Bashkëpunim i larmishëm Kinë-EQL

2019-10-23 15:52:24 CRI Komenti juaj Printoni

Pekin, organizohet mitigu i shkëmbimeve tregtare "Hyrja në Europën Qendrore e Lindore"

Për t'i ndihmuar ndërmarrjet e Pekinit, Tianjin-it dhe të provincës Hebei të kapin rastin e ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë", për të njohur mjedisin e ekonomisë e të tregtisë të Europës Qendrore e Lindore, dhe për të zhvilluar hapësirën e re të bashkëpunimit midis Kinës e këtij rajoni u organizua ditët e fundit mitigu i shkëmbimeve tregtare "Hyrja në Europën Qendrore e Lindore".

Në këtë miting morën pjesë dhe mbajtën fjalime Këshilltari i Ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës Shabit Subasiç dhe zv-drejtori i Sektorit të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar "Një brez, një rrugë" të Institutit të Tregtisë Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Ekonomik pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës Wu Fang si dhe mbi 120 personalitete të fushave të ndryshme.

Në mbledhjen e shkëmbimeve, Subasiç foli për kulturën, historinë, mjedisin natyror dhe epërsinë e zhvillimit ekonomik. Ai shpjegoi fushat kyçe, projekte të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe politikat e favorshme të vendit të tij për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ai tha se vendi i tij mirëpret sa më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në fushat e infrastrukturës, të bujqësisë, të automjeteve, të ndërtimit, të energjisë, të drurit, të turizmit në Bosnjë-Hercegovinë.

Wu Fang, zv-drejtori i Sektorit të Bashkëpunimit Ekonomiko-tregtar "Një brez, një rrugë" të Institutit të Tregtisë Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Ekonomik pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës, foli mbi gjendjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, mjedisin e investimeve në rajon. Ai gjithashtu analizoi sistemin ligjor të investimeve të vendeve të EQL-së dhe rekomandoi që gjatë zhvillimit të investimeve të konsiderohen epërsitë dhe potenciali i vendeve të EQL-së. Ai theksoi se forcat tërheqëse të vendeve të EQL-së përfshijnë lidhjet e tyre me BE-në, lehtësinë e zhvillimit të investimeve të vazhdueshme dhe fuqinë punëtore me aftësi të lartë por me kosto të ulët. Ai u shpreh i mendimit se lidhur me situatën e tanishme të vendeve të EQL-së dhe epërsinë e aftësisë së prodhimit të Kinës, duhet të investohet në fushat e infrastrukturës, të prodhimit dhe të turizmit. Në fjalimin e tij, ai po ashtu analizoi mjedisin e investimeve në Hungari, Çeki dhe Poloni.

Pjesëmarrësit vlerësuan fjalimet e mysafirëve duke i quajtur ato të pasura dhe tërheqëse si dhe të vlefshme për ndërmarrjet që marrin pjesë në bashkëpunimin tregtar dhe të investimeve dhe luajnë rol pozitiv për ndërmarrjet që të hynë në EQL në mënyrë të suksesshme, të qëndrueshme dhe efikase.

Shangai: Publikohen raportet e studimeve për vende të ndryshme nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë"

Ditët e fundit u organizua në Akademinë e Shkencave Shoqërore të Shangait një konferencë shtypi mbi Raportet e studimeve për vende të ndryshme nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" (pjesa e Hungarisë dhe pjesa e Polonisë). Në këtë konferencës morën pjesë konsulli i përgjithshëm i Hungarisë dhe ai i Polonisë në Shangai si dhe shumë specialistë, përfaqësues nga fusha e studimit dhe e botimit.

Drejtori i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Shangait Zhang Daogen tha në konferencë se gjatë 6 viteve pas propozimit të "Një brez, një rrugë", nisma ka marrë reagime pozitive nga një numër gjithnjë e më i lartë vendesh. Me këtë nismë bashkëpunimi e shkëmbimet në shumë fusha të ndryshme midis vende të ndryshme po zhvillohen më thellë. Publikimi i Raporteve të studimeve për vende të ndryshme nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" do të ndihmojnë forcimin e shkëmbimeve të vendeve rreth nismës "Një brez, një rrugë".

Raportet e studimeve për vende të ndryshme nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" janë rezultatet e mëdha e Zyrës së Punës së Shkencave Shoqërore dhe të Filozofisë të Kinës, në të cilat pjesa e vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe pjesa e vendeve të Lindjes së Mesme u hartuan nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Shangait. Zv-drejtori i Akademisë së Shkencës Shoqerore të Shangait Wang Zhen është kryerektori i këtyre raporteve. Përveç pjesës së Polonisë dhe të Hungarisë, do të publikohen edhe pjesë të Marokut, të Greqisë, të Turqisë, të Izraelit etj.

Ditët e fundit, pas dy shfaqjeve në Festivalin e 6-të Artistik Ndërkombëtar "Rruga e Mendafshit", Vanja Pantovic, drejtorja e Trupës së Baletit të Malit të Zi, shprehu falenderimet e saj për ftesën e palës organizuese. Ajo është e kënaqur të shfaqet në qytetin e madh kinez Xian.

Xian: Shumë shfaqje nga vende të EQL-së

Ata shfaqën baletin "Zemra ime Fluturon", ku tregohet historia e dashurisë së një djali e një vajze që kalojnë barrierat e zakoneve dhe janë të lirë në marrëdhënien e tyre.

Gjatë Festivalit të 6-të Artistik Ndërkombëtar "Rruga e Mendafshit", shumë shfaqje nga vende të EQL-së u shfaqën në platformat e Xian-it. Koncert i xhazit të Polonisë "Vendi që ka gjithmonë shpresë", filmi 3D i Ukrainës "Anija fantazmë" tregojnë aftësinë e artistëve të të dy vendeve. Drama e fëmijëve nga Estonia "Tregimi i qeses plastike" dhe drama e fëmijëve të Kroacisë "Toka e një njeriu" u pëlqyen shumë nga fëmijët e qytetit Xian. Drama e fëmijëve e krijuar nga artistët kinezë dhe kroatë arriti sukses, duke ofruar rast të mirë që drama e fëmijëve kineze të hyjë në platformën ndërkombëtare. Këto shfaqje nga vendet e EQL-së jo vetëm shtuan njohjet e shikuesve të qytetit Xian për artin e Europës, por gjithashtu shtuan miqësinë e artistëve të vendeve të ndryshme dhe forcuan shkëmbimet kulturore midis provincës Shanxi dhe vendeve të ndryshme të EQL-së.Arti nuk ka kufij. Artistët shumë të talentuar nga Mali i Zi patën një performancë të shkëlqyer dhe fituan duartrokitjet e shikuesve. Pasioni i publikut i bëri përshtypje edhe Vanja Pantovic-it, i cili shprehu shpresën që ta rivizitojë Xian-in në të ardhmen për më shumë shfaqje në këtë qytet, banorët e të cilit janë artdashës.

Mësohet se me hapjen e linjës direkte të fluturimit midis qytetit Xian dhe Europës, punonjësit e industrisë kulturore e turistike të qytetit Xian do të shkojnë në Europë si dhe në Çeki, Hungari dhe Bjellorusi të zhvillojnë aktivitete të njohjes së kulturës dhe të turizmit për të shfaqur figurën e provincës Shaanxi. Me kulturë kapërcehet distanca gjeografike dhe popujt e dy palëve do të afrohen më tej.

Mrekulli
Lajmet Kryesore