Ëndrra prej porcelani e Cai Wenjuan

2016-11-24 15:28:04 CRI Komenti juaj Printoni

Porcelani bardheblu i njohur në kinezisht si "Qinghua" e ka fillesën në dinastinë Yuan (1271-1368) dhe është i njohur për veçantinë e tij, ngjyrat e bukura që e bëjnë atë një vepër të çmuar arti. Të flasësh për porcelanin kinez duhet kohë, por sot do të ndalem tek një markë e re e tij e njohur si "China Story" apo historia kineze, me themeluese Cai Wenjuan.

Sipas zonjës Cai krijimi i prodhimeve prej porcenali sipas epokës Yuan, në modelin bardheblu jo vetëm kërkon artizanë tepër cilësorë, por mbi të gjitha një passion të rrallë për këtë mjeshtëri.

Marka China Story, e krijuar në vitin 2014 po promovon gjerësisht kulturën e porcelanit kinez në botë.

Prej mbi 2 mijë vjetësh qyteti Jingdezhen, në provincën lindore Jiangxi njihet si "Kryeqyteti I Porcelanit". Pa frikë aim und të cilësohet si lider botëror në prodhimin e porcelanit. Personazhi I rubrikës sonë, Cai Wenjuan ka një lidhje magjike me këtë qytet, mbretërinë e porcelanit.

Të lindësh në "atdheun e porcelanit"

Jingdezhen njihet si "atdheu i por të lindësh në qytetin e porcelanit për dikë është fat. Cai u diplomua në vitin 2006 për dizenjim dhe dekorim në Institutin e Qeramikës(JCI) në Jingdezhen. E sapodiplomuar ajo nisi të punonte fillimisht si shitëse në një kompani qeramike dhe pas një viti u dërgua të punonte në Pekin. Vetë Cai kujton se kur mësoi lajmin e transferimit e quajti fat, pasi do të jetonte dhe punonte në kryeqytetin e vendit, ku mundësitë e rritjes profesionale do të ishin të mëdha.

Falë pasionit dhe dashurisë së saj për punën Cai shpejt u emërua menaxhere e një zinxhiri dyqanesh të kompanisë, çka kërkonte që ajo të qëndronte për një kohë të gjatë në Pekin. Cai mendoi se fati i trokiti në derë pasi ajo kishte studjuar për dizenjimin e porcelanit dhe tashmë drejtonte punën e kompanisë për këtë prodhim, të kërkuar dhe mjaft të vlerësuar në Kinë dhe jashtë saj.

Ajo punonte pa u lodhur gjatë ditës dhe në kohën e lire studjonte marketing, komunikim me klientët dhe si të fitonte besimin e tyre. Gjatë Lojrave Olimpike të Pekinit në vitin 2008, Cai ishte promovuese e kulturës së porcelanit kinez.

Cai kujton se për promovimin e porcelanit ajo pikturonte gjatë ekspozitës me temë "China story". Ajo kujton se një ditë artisti i njohur kinez Jackie Chan vizitoi ekspozitën dhe i kërkoi ta udhëzonte si të pikturonte mbi porcelain. Madje ka dhe një foto kujtim nga ky çast dhe Cai mendon se kultura e porcelanit i afron njerëzit. Jeta dhe puna e re në Pekin i pëlqente shumë Cait por ajo nuk u shkëput kurrë nga vendlindja, Jingdezhen. Ndaj në 2009 ajo u largua nga kompania për të rikthyer në vendlindje dhe nisi studimet me mjeshtrin Huang Yunpeng, studjues i porcelanit të lashtë. Nga ky kurs Cai mësoi shumë rreth porcelanit bardheblu të epokës Yuan. Në familjen e Cait ka shumë piktorë të porcelanit dhe ata e përkrahën shumë nismën e saj për tu specializuar në dizenjimin e porcelanit bardheblu. Ajo e ndiqte mjeshtrin Huang edhe kur shkonte në tregun e porcelanit për të blerë qeramikë. Cai kujton se një ditë ndërsa kërkonte në tregun e antikuareve bleu me 50 yuan afërsisht 7 dollarë një objekt të vogël prej porcelani. Sapo e pa mjeshtri Huang i befasuar i tha se ishte me fat pasi kishte gjetur një prodhim original të epokës Yuan. Me përkushtim Cai arriti në në vitin 2012 të fitonte çmimin e pare në konkursin e artit të porcelanit në provincën Jiangxi.

Cai , artiste dhe sipërmarrëse

Në 2012 Cai krijoi markën e pare të porcelanit, të quajtur Fuxitang, duke nisur kështu sipërmarrjen e saj. Për ta bërë markën e saj sa më të veçantë Cai u bazua te elementet tradicionale kineze. Gjatë një ekspozite kombëtare të porcelanit në të njejtin vit prodhimet e markës së Cait u shitën mjaft mirë. Ajo nënshkroi një marrëveshje biznesi me një galeri arti në Tianjin për të ekspozuar punët e saj.

Suksesi i markës Fuxitang i dha besim Cait të promovonte kulturën e porcelanit kinez. Në vitin 2014 bashkë me dizenjuesin hongkongas Tan Wuji ajo krijoi markën e re të prodhimeve të porcelanit "China Story". Promovimi i porcelanit bardheblu nuk bëhet vetëm në prodhimet prej qeramike me këtë symbol, por edhe duke e përshtatur atë për çanta, mbulesa celularësh, shaje dhe prodhime të tjera veshjesh.

Cai po punon për hapjen e disa dyqaneve me prodhime të markës së saj edhe jashtë Kinës, për të promovuar kulturën e porcelanit të vendlindjes së saj Jingdezhen.

Cai vazhdon të pikturojë porcelanin bardheblu të epokës Yuan, si dhe të drejtojë markat e saj Fuxitang dhe China Story.

Në prill të këtij viti ajo u vlerësua si një ndër 10 të rejat më të suksesshme të qytetit Jingdezhen, nga autoritetet vendore. Ndërsa në maj ajo nisi të jape leksione pranë Institutit të Qeramikës në qytetin e saj të lindjes. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore