20 kompani kineze në Panairin Nderkombetar te Tiranes

2019-11-25 14:38:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ceremonia e Inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës Klik Ekspo Group startoi të shtunen për të vijuar deri më 26 nëntor. 300 ekspozues të huaj nga mbi 18 shtete, mbi 30 Autoritete dhe Agjenci shtetërore ndërkombëtare dhe dhoma te tregtisë ndërkombëtare nga Ballkani, si dhe Byroja Ekonomike e Provincës së Anhuit në Kinë kanë paraqitur stendat me prodhimet e tyre në mjediset e Pallatit të Kongreseve në kryeqytetin shqiptar. Kompanitë pjesmarrësë u përkasin sektorëve ndërtim dhe energjetikë, ambjent dhe industri, telekomunikacion, infrastrukturë rrugore dhe vepra publike, industri e lehtë dhe ushqimore, art, edukim, artizanale dhe teknologji e avancuar.

Ministri i mbrojtjes së sipërmarrjes Eduart Shalsi, duke u ndalur te reformat e gjithansshme në vend nënvizoi se "Në kuadër të reformave vlerësuam se është e nevojshme një ministri për mbrojtjen e sipërmarrjes, si një pranim i faktit që bizneset përballen me vështirësi, kanë nevojë për mbashtetje dhe mbrojtje"

Qysh prej vitit 2012 kompani të provincave të ndryshme nga Kina kanë marrë pjesë në panairin Klik Expo në Tiranë. Një përkim të bukur shënon hapja e Panairit më 23 nëntor, datën 70 vjettorit te vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës. Duke përshëndetur panairin ambasadori kinez Zhou Ding theksoi :" Panairi është një qasje efektiv për thellimin e njohje dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ekspozita 17+1 dhe ekspozita ndërkombëtare për importin e Kinës janë shumë të preferuara nga bizneset shqiptare. Panairi ndërkombëtar i Tiranës është gjithashtu i preferuar nga kompanitë kineze. Janë më shumë se 20 kompani kineze që ndodhen sot këtu. Delegacioni i provincës Anhui dhe Grupi Klik nënshkruan vitin e kaluar marrëveshje bashkëpunimi".

Ndërsa përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines e cilësoi Panairin Ndërkombëtar të Tiranës si një aleat të mirë që mbështet promovimin e sipërmarrjes shqiptare, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti njoftoi të pranishmit se Tirana është shpallur kryeqyteti evropian i të rinjve për vitin 2022 dhe me këtë rast shtoi ajo do të kemi një panair akoma më të bukur.

Ceremoninë e përshëndeti dhe presidenti i Panairit Klik Expo Grup, Luan Muhametaj.

Në mbi 10.000 metra katërore sipërfaqe, 3.500 vizitorë profesionistë janë regjistruar në këtë panair, në edicionin e 26-të të tij.

Eda Merepeza

Mrekulli
Lajmet Kryesore