Lëvizja e trenave Kinë-Europë vendos rekord të ri

2019-03-20 09:39:12 CRI Komenti juaj Printoni

Lëvizja e trenave Kinë-Europë dhe anasjelltas po zhvillohet mbarë. Qendra e magazinimit në Urumqi po shpejton përmirësimin e shërbimeve hekurudhore, që do të ndihmojë Rajonin Autonom të Xinjiang-it të bëhet një "port tokësor" me shumë industri nga qendra e transportit.

Në këtë qendër mund të shihen kontejnerë të shumtë të renditur me rregull. Prej fillimit të këtij viti, janë regjistruar mbi 100 trena që kanë udhëtuar jashtë Kinës nëpërmjet kësaj qendre.

Pang Hongtao, zv-menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë Ndërkombëtare të Logjistikës të Xijiang-ut "Xintie", tha se me të përfunduar Festa e Pranverës, qendra nisi punën intensive. Ai shtoi se linjat e përmirësuara hekurudhore dhe kostoja e ulët e transportit kanë bërë që të rritet numri i mallrave në këtë qendër. Në vitin 2018, kjo qendër regjistroi qarkullimin e 1002 trenave Kinë-Europë, një rritje 41.2% në krahasim me vitin 2017 dhe duke kaluar vëllimin e përgjithshëm të qarkullimit të trenave në 2016 dhe 2017, pra vendosi rekord të ri.

Mësohet se si qendër e rëndësishme e hapjes dhe e lidhjes, Qendra e Urumqit ngriti efikasitetit dhe shpejtësinë, duke bërë që numri i linjave hekurudhore ndërkombëtare që nisen nga kjo qendër të arrijë në 20 me trena që mund të arrijnë në 26 qytete të 19 vendeve.

Tani, treni që niset nga kjo qendër mund të shpenzojë 48 orë për në Almaty të Kazakistanit dhe 72 orë për të mbërritur në Uzbekistan, Taxhikistan etj. Treni mund të arrijë brenda 8 ditëve në Rusi, 16 ditëve në Holandë dhe 19 ditëve në Itali. Efikasitet e transportit u bë një pikë e shkëlqyer për shtimin e mallrave.

Pang Hongtao tha se në fillim të ndërtimit të Qendrës së Mbledhjes së Urumqit nisej një tren në javë, ndërsa tani nisen dy ose tre trena në ditë. Po ashtu u rrit dhe larmia e mallrave nga 10 deri në 200, përfshi produkte kimike, pajisje mekanike, produkte industriale dhe minerare etj. Deri tani Qendra e Urumqit ka krijuar lidhje bashkëpunimi me 82 ndërmarrje të import-eksportit dhe themeloi Lidhjen e Marrjes së Mallrave. Mallrat vijnë nga rreth 10 provinca e qytete të Kinës si Guangdong, Zhejiang, Pekin, Shangai, Chongqing etj. Kjo qendër ka kontrinuuar që ndëmarrjet kineze të shkojnë jashtë vendit.

Sistemi i përmirësuar hekurudhor ka ndihmuar gjithashtu në zhvillimin e Rajonit Autonom të Xinjiang-ut. Falë hapjes ndaj botës, produktet mekanike dhe kimike të këtij rajoni të Kinës u transportuan në vende të ndryshme të Azisë Qendrore për ndërtimin e infrastrukturës, ndëkohë që keçapi i Xinjiang-ut transportohet në Napoli, duke u vendosur në tryezën e europianëve.

Wang Yanli, përgjegjesja e sektorit të domates të kompanisë Zhongliang Tunhe tha se banorët kanë përfituar nga linja hekurudhore Kinë-Europë. Mallrat tona thotë ajo u transportuan në Kazakistan, Rusi, Itali nëpërmjet trenit Kinë-Europë dhe eksportet janë bërë më të lehta se kurrë. Tani procesi i zhdoganimit dhe efikasiteti i transportit janë përmirësuar ndjeshëm. Po ashtu edhe kostoja dhe koha është ulur duket nxitur forcën konkurruese të mallrave në tregun ndërkombëtar.

Zv-menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Transportit të Urumqit "Tongyada", Liu Zhenjun i ci ka 5 vjet që përgjigjet për eksportet në 5 vende të Azisë Qendrore tha se para trenit Kinë-Europë kompania e tij zgjodhi transportin rrugor dhe llojet dhe sasia e mallrave ishin të limituara për shkak të kontrollit. Me nisjen e lëvizjes së trenave Kinë-Europë, llojet dhe vëllimi i përgjithshëm i mallrave u shtuan ndjeshëm. Ai vuri në dukje se prodhimet e kompanisë së tij janë tërheqëse dhe përmasa e kompanisë së tij u zgjerua.

Pang Hongtao tha se me trenin Kinë-Europë Xinjiang-u, një rajon i Kinës me burime të mrekullueshme dhe të pasura ka epërsi gjeografike në lidhje me vendet e tjera, prandaj ai është jo vetëm një kanal i rëndësishëm, por dhe një forcues i situatës së re të zhvillimit të industrisë. 

"Këtë verë, kapaciteti i platformës së hekurudhës sonë do të rritet. Linjat hekurudhore Kinë-Europë do të rriten deri në 15 nga 2 dhe efikasiteti do të jetë 3 herë më i lartë," tha Pang.

Ai shtoi gjithshtu se si pjesë e rëndësishme e Zonës së Portit Tokësor të Urumqit, projekti i zgjerimit të ndërtimit të Qendrës së Urumqit po shpejtohet dhe parashikohet të përfundojë në 6-mujorin e parë.

Në vitin 2015 u prezantua ndërtimi i Zonës së Portit Tokësor të Urumqit për të ofruar përkrahje për nismën "Një brez, një rrugë". Sipas planit të zhvillimit "mbledhja e mallrave, ndërtimi i zonës, zhvillimi i industrive", vitet e fundit, Zona e Portit Tokësor e Urumqit shpejton ndërtimin e infrastrukturës dhe ka nisur linjën e lëvizjes së trenave ndërkombëtarë, ekonomia e atjshme po ndryshon nga "ekonomia e kanalit" në "ekonominë e portit".

Pang shtoi se investimet e përgjithshme të projektit të zgjerimit arrijnë në 840 milionë juanë dhe sipërfaqja e tokës për ndërtimin është 388 hektarë, duke përfshirë zonën hekurudhore, zonën e qëndrimit të trenave, zonën e shërbimeve përkatëse etj. Projekti nisi në gushtin e vitit 2018 dhe faza e parë e projektit përfundoi në fund të vitit të kaluar, kështu që koha e punës së mbledhjes së trenave Kinë-Europë u ul nga 24 në 6 orë. Në 6-mujorin e parë të këtij viti projekti do të përfundojë i gjithi.

"Pas realizimit të projektit për shtimin e ndërtimit të Qendrës së Mbledhjes do të rritet aftësia e Urumqit në fushat e mbledhjes së trenave ndërkombëtarë, të burimeve të mallrave dhe do të plotësojë kërkesat e qarkullimit të trenave Kinë-Europë," tha Pang Hongtao.

Në raportin e vitit 2019 të qeverisë së Rajonit Autonom të Xinjiang-ut thuhet se do të përmirësohet më tej ndërtimi i Zonës së Portit Tokësor të Urumqit dhe do të planifikohen pajisje mbështetëse dhe do të rritet aftësia e mbledhjes së mallrave e do të krijohen kushte të mirë për zhvillimin e industrive. Zona e Portit Tokësor e Urumqit do të bëhet projekt frymëzues në zonën bërthamë të nismës "Një brez, një rrugë". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore