Shkolla Financiare Zhejiang bën studim për bashkëpunimin Kinë-EQL

2019-06-26 10:44:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Shkolla Profesionale Financiare Zhejiang organizoi një seminar mbi bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore e Lindore nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë". Në këtë seminar ishin të pranishëm mbi 100 specialistë nga mbi 70 institucione përfshi Ministria e Arsimit, Akademia Kineze e Shkencave Shoqërore dhe institute të tjera hulumtimi të fushës.

Organizatorja e seminarit, drejtoresha e Shkollës Profesinale Financiare, njëherësh drejtore e Qendrës Studimore për Çekinë, Zheng Yali, shtjelloi në fjalimin e saj rezultatet e arritura të institucionin që ajo drejton dhe përpjekjet e praktikat në fushat e informimit të autoriteteve, të nxitjes së shkrirjes së industrisë e mësimdhënies për forcimin e shkëmbimeve kulturore. Ajo shprehu shpresën se nëpërmjet shkëmbimit të pikëpamjeve në seminar do të vijë një frymëzim i ri në studimet për bashkëpunimin Kinë-EQL nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" si dhe do të nxitet krijimi i bazës studimore kombëtare e rajonale.

Du Jian, një studiues në Zyrën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit dhe Shkëmbimeve të Departamentit të Arsimit të Provincës Zhejiang, është i mendimit se mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore është një pjesë e rëndësishme dhe një shtojcë e dobishme për bashkëpunimin Kinë-BE dhe gjithashtu është një integrim i nismës "Një brez, një rrugë" në Europë.

Ai vlerësoi lart përpjekjet e Qendrës Studimore për Çekinë pranë Shkollës Financiare Zhejiang dhe tha se Drejtoria Arsimore e Zhejiang-ut do të vazhdojë t'i kushtojë rëndësi studimeve kombëtare dhe rajonale dhe do të punojë për hapjen e Kinës e diplomacinë e vendit të madh dhe ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë".

Huang Pei, përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe të Shkëmbimeve të Ministrisë së Arsimit vuri në dukje se qëllimi kryesor është që shkolla e lartë të zhvillojë studimet kombëtare dhe rajonale për të nxitur zhvillimin shoqëror dhe zhvillimin e Kinës. Ajo shprehu shpresën që Think-Tank për këto studiem t'i kushtojë rëndësi përgatitjes së talenteve, idesë së zhvillimit me karakteristika dhe forcimin e bashkëpunimit konkret. Ajo shtoi se duhet të ngrihet aftësia dhe zbatimi i përgjegjësisë.

Shao Qing, përgjegjës i Federatës së Shkencave Shoqërore Zhejiang, është i mendimit se zhvillimi i studimeve kombëtare dhe rajonale është kërkesë e ndërtimit të përbashkët "Një brez, një rrugë" që përputhet me aktualitetin e tanishëm të botës. Provinca Zhejiang është pikënisje e Rrugës së Lashtë Detare të Mëndafshit. Tani kjo provincë bashkëpunon ngushtë me vendet e nismës "Një brez, një rrugë", prandaj i kushton rëndësi studimeve të vendit sidomos ndaj vendeve të nismës "Një brez, një rrugë". Ai shpjegoi rezultatet e arritura në fushat e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, të investimit industrial, të shkëmbimeve në arsim, kulturorë etj. Ai tha gjithashtu se provinca Zhejiang ka një grup bazash e qendrash studimore vende e rajone të zhvillojnë studimet përkatëse dhe japin kontribut për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kinës. Po ashtu, Shao vlerësoi lart rezultatet e arritura nga Qendra për Studimet mbi Çekinë pranë Shkollës Financiare Zhejiang në fushën e nxitjes së bashkëpunimit midis provincës Zhejiang dhe Çekisë. Ai shprehu shpresën se institucionet e larta do të vijojnë të forcojnë më tej lidhjet e bashkëpunimin dhe të shfrytëzojnë burime të ndryshme për të nxitur studimet ndaj vendeve të ndryshme.

Huo Yuzhen, përfaqësuesja e posaçme për çështjet e "Bashkëpunimit Kinë-EQL" foli mbi gjendjen e këtij bashkëpunimi dhe rezultatet e arritura, sidomos ato në Takimin e 8-të të Liderëve Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore. Ajo vuri në dukje se ky bashkëpunim është një përfaqësim i bashkëpunimit shumëpalësh ndër-rajonal. Bashkëpunimi është zhvilluar në bazën e zhvillimit të ekonomive të ngjashme dhe të plotësimit reciprok. Sivjet është 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës si dhe 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe një pjese të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Gjatë 70 viteve, bashkëpunimi miqësor Kinë-EQL arriti përparimet e dukshme. Ajo shpreson se në të ardhmen mund të zgjerohet hapërsira e bashkëpunimit.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit edhe vizituan Pavijonin e Monedhës dhe Pavijonin e Çekisë të Shkollës Financiare Zhejiang. Organizimi i këtij seminar do të ndihmojë lidhjet midis bazave të studimeve për vende të Europës Qendrore e Lindore dhe organeve përkatëse të studimit dhe do të nxitë shkëmbimet e mënyrave të studimeve dhe mund të nxitë studimet për vende dhe rajone dhe do të japë kontributë të shërbimeve për nismën "Një brez, një rrugë" dhe do të ndihmojë ngritjen e cilësisë së zhvillimit të Qëndrës së Studimeve për Çekinë. Kjo qendër u hap në vitin 2017. 16 vende të Europës Qendrore e Lindore janë partnerë të rëndësishëm të ndërtimit të përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" .Çekia është partnere e bashkëpunimit të provincës Zhejiang. Për shkëmbimet e provincës Zhejiang me pjesën tjetër të botës dhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me Europën Qendrore e Lindore, Shkolla Financiare Zhejiang planifikoi ndërtimin në vitin 2016 të Qendrës së Studimeve për Çekinë dhe në vitin 2017, Ministria e Arsimit e Kinës miratoi projektin e krijimit të kësaj qendre. Kështu, Shkolla Financiare Zhejiang u bë shkolla e lartë e parë profesionare ku mund të zhvillohen studimet për vendin, duke dhënë kontribut të rëndësishme për ngritjen e cilësisë së ekonomisë së hapur të provincës Zhejiang.

Mësohet se vitet e fundit, qeveria e provincës Zhejiang është e mendimit se arsimi ndërkombëtar është rrugë e rëndësishme për nxitjen e modernizimin e arsimit. Shkëmbimet e bashkëpunimi ndërkombëtar i arsimit të nivelit të lartë në provincën Zhejiang ka prirje lulëzimi. Provinca Zhejiang ka lidhje të ngushtë dhe shkëmbime të shpeshta me vendet pjesëmarrëse të nismës "Një brez, një rrugë", përfshi Çekinë. Porvinca ka epërsi të veçantë në pjesëmarrjen aktive në ndërtimin e përbashkët "Një brez, një rrugë".

Krijimi i Qendrës Studimore për Çekinë në Shkollën Profesionale Financiare në provincën Zhejiang ka një rëndësi të lartë jo vetëm në historikun e shkollës, por gjithashtu edhe për zhvillimin e ndërtimit të Think-Tankut në një shkollë të lartë profesionale. Zakonisht, Think-Tank është një grup studiuesish që është i pranishëm më së shumti në universitete dhe akademi të tjera shkencore.

Gjatë 2 viteve pas krijimit, qendra zhvilloi shumë studime dhe dha kontribut për forcimin e shkëmbimeve midis provincës Zhejiang dhe botës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore