Numri i turistëve kinezë në Europën Lindore më i lartë se në atë Perëndimore

2019-09-03 15:55:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillim të gushtit, Instituti i Turizmit i Kinës publikoi "Raportin e turizmit të kinezëve jashtë vendit 2019" dhe "Gjendjen e qarkullimit të ekonomisë turistike të Kinës në 6 muajt e parë të vitit 2019".

Sipas raportit, numri i turistëve që udhëtuan në Europë në vitin 2018 ishte mbi 6 milionë. Në vitin 2018, turizmi në Europë zuri 3.83% të turizmit jashtë vendit duke u renditur në vendin e dytë.

Vendet europaine zënë 25% e 20 vendeve të para të destinacionit turistik, në të cilat numri i turistëve kinezë në Europën Lindore ishte më i lartë duke zënë 36.3%, ndërsa në Europën Perëndimore 32.8%, Europën Veriore 16.6% dhe në atë Jugore 14.2%.

Pas Azisë, Europa është rajoni i dytë më i madh i destinacionit turistik të turistëve kinezë.

Sipas "Raportit të të Dhënave të Mëdha të Turizmit Kinë-Europë 2018" publikuar bashkërisht nga Instituti i Kërkimeve të Turizmit në Kinë dhe Grupi Ndërkombëtar i Udhëtimeve të Ctripit Huacheng në shkurt të këtij viti, prenotimet vjetore të kinezëve në për paketa udhëtimi në Europë në vitin 2018 zunë 11%.

Viti 2018 ishte "Viti i Turizmit Kinë–Europë". Në këtë skenë, bashkëpunimi turistik midis Kinës e Europës është thelluar më tej. Turistët kinezë fituan politika lehtësuese për vizat, linjat ajrore, produktet turistike dhe shërbimet e konsumimit. Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Rusia etj., kanë ofruar lehtësira për hyrjen e turistëve kinezë dhe çdo javë kryhen mbi 600 fluturime ajrore midis Kinës e Europës. Përveç këtyre, bashkëpunimi i ndërmarrjeve turistike kineze e europiane është thelluar më tej. Dy palët kanë bashkëpunuar për publikimin e mbi 1 mijë produkte turistike në mënyra të ndryshme, si paketat turistike në grup, turizmi individual, lundrimi në det, turne studimi, udhëtime me porosi, veprimtari lokale etj.

Përgjegjësi i Laboratorit të Ekonomisë Turistike të Institutit të Turizmit të Kinës He Qiongfeng tha se parashikohet që numri i turistëve kinezë në Europë do të arrijë 3 milionë, një rritje 7.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Menaxheri i përgjithshëm i Strategjisë së Shitjes të Uejbsatit të Njohur Turistik Mafengwo, Zhao Ran, tha se në gjysmën e parë të vitit 2019, turizmi pati një bum dhe vendet evropiane zunë gjashtë vende.

Menaxheri i përgjithshëm i Agjencisë Turistike Malijingxing që ndodhet në Paris, Yuan Hao tha se këtë mars, presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi Francën, Italinë dhe Monakon. Vizita e tij solli rritjen e turizmit në Europë, pasi sipas menaxherit, nëse një vend vizitohet nga një lider, ai do të tërheqë më shumë turistë kinezë. Në majin e vitit 2019, kjo kompani mirëpriti 1 mijë grupe turistike kineze duke përfshirë 40 mijë turistë kinezë.

Destinacionet turistike më tërheqëse në Europë për kinezët në vitin 2018 ishin: Rusia, Italia, Britania, Gjermania, Franca, Spanja, Greqia, Republika Çeke, Zvicra, Portugalia. Përveç destinacioneve tradicionale, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia tërhoqën më shumë vëmendje. Shqipëria shpalli heqjen e vizave për shtetasit kinezë që udhëtojnë për turizëm gjatë sezonit turistik. Serbia dhe Mali i Zi po ashtu publikuan politika lehtësuese për vizat. Shpenzimet turistike në këto vende nuk janë të larta dhe burimet turistike janë të pasura, prandaj ato kanë tërhequr më shumë kinezë.

Megjithëse më shumë kinezë dëshirojnë të vizitojnë vende të mëdha turistike tradicionale europiane si Gjermania, Franca, Britania etj., vendet e vogla europiane po tërheqin më shumë kinezë sidomos të rinjtë. Menaxheri i përgjithshëm i Strategjisë së Shitjes të Uejbsatit të Njohur Turistik Mafengwo, Zhao Ran, vuri në dukje se niveli i lartë i kërkimit në uebsajt mbi Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Rusinë, Serbinë, Italinë dhe Kroacinë arriti 80%, ku habiti fakti që Mali i Zi arriti 161%.

Si forca kryesore e turistëve, të rinjtë kinezë pëlqejnë produkte të reja, duke sjellë impuls të ri në rritjen e industrisë turistike. Por shumë destinacione t

uristike jotradicionale nuk kanë linja direkte fluturimi nga Kina. Gazetari zbuloi se shumë turistë zgjedhin që të shkojnë në këto destinacione me tren.

Disa turistë blejnë një ose dy bileta treni për të provuar këtë mënyrë udhëtimi dhe një pjesë tjetër turistësh dëshirojnë të blejnë biletën e mbarë Europës nga Kompanisë Rail Europë. Bileta e mbarë Europës përfshin 31 vende europiane dhe Britania, Maqedonia dhe Lituania janë vende të reja anëtare në këtë biletë. Shumë kinezë kanë zgjedhur pikërisht këtë biletë për udhëtim mes Britanisë e Francës, pasi çmimi është shumë i përshtatshëm.

Përfaqësuesja e Kompanisë Rail Europë Ding Yi bëri të ditur se tani grupi më i madh i klientëve të kompanisë së saj janë turistët amerikanë që blejnë 100 mijë bileta në vit. Turistët kinezë bëjnë 20 mijë bileta në vit, duke u renditur në vendin e 4-t. Ding Yi tha se një dekadë më parë, vëllimi i shitjes së biletave të kompanisë së saj në Kinë ishte vetëm disa mijë, por më pas u rrit me një shpejtësi rritjeje mesatare 6% deri 7%.

Për kinezët, çmimi i Kompanisë Rail Europe është i lartë dhe kur përdoret bileta, kanë pengesa të gjuhës. Megjesëse Kompania Rail Europe ofron shërbimin e gjuhës kineze në uebsajt, përmbajtjet nuk janë të pasura. Ding Yi tha se kompania e saj po përgatitet për ofrimin e biletave elektronike, të cilat mund të përdoren vitin e ardhshëm. Ajo është e mendimit se kur të shtohet numri i të rinjve si burimi kryesor i turistëve, biletat e kompanisë Rail Europë do të rriten më shumë.

Sipas raportit parashihohet se shpejtësia e rritjes së numrit të turistëve kinezë në vitin 2019 do të jetë 11%-16%. Turizmi me grupe mbetet ende mënyra kryesore, ndërkohë që është rritur shumë turizmi i personalizuar, ai tematik etj., si dhe konsumimi i ndryshëm. Turistët duan të rrisin konsumin në fushën e hotelerisë, restoranteve në bazën e ndryshimit të produkteve.

Sipas raportit të turizmit të kinezëve jashtë vendit 2019, kënaqësia e turistëve kinezë për destinacionet si ShBA-ja, Gjermani, Italia, Franca dhe Austria zënë vendet e para, njëkohësisht Spanja, Filipinet, Kamboxhia, India dhe Indonezia u rritën në krahasim me vitin 2017. Lidhur me Europën, Spanja, Gjermania, Italia, Rusia dhe Franca janë në mesin e vendeve kryesore respektivisht në vendin e tretë, katërt, shtatë dhe të nëntë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore