Miqësia e të rinjve nxit bashkëpunimin Kinë-EQL

2019-08-21 17:29:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kampi i 4-t veror i Instituteve të Konfucit të vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) u organizua ditët e fundit nga selia e Institutit të Konfucit. Zv-sekretari i përgjithshëm i selisë së Institutit të Konfucit Zhao Guocheng, përfaqësuesja e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për çështjet e bashkëpunimit Kinë- vende të EQL-së Huo Yuzhen, rektori i Universitetit të Gjuhëve të Pekinit Liu Li, ambasadori i Hungarisë në Kinë, ambasadori i Kroacisë në Kinë dhe mbi 1 mijë studentë e pedagogë të 31 instituteve të Konfucit nga 16 vende të EQL-së u mblodhën në ceremoninë e hapjes së kampit veror në Universitetin e Gjuhëve të Pekinit.

Në ceremoninë e hapjes, zv-sekretari i përgjithshëm i selisë së Konfucit Zhao Guo cheng u shpreh se miqësia midis Kinës e vendeve të EQL-së ka histori të gjatë. Vendet e EQL-së janë pararendës dhe praktikues të nismës "Një brez, një rrugë". Deri tani me bashkëpunimin midis Kinës e 16 vende të EQL-së, u ndërtuan 34 shkolla Konfuci dhe 44 klasa, ndërkohë numri i nxënësve arriti 52 mijë. Këto shkolla e klasa organizuan shumë aktivitete të larmishme kulturore, në të cilat morën pjesë 510 mijë të huaj. Kampi në Kinë, konkursi "Chinese Bridge" që organizohen nga selia tërhoqi shumë të rinj. Në vitin 2018, 364 nxënës nga vende të EQL-së fituan "Bursën e Institutit të Konfucit" për të studiuar në Kinë. Qysh nga viti 2016, selia e Institutit të Konfucit filloi të organizojë "Kampin e Instituteve të Konfucit të Vendeve të EQL-së" dhe mbi 3500 nxënës vizituan Kinën.

Zhao Guocheng u shpreh se selia do të vazhdojë të zbatojë konceptin e bashkëpunimit me leverdi reciproke dhe të përkrahë zhvillimin e mësimëdhënieve të gjuhës kineze në vende të EQL-së dhe të nxitë bashkëpunimin arsimor, kulturor midis Kinës e vendeve të EQL-së, dhe të ftojë e të përkrahë të rinj të shkëlqyer të vendeve të EQL-së të studiojnë ose të vizitojnë Kinën. Selia gjithashtu do të luajë rol të rëndësishëm dhe do të japë kontribut pozitive për nxitjen e shkëmbimeve rinore dhe të bashkëpunimit arsimor midis Kinës e vendeve të EQL-së.

Rektori Universitetit të Gjuhëve të Pekinit Liu Li tha se Kampi i instituteve të Konfucit të vendeve të EQL-së ka rëndësi të madhe për nxitjen e njohjes reciproke midis Kinës e Europës dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe të të rinjve. Një nga detyrat kryesore të Universitetit tonë është zhvillimi i mësimit të gjuhës dhe kulturës kineze për studentët e huaj në Kinë. Universiteti ynë arriti rezultate të larta në bashkëpunimin e arsimit në kornizën e Mekanizmit "17+1". Universiteti ynë zhvillon aktivisht institute të Konfucit, klasa dhe përgatit talente. Universiteti ynë zhvillon bashkëpunim me univeristete të vendeve të EQL-së dhe ndërton platformën e mësimdhënieve të gjuhës kineze për të zhvilluar standardin, materialet e mësimdhënieve të gjuhës kineze me karakteristika të vendeve të ndryshme, kështu u nxit bashkëpunimi dypalësh me nivele të ndryshme në fushën e mësimit të gjuhëve dhe të shkëmbimeve kulturore. Në të ardhmen, në fushën e arsimit do të zhvillohet bashkëpunimi i arsimit të nivelit të lartë dhe do të forcohet bashkëpunimi i shkëmbimeve kulturore sipas kërkesave të ndryshme të vendeve të EQL-së për të zgjeruar sferën e miqve të Universitetit të Gjuhëve të Pekinit.

Ambasadori i Hungarisë në Kinë shprehu shpresën e tij se më shumë të rinj do të marrin pjesë në shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis Kinës e vendeve të EQL-së dhe të përpiqen së bashku për të lidhur zemrat e popujve dhe të forcojnë miqësinë në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë". Ai theksoi se shpreson që rastet arsimore mund t'u ofrojnë shanse të rinjve. Ambasadori u shpreh gjithashtu se Kina është një vend që shumë studentë të vendeve të EQL-së dëshirojnë të vizitojnë. Sivjet është 70 - vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Të rinjtë e vendeve të EQL-së duhet të kapin këtë rast dhe të mësojnë gjuhën kineze.

Përfaqësuesja e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për bashkëpunimin midis Kinës e vendeve të EQL-së Huo Yuzhen u shpreh se në vitin 2012 Kina dhe vendet e EQL-së krijuan mekanizmin e "Bashkëpunimit Kinë- vende të EQL-së". Gjatë 8 viteve, "Bashkëpunimi 17+1" u bë platforma e nxitjes së ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë" dhe e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, shoqëror midis Kinës e vendeve të EQL-së. Ajo vuri në dukje se sivjet është viti i shkëmbimeve arsimore dhe të të rinjve midis Kinës e vendeve të EQL-së. Bashkëpunimi arsimor dypalësh si një nga fushat e "Bashkëpunimit 17+1" që filluan më herët arriti rezultate të pasura. Kina nënshkroi me 10 vende të EQL-së marrëveshjen e bashkëpunimit arsimor dypalësh dhe nënshkroi me 8 vende të EQL-së marrëveshjen që njohin reciprokisht diplomën e shkencave të arsimit të lartë. Numri i studentëve dypalësh që studiojnë në vendet respektive arriti 10 mijë. Po ashtu federatat e shkollave të larta dhe shkëmbimet mes universiteteve janë aktive. Nën nxitjen e bashkëpunimit arsimor në Mekanizmin "Bashkëpunimin 17+1", gjuha dhe kultura kineze janë popullore. Më shumë institute dhe klasa të Konfucit u hapën dhe arritën rezultate të mira të bashkëpunimit arsimor "17+1". Shpresojmë se më shumë të rinj të vendeve të EQL-së mund të kapin raste të studiojnë dhe do të bëhen nxitës me qëllim që të trashëgohet miqësia tradicionale midis Kinës e vendeve të EQL-së dhe të bëhen forcat kryesore për nxitjen e shkëmbimeve kulturore dypalëshe.

Përfaqësuesja e pjesëmarrësve të kampit veror studentja e Institutit të Konfucit të Universitetit të Malit të Zi Chen Jing mbajti fjalimin e saj në gjuhën kineze, ku shpalosi përvojat e saj në procesin e mësimit të gjuhës kineze. Ajo tha se para se të niste studimin e gjuhës kineze, ajo vetëm dinte se ka një autostradë nga veriu deri në jug të Malit të Zi që u ndërtua nën nismën "Një brez, një rrugë". Kur filloi gjuhën kineze, ajo filloi të marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë kulturore kineze. Nëpërmjet mësimeve kulturore, festivalit të ushqimeve të shijshme kineze, ajo e njohu shumë kulturën kineze.

Vajza nga Rumania Cuixiya nisi të studiojë gjuhën kineze 3 vjet në parë. Ajo tha se ka interes për gjuhën kineze, por profesori i saj nuk i sugjeroi ta mësojë këtë gjuhë pasi ai nuk e njihte Kinën dhe mendonëi se gjuha kineze nuk është e rëndësishme. Por ajo vendosi të mësojë jo vetëm gjuhën, por edhe kulturën. Ajo tha se dëshiron t'i tregojë profesorit të saj një Kinë të vërtetë nëpërmjet mësimit të gjuhës kineze. Në këtë kamp veror, ajo shpreson të shijojë Kinën.

Gjatë kampit, të rinjtë zhvilluan parada në Universitetin e Gjuhëve të Pekinit. Përfaqësuesit nga 31 institute të Konfucit të 16 vendeve me kostum kombëtar tradicional i njohën të pranishmit me kulturën e vendeve të tyre për shfaqur frymën e të rinjve. (Çang Çuo)

Mrekulli