Kontributi i ndërmarrjeve të automjeteve kineze kundër pandemisë

2020-04-27 16:03:49 CRI Komenti juaj Printoni

Bota po përballet me një sfidë epokale. Tani në Kinë pandemia COVID-19 është nën kontroll, por në shumë vende të tjera të botës gjendja nuk është aspak optimiste.

Në kushtet e përhapjes së mëtejshme dhe vështirësimit të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, veprimet e Kinës e kanë ndihmuar botën jo vetëm me ndërtimin e një muri mbrojtës kundër koronavirusit, por njëkohësisht bota mund të marrë si shembull përvojën e Kinës për të dalë nga kjo krizë shëndetësore. Sakrificat e pashembullta të popullit kinez i dhanë kohë botës të marrë masa për parandalimin e kontrollin e pandemisë. Menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit, Kina nisi mobilizimin masiv dhe zhvilloi bashkëpunimin ndërkombëtar për mposhtjen e epidemisë. Kina ofroi aktivisht ndihma ndaj vendeve që paraqitën kërkesë me ekip dhe pajisje mjekësore. Ndërmarrjet e automjeteve kineze kanë luajtur një rol të rëndësishëm, duke kontribuuar shumë kundër pandemisë.

Tani shumë ndërmarrje të tilla kanë nisur përshpejtimin e "investimeve jashtë Kinës" për parandalimin dhe kontrollin dhe njëkohësisht kanë ofruar ndihma si pajisje e materiale mjëkësore etj. ndaj vendeve të ndryshme. Sipas të dhënave, deri më 26 mars, Kina u ka dërguar ndihma si kitet testimi, maska etj. 83 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare.

Grupi "Sanyi", një nga ndërmarrjet më të mëdha të industrisë së makinerisë, ofroi katër herë ndihmë ndaj vendeve të ndryshme. "Sanyi" dërgoi 1 milionë maska për 34 vende si Indi, Gjermani, Itali, Indonezi, Malajzi, Tajlandë, Rusi etj. Më 12 mars, Sanyi dërgoi 50 mijë maska kirurgjikale në Bedburg të Gjermanisë. Më 23 mars, Sanyi dërgoi 80 mijë maska në Itali, Francë, Gjermani, Japoni, Austri, Zvicër. Më 26 mars, 100 mijë maska mbërritën në Gjermani. Një përgjegjës i grupit Sanyi tha se në situatën serioze të epidemisë, punonjësit e grupit Sanyi jashtë Kinës, partnerët e bashkëpunimit ndërkombëtarë po përballen me mungesa të materialeve mjekësore.

Kompania "Foton" që ofron prodhime dhe shërbime në 110 vende ka marrë pjesë gjithashtu aktivisht në veprimet kundër epidemisë jashtë Kinës. Pasi plotësojnë kërkesat e punonjësve brenda Kinës, kompania Foton dërgoi mbi 100 mijë metariale në 31 vende si Kili, Peru, Ekuador, Nigeri, Filipine etj. Përveç dhurimit të materialeve mjëkësore, "Foton" bashkëpunoi me një kompani kuvajtiane për shitjen e 50 automjeteve për dezinfektimin e rrugëve.

Italia e goditur rëndë nga pandemia ka bashkëpunuar ngushtë me kompaninë "IVECO"në Nanjing. Mësohet se IVECO në Nanjing ka dërguar dy kontigjente me maska prej 20 mijë copësh në Itali.

Për të luftuar koronavirusin, SGMW, CHANGAN dhe BYD nisën linjën e prodhimit të maskave duke plotësuar nga njëra anë kërkesat e zinxhirit industrial dhe të partnerëve dhe nga ana tjetër duke dhënë kontribut në luftën kundër epidemisë në mbarë botën. Një përgjegjës i Kompanisë BYD tha se pas plotësimit të kërkesave brenda Kinës, maskat eksportohen jashtë vendit.

Kompania CHANGAN tha se pas daljes nga vështirësia e saj, do të eksportojë maska në vende të tjera të botës për të përkrahur partnerët dhe për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë në vende të ndryshme. Komapnia SGMW tha se tani masaka plotëson kërkesat e zinxhirit industrial brenda Kinës. Por SGMW ka fabrikë në Indonezi, në të ardhmen ka mundësi që maskat e prodhura nga SGMW të përdoren për të plotësuar kërkesat e punojësve të fabrikës në Indonezi. Tani SGMW ka 22 linje të prodhimit të automatizuar për maskat me një kapacitet ditor prodhimit prej 2 milionë maskash.

Inxhinieri i Grupit të automjeve komerciale të Zyrës në Pekin të Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Europiane Feng Feng tha se në situatën e tanishme, nuk ka asnjë kompani automjetesh që nuk është prekur. Për shkak të pandemisë, tregjet në Europë dhe ShBA kanë ndaluar prodhimin dhe industria e automjeteve brenda Kinës do të ndikohet nga tregtia e jashtme. Jo vetëm importi i prodhuesve nga Europa e ShBA-ja në Kinë, por do të ndikohet dhe eksporti i pjesëve të këmbimit të automjeteve nga Kina.

Lidhur me këtë zv-drejtori i Institutit të Tregut Ndërkombëtar të Institutit të Ministrsë së Tregtisë të Kinës Bai Ming tha se në fazën e parë vendi i betejes kryesore ishte brenda Kinës, me përhapje të epidemisë, vendet europiane dhe ameriakane janë vende të betejës kryesore. Pjesët e automjeteve jashtë Kinës s'mund të hyjnë në Kinë dhe kërkesa për automjete e mbarë autdo të ulen. Industria e automjeteve po përballet me presion të madh.

Ndërmarrjet e automjeteve kanë dhënë kotribut shumë të madh si brenda ashtu edhe jashtë Kinës. Falë veprimeve të tyre, ata krijuan një imazh të prodhimit kinez dhe treguan përgjegjësinë e tyre si forcë e rëndësishme e industrisë kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore