Festivalet e filmit në kohën e pandemisë

2020-05-06 10:26:04 CRI Komenti juaj Printoni

Festivalet e ndryshme të filmit, përfshi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit, po mbahen virtualisht pas shfaqjes së pandemisë.

Organizatori i këtij Festivali tha se filmat po shfaqen përmes platformës video iQiyi, e njohur si Netflix-i i Kinës, gjatë festës së Majit.

Ngjarja është hapur me çmimin e Akademisë "Marriage Story", ku interpretojnë protagonistët Scarlett Johansson dhe Adam Driver dhe do të përfundojnë me "Bombshell" të nominuar nga Golden Globe, ku interpretojnë Nicole Kidman dhe Charlize Theron.

Kjo shënon premierën e filmit "Marriage Story" në pjesën kontinentale të Kinës, që ishte planifikuar fillimisht për muajin shkurt para mbylljes së kinemave.

Chen Gang, profesori në Shkollën e Artit dhe Komunikimit të Universitetit Normal të Pekinit, tha se ngjarja ofron një përzgjedhje të gjerë të filmave për shikuesit në shtëpi.

"Filmat në listë janë të shumëllojshëm. Përveç fituesve të Oskarit, ka edhe filma që kanë fituar një çmim Golden Goblet, siç është" Spring Tide ". Disa filma të rinj, si" Wonder in Temple ", janë gjithashtu në dispozicion për publikun. Për më tepër janë shfaqur edhe disa filma artistikë nga regjisorë kinezë".

Shikuesi Yang Yanan u shpreh se për shkak të epidemisë mënyra e festivalit të filmave ka ndryshuar edhe publiku po përshtatet me gjendjen e tanishme. Festivali i filmit do të zgjerojë sferën e shikuesve. Ai tha se sheh filma në internet pa pasur nevojë të marrë ftesë për pjesëmarrje në festival.

Shikuesi Hu Yu u shpreh i lumtur për festivalin e filmave në internet. Ai tha se nëse të gjithat festivale të filmave në mbarë botë mund të zhvillohen në internet, shikuesit mund të shohin më shumë filma. Ai tha se organizatorët duhet ta konsiderojnë shfaqjen e më shumë filmave në internet në të ardhmen.

Organizatori IQiyi shpjegoi se ngjarja e kësaj here festival i filmave në internet zhvillon pjesën tradicionale të Festivalit të Filmave të Pekinit, "gjejmë bileta". Numri i biletave të filmave në këtë ngjarje është i kufizuar, prandaj shikuesit duhet të blejnë bileta në internet sipas planit. Para shitjes së biletave, shikuesit mund të marrë mesazhin e paralajmërimit për të blerë bileta. Më pas ata pajisen me bileta elektronike dhe mund të vizitojnë kinematë virtuale. Për të argëtuar edhe më shumë shikuesit, përveç filmave mund të shtohen edhe lojëra. Për shembull, para shikimit, shikuesit do të marrin ftesën zyrtare elektronike. Shikuesit mund të publikojnë këtë ftesën në rrjetet e tyre sociale për të informuar miqtë e tyre për këtë ngjarje. Kjo nxit njerëzit të shohin filma në internet si dhe pasionin e shikuesve për të parë filma online.

Menaxheri i përgjithshëm i Qëndrës së Filmave Iqiyi, Song Jia, tha se numri i filmave në këtë ngjarje nuk është shumë i madh, por beson se tregimet interesante të këtyre filmave mund t'u ofrojnë kënaqësi shikuesve në pushime të festës së Majit.

Më shumë se 20 festivale filmash në të gjithë botën janë bashkuar për të transmetuar filma falas në YouTube.

Ngjarja dhjetëditore do të ketë përmbajtje të kuruar nga një shumëllojshmëri festivalesh, duke përfshirë Berlinale, Kanë dhe Venecia, prej fundit të majit.

Organizuar nga Tribeca Enterprises dhe YouTube, festivali do të shfaqë filma, dokumentarë dhe muzikë.

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë janë shprehur se janë krenarë që u bashkuan në këtë aktivitet.

Regjisorët janë të lumtur që shikuesit mund të shikojnë filmat e tyre.

Por, për disa, do të mungojnë elementët e caktuar.

Regjisori Reiner Holzemer ishte duke pritur të shfaqë dokumentarin e tij, "Martin Margiela: In His Own Words" në festivalet e filmit në të gjithë botën. Sidoqoftë, filmi i tij në lidhje me stilin e modës belge në është hedhur për transmetim.

Holzemer tha:

"Në qytetin ku jetoj janë anuluar të gjitha festivalet dhe u vendos të kishte një version në internet, është më të vërtetë për të ardhur keq, sepse ne patëm një shfaqje të madhe në New York City para një audiencë në nëntor. Kjo ishte premiera botërore e 600 njerëzve."

Përveç festivaleve të filmit, disa çmime prestigjioze në industri po përpiqen gjithashtu të përshtaten me situatën e tanishme.

Filmat që debutuan në një shërbim online pa u shfaqur në kinema do të jenë të pranueshëm për çmimet Oskar, por vetëm këtë vit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore