Zgjerohet sfera e miqve Kinë- EQL

2019-04-24 09:32:27 CRI Komenti juaj Printoni

Mekanizmi i "Bashkëpunimit 16+1 ", krijuar 7 vjet më parë, është kthyer në "Bashkëpunimin 17+1" pas anëtarësimit të Greqisë.

Takimi i 8-të i udhëheqësve Kinë-Vende të EQL-së që u organizua në Dubrovnik të Kroacisë në mes të prillit njoftoi se Greqia u bë anëtare zyrtare e këtij mekanizmi.

Duke iu referuar fjalëve të kryeministrit grek Alexis Tsipras, shumë media ndërkombëtare raportuan se Greqia është e gatshme të zhvillojë bashkëpunimin me vendet anëtare të mekanizmit të "16+1", veçanërisht vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të zhvillimit me Kinën.

"AFP"-ja publikoi një koment ku thuhet se me pjesëmarrjen e Greqisë, platforma e bashkëpunimit midis "Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore" (16+1) do të bëhet "17+1". Kjo është një fazë kyçe për zhvillimin global dhe rajonal.

Në fakt, mund të shohim pararendës mbi pjesëmarrjen e Greqisë para Takimit të 8-të udhëheqësve Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore.

E përditshmja angleze "Financial Times" raportoi se kryeministri grek i dërgoi një mesazh homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, në të cilin thuhet se Greqia është e gatshme t'i bashkohet "Bshkëpunimin 16+1".

Në mesazhin e tij Tsipras, shkruan se pjesëmarrja e Greqisë përputhet me dëshirën e forcimit të bashkëpunimit, të nxitjes së paqes, të zhvillimit të përbashkët në këtë rajon dhe është në bazën e bashkëpunimit strategjik midis Greqisë e Kinës.

Në të kaluarën, Greqia ka marrë pjesë disa herë si vëzhguese në takimet e liderëve "16+1", ndërsa këtë herë ajo u bë anëtare zyrtare e këtij mekanizmi.

"Tani është një kohë e rëndësishme për zhvillimin global dhe rajonal. Greqia duhet të dalë nga kriza e borxhit dhe të kërkojë rrugën e re për zhvillimin e vendit në këtë rajon," tha Tsipras, duke shtuar se të gjitha do të zhvillohen në përputhje me rregullat e BE-së. Shumë udhëheqës nga Europa Qendrore e Lindore mirëpritën pjesëmarrjen e Greqisë në këtë mekanizëm.

Sipas gazetës hongkongase "South China Morning Post", kryeministri i Sllovenisë shprehu përmes një fjalimin besimin se pjesëmarrja e Greqisë do t'i japë bashkëpunimit "një perspektivë më të gjerë". Kryeministri kroat Andrej Plenkovi tha se po palët po kërkojnë së bashku përmirësimin e mënyrës së bashkëpunimit. "16+1" u bë platforma e forcimit të marrëdhënieve politiko-ekonomike.

Kjo gazetë njoftoi gjithashtu se vendet e Europës Qendrore e Lindore janë të kënaqura për bashkëpunimin e barabartë mes vendeve të mëdha e të vogla.

Po çfarë e tërhoqi Greqinë t'i bashkohet mekanizmit Kinë-EQL?

Arsyeja e parë është përfitimi reciprok dhe i përbashkët gjatë bashkëpunimit me Kinën. Në Forumin Ekonomiko-Tregtar Kinë- Vende të EQL-së, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se sipas statistikave, nën kushtet e ngadalësimit të rritjes ekonomike globale, vëllimi i tregtisë midis Kinës e 16 vendeve të Europës në vitin 2018 u rrit 21% në krahasim me vitin 2017 duke shënuar rekord historik.

Kryeministri kroat Andrej Plenkovi tha se vitet e fundit, eksporti i 16 vende të Europës Qendrore e Lindore në Kinë u pesëfishua.

"Pekini është i shkëlqyer në sytë e vendeve të EQL-së" ishte një nga titujt e gazetës franceze "Les Echos" mbi këtë takim.

Nga ana tjetër, Kina zbaton parimin diplomatik "vende të mëdha dhe të vogla janë të barabarta" parim ky që është vlerësuar lart nga vendet e EQL-së. Në çdo takim Kinë-EQL, kryeministri kinez dhe udhëheqësit e vendeve të EQL-së ule në një tryezë të rrumbullakët dhe çdo udhëheqës ka rast të mbajë një fjalim. Gjatë vizitës në Kroaci, kryeministri kinez zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me çdo lider të vendeve të EQL-së.

Një diplomat i pranishëm në takim u shpreh në një intervistë për mediet koreanojugore se në këto lloj konferencash ndërkombëtare, zakonisht vendet e mëdha zënë më shumë peshë, por në takimin "16+1", është Kina dhe vendet e EQL-së dhe nuk kanë arsye të jenë të pakënaqura nga ky bashkëpunim.

"Financial Times" njoftoi qëndrimet e diplomatëve të vendeve të EQL-së, ku thuhet se ata shfrytëzojnë këtë mekanizëm për zhvillimin e bisedimeve dypalëshe me liderët e Kinës. Zakonisht në mekanizmet e tjera, vendet e mëdha kanë raste të zhvillojnë bisedime dypalëshe me liderët e Kinës.

Në faqen zyrtare të Agjencisë kroate të Lajmeve thuhet se me takimin "16+1" shumë vende të vogla kanë shans të krijojnë dhe të zhvillojnë marrëdhënie me një vend të madh si Kina me rreth 1.4 miliard banorë. "Bashkëpunimi 16+1" do të thellojë bashkëpunimin strategjik midis Kinës e Europës. Përveç fokusit tek pjesëmarrja e Greqisë, mediet globale u përqëndruan tek vënia e theksit të kryeministrit Li Keqiang për zbatimin e ligjeve dhe rregullave të BE-së.

Gazeta amerikane "The Washington Post" iu referua fjalimit të kryeministrit Li: "Bashkëpunimi 16+1" do të zbatojë ligjet e rregullat e BE-së. Ndërsa "Reuters" njoftoi se shefi i qeverisë kineze shprehu shpresën se me "Bashkëpunimin 16+1", Kina do të afrohet më tej me BE-në.

Gazeta "The New York Times" njoftoi për figurën metaforike që përdori kryeministri kinez se "Bashkëpunimi 16+1 nuk është "Game of Thrones", por një reflektim i bashkëpunimit të favorshëm me përfitim reciproke. Qyteti ku organizohet takimi i liderëve Kinë- EQL është një nga vendet e prodhimit të premierës së sezonit "Game of Thrones".

Agjencia ruse e lajmeve "Satelit" publikoi një koment, në të cilin thuhet se "Bashkëpunimi 16+1" nuk do të ndikojë bashkëpunimin e BE-së. Aktiviteti i 7 viteve mund të tregojë qartë suksesin e këtij mekanizmi që ruan rregullat botërore nëpërmjet bashkëpunimit të barabartë e jo përmes parimit vendi i madh drejton vendin e vogël.

Specialisti i Qendrës së Institutit të Orientit Jacob Bobsky tha në një intervistë se janë të dukshme përpjekjet konkrete të Kinës për nxitjen e vërtetë të "Bashkëpunimit 16+1" për të përmbushur Dialogun Kinë-BE.

Gazeta hongkongase "Wenhui" publikoi komentin se "Bashkëpunimi 16+1" do të thellojë bashkëpunimin strategjik të dy ekonomive të mëdha si Kina e BE-ja dhe do të nxisë dy palët të realizojnë suksese të përbashkëta. Kjo gazetë njoftoi gjithashtu se ky bashkëpunim do t'i ofrojë përkrahje të rëndësishme rritjes së ekonomisë botërore dhe do të ndihmojë rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë globale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore