Elena, ëmbëlsira shqiptare në "Vogue Italia"

2016-07-28 14:22:33 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në fillim u njoh si vajza me Lambo, për shkak të klipit Lambo të Stresit, në të cilin ajo ishte pjesë. Më vonë u njoh si Elena e "Big Brother". Vajza bjonde e akullt, gjithsesi kishte qenë modele edhe më përpara, por pas daljes së saj nga shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri, ajo u bë edhe më e njohur. Sfilatat dhe setet fotografikë filluan gjithnjë e më shumë të ishin prioritetet e saj pas famës që mori në BB, por edhe me projektin e parë të "Savage" nga Bora Kokëdhima. Sot, ajo është një ndër vajzat më të kërkuara të revistave të modës në Shqipëri. Kohët e fundit imazhi i saj është publikuar edhe në Vogue Italia. Ndërkohë që, vetëm dy ditë më parë në internet u shpërndanë disa fotografi ku Elena Lika pozonte përkrah Nora dhe Era Istrefit. Në një intervistë për "Shekulli"- n ajo flet për bashkëpunimin që pari me Vogue Italia nën frymën e stilit Dolce & Gabbana.

Elena thotë se seti fotografik, që u nis për një revistë mode në Shqipëri, falë fotografi Endrit Mërtiri që ka edhe një hapësirë të vetën në Vogue Italia, iu postuan redaksisë së tyre fotografitë më të bukura të realizuara në stilin Dolce & Gabbana.

Në intervistën e saj ajo shprehet se seti për Vogue Italia ishte një eksperiencë e paharruar, sepse ka një stil ndryshe dhe ajo duket më e pjekur nga ana profesionale.

Asaj i është propozuar disa herë të pozoj gjysmë nudo, por nuk ka pranuar, ndërsa pranon se nëse do të ishte për ndihmë apo bamirësi.

Ajo thotë se ky profesion ka vështirësitë e veta, të gjithë presin që t'i të vishesh bukur apo si në pasarelë çdo ditë. Ka qenë e vështirë për një farë kohe të shihje mimikën e njerëzve kur e shihnin pa tualet. Unë, thotë ajo, nuk mund të jem ajo që jam nëpër kopertina apo faqe revistash çdo ditë. "Jam me atlete dhe shkoj në shkollë si çdo njeri tjetër. Dhe tualetin nuk e dua shumë. Më bezdiste fakti që duhet të përmbushja pritshmëritë e të tjerëve. Tani jo më. Më bezdiste fakti që mediet bënin lajm çdo gjë, madje edhe faktin që unë shkoja në pishina gjatë verës."

Elena pranon se para fames në Big Brother ishte modele që nuk ishte e famshme. "Më dha më shumë famë, por edhe më shumë përgjegjësi. Për një kohë të gjatë, duhej të kujdesesha për çdo gjë dhe bëhesha edhe për gjëra shumë të vogla pjesë e thashethemeve dhe suplementeve të show bizz-it nëpër media, paçka se në shumicën e rasteve nuk doja më të dilja".

Elena është e dashuruar me radion pavarësisht se modelingu për të është një punë. Sigurisht që e do, ndaj edhe ngjitet në pasarela apo realizon fotografi artistike. Por, dashuria e saj e madhe është gazetaria. Elena Lika, një vajzë e imët në fizik tregon për "Shekulli"-n se gjithnjë ka ëndërruar të bëhet gazetare. Tregon se modelingu është shumë i bukur, sidomos kur punon me njerëz që dinë ta sjellin bukur atë, por për të ky nuk është një profesion edhe për shumë kohë. E megjithatë, ajo tregon se ky profesion e ka ndihmuar shumë që të paguajë studimet e saj në Universitetin e Tiranës në degën e Gazetarisë. Në këtë pjesë të intervistës ajo rrëfen dashurinë e saj të fshehur, radion.

Modeling apo gazetari?

"Absolutisht, gazetari. Jam duke studiuar për këtë. Ngrihem në magjes dhe jam në shkollë deri në drekë, shkoj në shtëpi, ha drekë dhe studioj sërish për këtë. Modelingu më ka ndihmuar që të paguaj shkollën dhe librat. Edhe ndonjë kafe me miqtë e mi. Por, nuk është një punë që mund ta vazhdoj gjatë. Tashmë jam e bindur se modelingu është një gjë që më pëlqen, por gazetarinë e dua.

Radio është magji. Unë e kam provuar televizionin për pak kohë. Kamerat nuk i dua. Edhe nëse ndonjë ditë do të punoj në televizion do të doja të isha pas kamerave. Përgatitja e një emisioni apo e një formati të caktuar spektakli më pëlqen, por më shumë nga të gjitha më pëlqen radio. Tashmë jam në vitin e tretë të studimeve të mia universitare dhe sapo kam mbaruar praktikën në radio. Sa herë që dal nga studioja, jam e lumtur. Më pëlqen shumë".

Ndërkohë, një tjetër shqiptare që u bë e famshme tek komedia "Femrat", ka vendosur të vijë ndryshe për publikun. Gjithnjë e njohur si një bukuroshe shumë serioze, ka mbërritur shpërthyese në setin e ri fotografik që ka realizuar me fotografin Armand Sallabandra. 19-vjeçarja shfaqet topless, në versionin bardh e zi të fotove. Fotot e saj u morën dhe nga revista prestigjioze "Vogue Italia". Për bukuroshen e ekranit kjo është hera e parë që merr vëmendjen si modele nga një media ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore