Mozaik kulturor nga Kina

2016-06-22 15:56:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Festivali i Filmit në Shangai dhe çmimet e tij

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkomnbëtar të Filmit në Shangai u mbyll të dielën me ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Goblet dhe "Talenti i ri aziatik". Filmi "De Lan", me regji të kinezit Liu Jie u nderua me çmimin "Filmi më i mirë". Aktori kinez Liu Ye mori çmimin "Aktori më i mirë", për rolin në filmin "Cock and Bull". Ndërsa japonezja Naomi Fujiyama u nderua me çmimin "Aktorja më e mirë". Me çmim u nderua dhe regjizori kinez Zhang Yan për filmin "Paths of the Soul".

Regjizori më i mirë, është çmimi për tajvanezin Chen Yujie. Juria e festivalit të Shangait, e kryesuar nga regjizori i njohur serb Emir Kosturica nderoi me çmimin "Talenti i ri aziatik" filmin indian "Thithi", për skenarin dhe regjinë më të mirë. Ndërsa regjizori italian Vito Palmieri u nderua me "Grand Prix" për filmin "See you in Texas". E pranishme në javën e Festivalit të filmit të Shangait ishte dhe aktorja amerikane Meg Ryan.

Trashëgimia kulturore dhe ruajtja e saj

Liang Desong,është një artizan 51 vjeçar nga provinca Hunan e Kinës, i cili njihet si mjeshtër i punimeve artistike të trashëguara brez pas brezi nga pakica kombëtare Miao, të cilës ai i përket.

Liang u lind në fshatin Baihe të qytezës Shuitianhe në Xiangxi, ku minoriteti Miao përbën një pjesë të madhe të popullsisë. Pikturat artizanale të mjeshtrit Liang e kanë origjinën nga arti i tatoove dhe janë shprehje e kulturës Miao.

Pikturat janë imagjinative dhe shpesh në to sheh kafshë mitologjike si dragoj apo feniksa, por edhe elemente të jetës së përditëshme si peizazhe, peshq, lule dhe zogj. Këto detaje nuk i takon vetëm në stolitë e grave të këtij minoriteti, por ato përdoren shpesh edhe në endjen e perdeve apo mbulesave, pa harruar edhe pajisje të tjera të përdorura në jetën e përditëshme.

Për Liangun kjo mjeshtëri ka nisur që në fëmijëri, kur i ati edhe ai një artizan i njohur i mësonte artin folklorik.

Krijimtaria e mjeshtrit artizan Liang shquhet për larminë dhe gjallërinë e ngjyrave që ai përdor në piktura, por dhe për ndërthurjen e jetës së përditëshme me elemente shpirtërore të komunitetit që ai përfaqëson. Duke soditur punët e këtij artisti burimor menjëherë të bie në sy se secila prej punëve në pikturë ka një fabulë të saj mbështetur në gojëdhënat e lashta apo në folklorin e ruajtur me kujdes nga të parët deri në ditët tona. Këtë e vëren në piktura si "2 feniksa duke vallëzuar në rrezet e diellit", apo "Lotuset dhe patat e egra" etj.

Në vitin 2008, Liang u vlerësua për punën e tij si ruajtës i trashëgimisë kulturore në nivel province. Ndërsa në vitin 2009 vepra e tij "2 feniksë vallëzojnë në rrezet e diellit" fitoi medaljen e artë për prodhimet turistike ,gjatë një konkursi të mjeshtrave artizanë të provincave Hunan, Hubei, Guizhou dhe Chongqing. Juria I dha Liangut dhe titullin "Mjeshtër I arteve folklorike "

Veprat e këtij mjeshtri janë prezantuar në shumë ekspozita në nivel prefecture, province por dhe kombëtar, ku janë vlerësuar për origjinalitetin e tyre. Madje veprat e këtij mjeshtri të artizanatit janë ekspozuar dhe në shumë muze të provincës dhe prefekturës. Teknika e pikturimit të minoritetit Miao është përfshirë në grupin e tretë të trashëgimisë kulturore kombëtare të Kinës, të listuar nga Këshilli i shtetit në maj të vitit 2011.

Dita e Trashëgimisë Kulturore

Një sërë veprimtarish u zhvilluan në qytetin Chengdu të provincës veriore kineze Hebei, me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore, në kujdesin e Administratës Shtetërore të Trashëgimisë Kulturore. Tema e këtij viti ishte "Integrimi i Trashëgimisë Kulturore me jetën moderne". Veprimtaritë në Malin Chengdu dhe zonën përreth janë njëmujore dhe në kuadër të tyre do të hapen ekspozita në pikturë dhe fotografi kushtuar trashëgimisë kulturore. Qeveria kineze caktoi në vitin 2005 festimin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore, me synim promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të vendit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore