Horoskopi kinez 2017 (pjesa e tretë)

2017-01-19 10:56:22 CRI Komenti juaj Printoni

MAJMUNI

I përkasin kësaj shenje të lindurit nëvitet 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Parashikimi: Viti i gëzimit në jetën tuaj.

Këshillë: Jini sa më i zhdërvjelltë në punë dhe miqësi !

Dashuria

Një jetë dashurore me harmoni dhe surpriza ju pret këtë vit të ri. Ndjenjat tuaja do të tejkalojnë mendimet dhe do të bëheni tërheqës për partnerin.

Karriera

Këtë vit përveç parave do tju lindin ide shumë krijuese. Mos lejoni që jeta juaj private të ndërthuret me karrierën.

Paratë

Tregohuni të vëmendshëm ndaj parave! Përdorini në mënyrën e duhur, pa shpenzime të kota.

Shëndeti

Stresi do tju shoqërojë për shkak të punës me ngarkesë. Mos lejoni që gjërat e parëndësishme të ndikojnë shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

GJELI

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Parashikimi: Jeta juaj përmirësohet dukshëm

Këshillë : Përpiqu të përfitosh sa më shumë nga sukseset, pasi ato do të të ndihmojnë në të ardhmen.

Dashuria

Jeta juaj romantike do të arrijë kulmin me martesë, por disa çifte edhe mund të ndahen. Beqarët do të kenë njohje të reja që mund të shndërrohen në dashuri të vërtetë.

Karriera

Ka ardhur koha për ndryshim. Ju ndjeni energji të reja që konkretizohen me projekte ambicioze pune apo biznesi.

Paratë

Paratë nuk mungojnë por duhet shkathtësi. Përmbush detyrimet e vjetra, por mos krijo të reja!

Shëndeti

Fiziku juaj është i gatshëm për çdo sfidë, por mos abuzoni ! Intuita juaj këtë vit nuk do të gabojë.

QENI

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006

Parashikimi : Ndryshime pozitive gjatë 2017-ës.

Këshillë: Bëni çdo gjë që ju jep kënaqësi!

DASHURIA

Jeta dashurore në çift është forcuar. Beqarët nuk do të sforcojnë gjetjen e një partneri, por do të vlerësojnë shoqërinë. Një shoqëri e ngushtë mund të shndërrohet në një pasion të fuqishëm.

Karriera

Keni mundësi të mëdha përpara në karrierë. Mendohuni mirë para se të ndryshoni punë.

Paratë

Financat tuaja do të jenë më të qëndrueshme se vitin e kaluar. Kurseni para, pasi pritet një shpenzim i paparashikuar.

Shëndeti

Në fillim të vitit do të ketë problem me shëndetin, por do të kalojë. Kontrolloni stresin!

DERRI

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007 ,2019

Parashikimi:Vendime të rëndësishme që ndikojnë jetën tuaj

Këshillë: Përqëndrohuni në objektivat e rëndësishëm dhe mos lini pas dore miqtë dhe pasionet tuaja.

Dashuria

Marrëdhënia juaj intime do të zhvillohet më tej. Miqësia nuk mjafton për beqarët, që do të ndjehen më të vetmuar.

Karriera

Ka ardhur koha për të hapur një biznes. Nëse doni të ndryshoni karrierë, koha më e mirë do të jetë në vjeshtë.

Paratë

Përpiquni që këtë vit të rritni sigurinë tuaj financiare. Lini ca para mënjanë për udhëtime apo hobby-t tuaja.

Shëndeti

Gëzoni shëndet të mirë, por mos e teproni me ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë kalori! Mos shpenzoni kot energjinë tuaj!

Lexuesve tanë dhe ndjekësve në Facebook u urojmë fat në vitin 2017!

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore