Yiwu, nxitet bashkëpunimi rinor Kinë-EQL

2019-07-31 17:57:57 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ndërkombëtar i Krijuesve të Rinj i nismës "Një brez, një rrugë" u organizua ditët e fundit në qytetin Yiwu të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Forumi ishte një pjesë e Kampusit Rinor "Ura e së ardhmes", në kuadër të nismës "17+1".

Mësohet se për të nxitur projektin e "Qendrës për Zhvillimin Rinor" vendet pjesëmarrëse do të angazhojnë të rinjtë dhe kjo qendër do të ngrihet në Tiranë dhe do të shërbejë si një pikë kryesore për të gjitha këto shtete.

Pjesë e projektit janë disa politika si:

1. Pjesëmarrja e 1000 të rinjve nga vendet e EQL-së në "Projektin e Sipërmarrjes së Rinisë Globale".

2. Të rinjve nga vendet e EQL-së do t'u mundësohet lehtësira për akomodimin në Yiwu.

3. Nëse vendet e EQL-së duan të sjellin mallrat e vendeve të tyrë në Yiwu, ata do të gëzojnë lehtësira për ekspozimin e tyre nëpër pavijone.

4. Të rinjve nga vendet e EQL-së do t'u rimbursohen shpenzimet e udhëtimit, do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime mbi tregtinë elektronike etj.

5. Ata do të marrin gjithashtu shërbime si regjistrimi i kompanisë (që mund ta përfundojnë brenda ditës), lejeqendrim, lejebanim etj.

Si një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të shkëmbimeve rinore Kinë-EQL, në forum morën pjesë 200 përfaqësues nga 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, të qarqeve të ndryshme të Kinës, specialistë etj.

Ky forum u organizua nga Federata Rinore e Kinës, Qendra Ndërkombëtare e Shkëmbimeve Rinore të Kinës, Federata Rinore e Provincës Zhejiang dhe Bashkia e Qytetit Yiwu. Tema e këtij forumi është "Hapja dhe Krijimi i Risisë, të Rinjtë dhe Partnerët". Forumi përbëhet nga fjalime, nënforume me tema të ndryshme dhe diskutime mbi bashkëpunimin. Në këtë forum, përfaqësuesit e vendeve të ndryshme mbajtën fjalime mbi politikat e të rinjve të vendeve të ndryshme, tendencën e zhvillimit të rinisë, bashkëpunimin e të rinjve në fushën ekonomike, krijimin e novacionit etj.

Gjatë forumit, Bashkia e qytetit Yiwu qartësoi mjedisin e investimeve dhe të tregtisë, politikat e favorshme të investimeve, situatën e zhvillimit të nismës "Një brez, një rrugë" në Çeki, kërkesat e tërheqjes së investimeve. Qyteti Yiwu është një qytetit i hapur, gjithëpërfshirës, me krijimin e të rejave dhe me shumë energji. Yiwu është i gatshëm të ndërtojë më tej lidhjen e ngushtë midis të rinjve të vendeve të EQL-së dhe të qytetit Yiwu e të shtojë njohjet e sipërmarrësve të qytetit Yiwu për vendet EQL. Po ashtu, qyteti do të zgjerojë ndikimin në vendet e EQL-së. Në të ardhmen, Yiwu do të ecë në rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë dhe do të zhvillojë në mënyrë të gjithanshme, në fusha e nivele të ndryshme shkëmbimet e bashkëpunimin dhe do të përpiqet të kapë rastin për nxitjen e forcës së prodhimit, forcës konkurruese, energjinë e zhvillimit dhe do të japë kontribut për nxitjen e zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Kinës e vendeve të EQL-së.

Forcimi i shkëmbimeve dhe i bashkëpunimit me vendet e EQL-së është masë e rëndësishme e qytetit Yiwu për zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë". Mësohet se përfaqësuesit në këtë forum janë nga 17 vende dhe sipërmarrësit e rinj zënë 50%, duke u bërë forca e re e vendeve të EQL-së dhe do të jenë liderë e krijues të vendeve të EQL-së në të ardhmen. Në bisedimet për bashkëpunimin, mbi 60 organizata rinore dhe të sektorëve të çështjeve rinore nga 17 vende të EQL-së zhvilluan shkëmbimet me sipërmarrësit e qytetit Yiwu. Përfaqësuesit nga Serbia, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Sllovakia folën për mjedisin e investimeve, projektet e bashkëpunimit, përvojat e hapjes së një biznesi etj.

Përveç këtyre, përfaqësuesit e vendeve të ndryshme zhvilluan dialog mbi bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, arsimore, sportive, të krijimit të të rejave shkencore, kulturore etj. Përfaqësuesit ranë gjithashtu dakord për forcimin e bashkëpunimit rinor, ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". Ata u shprehën të gatshëm për t'u bërë trashëgimtarë të miqësisë tradicionale, krijues të lidhjes reciproke, krijues të risisë dhe përfitues të bashkëpunimit.

Ata u bënë thirje të rinjve nga vende të ndryshme të marrin pjesë në "Projektin e Zhvillimit të Biznesit Rinor Global" dhe dëshirojnë të krijojnë sistemin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve të krijimit të të rejave dhe të fillimit të biznesit të të rinive për të nxitur ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" .

Gjatë periudhës në Yiwu, përfaqësuesit e vendeve të ndryshme patën rastin të vizitojnë Tregun Ndërkombëtar Yiwu, Doganën e Yiwu-t, Qendrën e Risisë dhe të Sipërmarrjes Qingyanliu, Postën Ndërkombëtare Yiwu, Ndërmarrjen e prodhimit të çorapeve, qytezën e lashtë Fotang dhe shumë fshatra piktoresk. Ata u njohën me mjedisin e biznesit të Yiwu-së dhe panë që ishte i hapur, me ndarje të përbashkët të përfitimeve dhe efikas.

Aktiviteti i shkëmbimeve rinore Kinë- EQL u propozua nga Takimi i 5-të i Udhëheqësve Kinë-EQL. Për përmbushjen e propozimeve, Federata e të Rinjve të Kinës ka organizuar dy herë aktivitete të shkëmbimeve rinore prej shtatorit 2017. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore