Krahina të ndryshme të Kinës bashkëpunojnë me vendet e EQL-së

2019-04-17 11:19:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ningbo: Ekspozita EQL ngrihet në nivel kombëtar

Ditë e fundit mësohet nga Drejtoria e Tregtisë e Qytetit Ningbo se Ekspozita e Europës Qendrore e Lindore u ngrit në nivel kombëtar.

Nëpërmjet miratimit të Këshillit të Shtetit të Kinës, Ekspozita Ndërkombëtare, Ekspozita e Parë Kinë- EQL (Ekspozita Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit) do të zhvillohet në qershor në Ningbo dhe do të mbahet çdo vit. Organizatorët janë qeveria e provincës Zhejiang dhe Ministria e Tregtisë e Kinës.

Pas ngritjes së nivelit, kjo ekspozitë do të bëhet platformë e re e bashkëpunimit konkret ekonomiko-tregtare midis Kinës e vendeve të EQL-së dhe një dritare e re e hapjes së krahinave të ndryshme të Kinës ndaj vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Kjo ekspozitë do të jetë gjithashtu një shembull i mirë i pjesëmarrjes së qyteti Ningbo në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".

"Vitet e fundit, Ningbo vendosi që nxitja e bashkëpunimit me vendet e EQL-së është një mision i rëndësishëm i ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë" dhe krijon aktivisht platformën e shkëmbimeve e të bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së. Deri tani kemi regjistruar rezultate pozitive në fushat e tregtisë, të investimeve, të kulturës, të ndërtimit të sistemit afatgjatë. Ngritja e nivelit të Ekspozitës së Europës Qendrore e Lindore shënon se Ningbo përballet me shans të ri për ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë"", tha drejtori i Departamentit të Tregtisë së qytetit Ningbo, Zhang Yan.

Sipas statistikave nga Dogana e Qytetit Ningbo, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis qytetit Ningbo dhe vendeve EQL u rrit në 3.696 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2018 nga 2.443 miliardë dollarë amerikanë dhe përqindja në mbarë Kinë u ngrit në 4.5% nga 4%.

Sot numërohen 135 projekte të investimeve dypalëshe midis qytetit Ningbo dhe vendeve të EQL-së, duke e bërë Ningbo kryeqendrën e Kinës për mallrat e Europës Qendrore e Lindore. Ningbo krijoi gjithashtu 33 qendra të shitjes së mallrave të rajonit EQL.

Tani Departamenti Tregtar i Ningbos po përgatitet për organizmin e ekpozitës sipas standarit dhe kërkesave kombëtare të vendit.

Në vitin 2014, Ningbo organizoi Ministerialin për Nxitjen e Ekonomisë dhe Tregtisë dhe vendet e EQL-së. Po ashtu, Ningbo ka organizuar katër herë Ekspozitën e Investimeve dhe të Tregtisë Kinë-EQL .

Harbin: Organizohet seminar për Mjekësinë dhe Farmaceutikën Kineze me vendet e EQL-së

Ditët e fundit u mbajt një seminar mbi njohuritë e Mjekësisë dhe Farmaceutikës Kineze me vendet e Europës Qendrore e Lindore në Universitetin e Mjekësisë Kineze Heilongjiang. Në këtë seminar morën pjesë 20 specialistë kinezë shëndeti, staf të menaxhimit të spitaleve, gazetarë etj. Ky seminar bëhet në kuadër të projektit "Qendra e Mjekësisë Kineze Kinë-Vende të EQL-së".

Me zhvillimin e projektit, mjekësia kineze zgjeron ndikimin e saj në Evropën Qendrore e Lindore, duke rritur pasionin e banorëve të këtij rajoni për mjekësinë kineze e Kinën.

Drejtoresha e Institutit të Arsimit Ndërkombëtar pranë Universitetit të Mjekësisë Kineze Heilongjiang, Yao Suyuan, mbajti fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së seminarit. Në fillim ajo i uroi mirëseardhje stafit nga Hungaria dhe më pas shpjegoi gjendjen konkrete të Universiteit dhe rezultatet e arritura vitet e fundit në fushën e shkëmbimeve e të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë një javë trajnimi, pjesëmarrësit nga Hungaria morën pjesë në trajnimet mbi teoritë bazë të Mjekësisë Tradicionale Kineze, të akupunkturës, të ilaçeve bimore etj. Ata do të vizitojnë gjithashtu spitale, farmaci, qendra rehabilitimi, qendra të akupunkturës dhe masazhit si dhe Muzeun e Mjekësisë Tradicionale Kineze Heilongjiang për të parë nga afër teknikat e trajtimit me mjekësi kineze dhe për të kuptuar më mirë kulturën dhe filozofinë e kësaj mjekësie.

Një pjesë e mirë e pjesëmarrësve nga Hungaria kanë shfaqur interes të madh për mjekësinë kineze dhe kërkuan të marrinpjesë në këtë seminar në Kinë nëpërmjet projektit të "Qendrës së Mjekësisë Kineze Kinë-Vende të EQL-së". Përmes një jave, ata morën disa njohuri bazë mbi mjekësinë kineze dhe panë nga afër efektet magjike të trajtimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze. Pasi morën njohuritë bazë, ata shprehën dëshirën për të vazhduar studim më të thellë dhe disa shprehën shpresën se do të ndjekin studimet master të mjekësisë kineze në Universitetin e Mjekësisë Kineze Heilongjiang.

Mësohet se në kornizën e mekanizmit "16+1", Kina dhe Hungaria janë zotuar të thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, sidomos në fushën e mjekësisë kineze. Hungaria hartoi e para në Europë ligjin e rregullat për kualifikimin e praktikave të mjekësisë kineze. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit nga Kina dhe Hungaria në fushën e mjekësisë kineze në vitin 2014, dy vendet kanë zhvilluar bashkëpunim në fushat e arsimit, studimit, trajtimit me MTK dhe janë angazhuar për ndërtimin e "Qendrës së Mjekësisë Kineze Kinë-EQL".

Vitet e fundit, Universiteti i Mjekësisë Kineze Heilongjiang zhvilloi bashkëpunim të gjerë me kompaninë jo fitimprurëse të Qendrës së Mjekësisë Kineze të EQL-së, Universitetin Semevis, Shkollën Mjekësore të vendeve të EQL-së, spitalet e mjekësisë kineze, të arsimit, të studimit etj.

Shangai: Mbahet Konferenca mbi Investimet në Bullgari

Atasheu tregtar i Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Shangai Kostadin Djatev mori pjesë në Konferencën mbi Investimet në Bullgari. Ai u shpreh në një intervistë se Bullgaria po kërkon të bëhet pika e re e rritjes së investimeve të nismës "Një brez, një rrugë". Bullgaria, vend me pasuri të shumta trëndafili e djathi, shpreson të tërheqë investime kineze me taksa e të ardhurave të korporatave prej 10%.

Në Konferencë, Dimitar Pampulov, këshilltar i Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë u shpreh se me rritjen e qëndrueshme të ekonomisë bullgare dhe përmirësimin e mjedisit të investimeve, organet ndërkombëtare të investimeve dhe të vlerësimit dhanë vlerësime të larta për Bullgarinë.

Bullgaria tërheqi shumë investime të huaja dhe është e vendosur në përshpejtimin e zhvillimit dhe për t'u bërë pikë e re e rritjes së investimeve të nismës "Një brez, një rrugë".

Konferenca u soll rreth temave të nismës "Një brez, një rrugë", situatës së re të marrëdhënieve ndërkombëtare në mekanizmin "16+1" dhe shanseve të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve midis Kinës e Bullgarisë. Në konferencë u diskutuan gjtihashtu potencialet e zhvillimit të Bullgarisë në të ardhmen dhe shanset e investimeve. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore