Filmi i animuar "Panda kineze" së shpejti në ekranin e TVSH

2019-09-28 09:42:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fëmijët shqiptarë çdo fundjavë do të mund te ndjekin në ekranin e Radiotelevizionit Shqiptar filmin e animuar kinez, "Panda kineze". Për këtë në mjediset e insrtitutucionit më të mëdha publik mediatik në Shqipëri RTSH u prit ambasadori kinez, Zhou Ding me stafin e tij nga Drejtori i Përgjithshëm, Thoma Gëllçi dhe drejtues të tjerë. Të pranishmit ndoqën spoti televiziv që RTSH ka përgatitur për filmin "Panda kineze" si dhe dy video mbi bukuritë natyrore të Kinës dhe sukseset e saj.

"Kjo godinë mban kujtimet e përbashkëta të miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë-Shqipëri dje dhe sot. Shkëmbimi i programit filmik mes Shqipërisë dhe Kinës ka histori të gjatë. Filmi shqiptar "Ngadhënjim mbi vdekje" e rreth 20 filma shqiptarë janë parë katër dekada më parë në të gjithë Kinën, po ashtu edhe filma kinezë janë parë në Shqipëri. Transmetimi i filmit "Panda kineze" është rezultat konkret i marrëdhënieve kino-shqipare në kohën e re, të cilat janë të shkëlqyera, por duhet t'i cojmë edhe më tej. Jam i bindur që Panda do të bëhet shumë e dashur për popullin shqiptar, sidomos për fëmijët", tha ambasadori kinez Zhou Ding në ceremoni .

Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi e cilësoi këtë si fillim të bashkëpunimit dhe nënvizoi "Jam i bindur që do të ketë më shumë bashkëpunime në programe të tjera filmike. Përshtypja për Kinën për shqiptarët s'mund të jetë akoma filmi "Ngadhënjim mbi vdekjen" dhe për shqiptarët s'mund të jetë akoma filmi kinez "Vajza me flokë të thinjura". Shqiptarët e kinezët duhet të njohin njëri-tjetrin sot. Edhe nisma e njohur kineze "Një brez një rrugë" ka si qëllim të lidhë zemrat mes popujve në botë dhe RTSH ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e zemrave mes dy popujve tanë apo popujve të tjerë"

Në një intervistë për Televizionin Shqiptar pas ceremonisë, ambasadori Zhou Ding u shpreh se " Dëshirojmë që shqiptarët të hyjnë në programe mediatike kineze e kinezët në programe mediatike shqiptare, sepse energjia e medias është e fuqishme, është në dobi të lidhjes së zemrave mes dy popujve. Mbi këtë bazë ne mund të nxisim bashkëpunimin në tregti, investime. Ky është edhe roli i mediave shqiptare, si edhe RTSH".

Ambasadori i Kinës Zhou Ding dhe stafi i tij i dhuruan stafit të RTSH pandën simbolike të Kinës, por dhe paqes, ndërsa drejtori i përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi i dhuroi ambasadorit libra mbi historinë e Shqipërisë dhe një dekoder të prodhuar në Kinë për të parë filma shqiptarë.

Në takim ishte i pranishëm kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe kryetari i Shoqatës Kulturore Alb China Iljaz Spahiu.

Eda Merepeza

Mrekulli