuese të Kinës, a ishte zbulimi i tofu me të vërtetë një "rastësi"?

Kokrrat e sojës në sajtin Zhouyuan në Fufeng të Shaanxi-së datojnë deri në 4,500 vite më parë. Në atë kohë, soja konsumohej si ushqim bazë.

Në të kaluarën, kinezët përdornin mulli guri për bluarjen e sojës. Sipas të dhënave historike, banorët e lashtë në kontenë e sotme Shexian, në Anhui përdori gura të shtrenjtë për të prodhuar mullirin bluarës, duke treguar rëndësinë e bluarjes së kokrrave të sojës.

Nëna e Tofu-së: Kokrra e sojës

Mbi 2 mijë vite më parë, gjatë dinastisë Zhou (c.1046–256 BC) dhe në periudhën pranverë dhe vjeshtë (770–476 or 403 BC), kokrrat e sojës ishin shumë të famshme në Kinë dhe shumë të rëndësishme. Me ardhjen e dinastisë Han (206 BC–AD 220), kokrrat e sojës u futën në grupin e "Pesë kokrrave", prandaj shohim se që në fazat fillestare të histories kineze kokrrat e sojës ofronin "elemente ushqyese" për zhvillimin e civilizimit kinez.

"Kokrra e sojës është e vetmja kokërr e njohur ndërkombëtarisht për origjinën nga Kina," tha profesori në Universitetin Bujqësor të Kinës Li Lite.

Kërkimet moderne tregojnë se kokrrat e sojës përmbajnë 40% proteinë, më shumë se kokrrat e tjera. Ato përmbajnë gjithashtu tetë lloje aminoacidesh, të cilat janë të domosdoshme por nuk mund të prodhohennga trupi. Prof. Li tha se,

"Në vitet '80 Kombet e Bashkuara e e konfimuar preoteinën e sojës si një nga llojet më të shëndetshme dhe më të ushqyeshme të proteinave në botë."

Kërkuesit e sotëm zbuluan se qendra në të gjithë Kinën që thonë se janë zonat e para ku u kultivua soja, nga province Heilongjiang, deri në rajonin Jiangnan.

Kokrrat e sojës ishin të rëndësishme për banorët e Dinastisë Shang (c. 1600 – c. 1046 BC), të cilët e kishin ushqim parësor. Falë kësaj rëndësie Kina përfshiu shkrime të në "rekordin e orakullit", shkrimi i parë në Kinë, i skalitur në zhguallin e breshkës dhe kockat e kafshëve që në atë kohë përdorej për parashikimin e fatit.

"Në periudhën para-Chin (21st century–221 BC), meli dhe soja ishin ushqimet kryesore të kinezëve," tha arkeologu bujqësor Chen Wenhua. "Shumë të dhëna në atë kohë flasin për këtë: kur skishte sasi të mjaftueshme të melit dhe kokrrave, soja dilte në skenë. Banorët e përdornin atë për gatime të ndryshme, supe sallatë etje dhe jo vetëm si një ushqim bazë .

Dokumenti i Historisë së Bujqësisë dhe Teknologjisë Kineze përmbledh arsyet për të cilat kokrrat e sojës u shndërruan në ushqim bazë në fermat qendrore: së pari, ato janë jo vetëm kokrrra të përshtatshme, por edhe degët e tyre mund të përdoren si perime, prndaj bima është shumë e përdorshme në përgjithësi; së dyti, rrënjët bimës kanë funksionin e fiksimit të nitrogjenit, duke bërë që të pasurohet toka përreth, ato po ashtu durojnë relativisht thatësirën dhe janë kokrra të qëndrueshme në kohë të vështira.

Historiani-biolog Joseph Needham zbuloi se kinezët e lashtë kishin një mënyrë tjetër tëkonsumit të kokrrave të sojës: ata i zienin ato për një periudhë të gjatë dhe i bënin në formë supe. Ai beson se në atë kohëkjo ishte një mënyrë shumë e zakonshme e ngrënies së sojës .

Ajo që e ndryshoi këtë formë ishte mulliri i gurit. Popullarizimi i tij u mëndësoi banorëve përdorimin e sojës në forma të ndryshme. Mulliri i parë për bluarjen e sojës u regjistrua në Kinë gjatë dinastisë Zhou dhe deri në dinastinë Han Lindore, mulliri kishte arritur një stad të lartë zhvillimi dhe i bluante kokrrat në pluhur.

Në shtator të vitit 2003, u bë një toufu e madhe gjatë Festivalit Kulturor të Toufusë në Jianmenguan, 3.3 metra.

Mes ushqimeve më të perhapura ne dietat vegjetariane, tofuja zë një vend absolutisht të spikatur. I quajtur shpesh si "djathë soje", përshtatet me lehtësi në një numer të madh dietash dhe gatimesh, të ëmbla apo të kripura.

Njeri nga shumë ushqimet që mund të përfitohet nga soja dhe me prejardhje vegjetale të kompletuar, është mjaft i pasur me vlera ushqimore. Vjen si një alternativë shumë e mirë ndaj produkteve të bulmetit apo ushqimeve me prejardhje shtazore.

Shumë i përhapur ne Azi së fundmi dhe në Europë.

Me vlerë kolesteroli 0 e përmbajtje kalorike të ulët, përmban disa proteina vegjetale, 10 aminoacide esenciale, kripëra minerale si kalium, hekur dhe fosfor, kalcium etj.

Për të bërë djathin e tofusë, marrim nga kokrrat e sojës qumështin vegjetal dhe i shtojmë një mullëz të veçantë të quajtur nigar (klorur magnezi). Si një alternativë, në mungesë të nigarit ju mund të përdorni edhe sulfat kalciumi. Por tofuja më e zakonshme është e përgatitur me nigar.

Vetitë e Tofusë

Tofu është një ushqim 100% bimor. Ai nuk përmban gluten dhe për këtë arsye është një ushqim i përshtatshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve. Tofu është një burim i proteinave bimore dhe kripërave minerale, kalciumit në veçanti, duke marrë parasysh edhe faktin se tofu përgatitet me sulfat kalciumi, përmban sasi të konsiderueshme të tij.

Në kuzhinën lindore, tofu është një nga ushqimet më të përdorura. Aroma e tij neutrale bën të mundur shijimin e tij dhe në përputhje me shijet tuaja personale mund ta përdorni në përgatitje të ndryshme ose thjesht si një pjatë kryesore të mbushur me salca dhe erëza. Tofu është përdorur edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave.

Shkenca po heton përfitimet e tofusë, një ushqim që ka filluar të konsiderohet si një zëvendësim i dobishëm për produktet e kafshëve. Tofu konsumohet si një alternativë ndaj proteinave shtazore, ndihmon të mbajë kolesterolin të ulët dhe redukton rrezikun e arteriosklerozës dhe hipertensionit.

Gjithashtu, prania e isoflavoneve te soja ndihmon në rritjen e densitetit të mineraleve në kocka dhe në parandalimin e osteoporozës, si dhe ka aftësinë për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të menopauzës.

Mos të harrojmë se tofu është gjithashtu një burim i kalciumit, hekurit dhe magnezit, përmban sasi të vogla të vitaminës K, fosfor, mangan dhe selen. Së fundi, tofu është një burim i acideve yndyrore, sidomos të omega 3.

Mrekulli
Lajmet Kryesore