Si e nxiti arti kinez fantazinë e artistëve europianë

2017-03-16 15:12:48 CRI Komenti juaj Printoni

 

Tiparet e artit kinez gjenden kudo : në pikturë, në skulpturë dhe në arkitekturë. Kultura kineze nisi ndikimet e saj në Europë qysh prej mesit të shekullit XVII dhe më vone u kthye në modë. Pasioni për Orientin u shfaq sidomos në zbukurimin e mjediseve të brendshme, në admirimin e vazove te porcelanit, mobiliet, tapetet dhe në përgjithësi, në të gjithë dekorin kinez. Arkitektura kineze shfaqet ne forma dhe materiale të ndryshme që përbëhet si nga ndërtimet civile, ashtu edhe nga ato fetare. Ndërtimet shoqërohen me zbukurime te shumta dhe të çmuara në pikturë dhe skulpturë. Dëshmitë më të rëndësishme janë pallatet perandorake dhe monumentet e njerëzve të pushtetshëm. Forma më e njohur e arkitekturës kineze është pagoda, një kullë disakatëshe e zbukuruar me shumë korniza e tarraca.

Piktura edhe skulptura kineze

Piktura u adhurua më shumë se çdo gjë tjetër prej europianëve. Ajo që ata vlerësonin se tepërmi ishte liria e vendosjes së figurave në siperfaqe, eleganca dhe thjeshtësia e linjave, virtuoziteti i shenjave grafike, thjeshtësia e ngjyrave etj. Zgjedhjet "origjinale" te kompozimit në pikturën kineze e nxiten mjaft fantazinë e artistëve europianë. Teknika dypermasore e saj, mbizotërimi i penelit si mjet kryesor, përdorimi i materialeve jo të zakonshme për pikturën, si tekstilet e ndryshme, i frymëzuan shumë artistët europianë. Të mësuar me një mbingarkesë shenjash, ngjyrash dhe formash dhe sidomos të përpirë nga dëshira për imitimin treparësor të realitetit. Dalëngadalë piktura fitoi rolin kryesor në artin kinez. Veprat me interesante u realizuan në copa mëndafshi apo letre, me ngjyra transparente, te lehta e delikate, me silueta te zeza qe përcaktonin qartë format. Piktura te tjera trajtojnë peizazhet, duke shënuar nisjen e një rruge të gjatë dhe të larmishme të kësaj gjinie. Peizazhet realizohen me pak elemente, si simbole te asaj çka paraqet dhe ndodh shumë rrallë që paraqesin natyrën me të gjitha detajet. Skulptura kineze përmban një prodhimtari te pafundme statujash, të realizuara me mjaft mjeshtëri. Materialet e përdorura janë te ndryshme ku me te rëndësishmet janë: porcelain dhe metale të ndryshme.

Historia

Kina ka një histori dhe një tradite kulturore mijëvjeçare, por ajo mbeti për një kohe të gjate e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Shembulli më i dukshëm i kësaj ndarjeje është Muri i Madh Kinez, një nga ndërtimet mbrojtëse me te mëdha në të gjithë historinë njerëzore. Kjo shkëputje nisi te ndryshonte qe prej mesjetës, ku marrëdhëniet e saj me Perëndimin filluan te japin frytet e para.

Karakteristika të artit kinez

Arti tradicional kinez është i lidhur kryesisht me perandorët. Thuajse te gjithë artistët dhe arkitektët profesionistë ishin nëpunës, të ndikuar tërësisht nga stili i oborrit. Kalimi i pushtetit nga njëra dinasti në tjetrën ndikoi mjaft në zhvillimin e artit kinez, ndaj edhe sot, për të dalluar fazat e kësaj prodhimtarie artistike, ato emërtohen me emrin e dinastive në të cilat u krijuan. Por, përtej dallimeve midis periudhave te ndryshme, arti kinez ka tiparet e tij karakteristike, që e bëjnë të dallueshëm dhe mjaft origjinal. Finesa, përkushtimi, delikatesa dhe përsosmëria teknike janë tipare dalluese të artit kinez.

"Nëse do të kisha lindur në Kinë, do isha bërë kaligraf, dhe jo piktor" ---Picasso

Si arti i të shkruarit të karaktereve kineze, kaligrafia kineze ka një histori mbi 3000-vjeçare. Eshtë një nga format më të larta të artit kinez, e cila shërben si shpalosëse e mendimeve dhe bukurisë abstrakte të linjave. Kaligrafia është një nga katër aftësitë dhe disiplinat bazë kineze, së bashku me pikturën (hua), instrumentin e lashtë muzikor me pickim etj. Megjithatë, ritmi, linjat dhe struktura janë të mishëruara më mirë tek kaligrafia sesa tek tri disiplinat e tjera.

Sipas të dhënave historike, kaligrafia kineze mori kuptimin e vërtetë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të dytë dhe të katërt.

Jiaguwen (shkrimet në zhguallin e breshkës dhe kockat e kafshëve), si dhe karakteret piktografike (të njohura si xiangxing zi në kinezisht), megjithëse me ndryshime në numrin e vijave ose shkallën e kompleksitetit te karaktereve, kanë shërbyer si tregues të rregullave të simetrisë dhe ekuilibrit.

Gjatë dinastisë Tang u përmirësuan shumë teoritë e kaligrafisë, si dhe u publikuan librat si Shu Pu (Manuali i Kaligrafisë) dhe Shu Yi (Kultura e Kaligrafisë), të cilat kanë hedhur bazat për shkrimin e librave të mëvonshëm.

Sot, kaligrafia kineze është cilësuar si një art oriental. Ashtu si dhe përdorimi i shkopinjve, kaligrafia ishte plotësisht kineze, por me përhapjen e kulturës kineze në Kore, Singapor etj, kaligrafia u shndërrua në një formë unike të artit oriental.

Kaligrafia sot është pranuar gjerësisht edhe nga Perëndimi dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë artistëve nga e mbarë bota.

Në fakt, arti i kaligrafisë kineze nuk është i lehtë. Një profesionist apo artist i kaligrafisë kineze, duhet të ushtrohet shumë fjalë për fjalë dhe karakter pas karakteri deri në momentin që shpirti i praktikës ngulitet tek praktikuesi. Ashtu si edhe Qi Gong, edhe furça kineze e kaligrafisë mund ta ndihmojë një person të arrijë një gjendje qetësie dhe meditimi te praktikojë përqendrimin etj.

Kaligrafia është konsideruar si një mënyrë aktive për mbajtjen e trupit dhe mendjes në formë. Historikisht shumë artistë të kaligrafisë si në Kinë ashtu edhe në vendet e tjera aziatike janë njohur për jetëgjatësinë e tyre.

Shkronjat kineze, që disa i quajnë si "hieroglifet kinezë", janë nga shkronjat e përdorura më gjatë. Krijimi dhe përdorimi i shkronjave kineze jo vetëm nxiti zhvillimin e civilizmit kinez, por ushtroi ndikim të thellë edhe në zhvillimin e civilizimit botëror.

Mrekulli
Lajmet Kryesore