Bujtinat në vendet e EQL-së tërheqin turistë të rinj

2019-03-13 09:34:15 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, me zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë", shkëmbimet kulturore midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore janë më të ngushta. Baza e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së është më e fortë. Prej fillimit të vitit të kaluar, më shumë vende të EQL-së nxorrën politika lehtësuese për vizat ndaj shtetasve kinezë.

Falë këtyre politikave numri i turistëve kinezë që vizituan vendet e EQL-së u shtua. Shumë qytete të njohura turistike të Europës Qendrore e Lindore si Tirana, Praga, Budapesti, Krakovi ndodhen në hartën turistike të vizitorëve kinezë.

Në krahasim me vendet e Europës Perëndimore që kanë industri të zhvilluar turistike, industria turistike e vendeve të EQL-së u zhvillua disi vonë. Infrastruktura turistike ka ende nevojë për përmirësim, ndërkohë që një element i rëndësishëm për përmirësimin e akomodimit janë bujtinat, të cilat janë edhe burime turistike lokale. Zakonisht pronarët e banesës ngarkohen me punët e mirëpritjes, kështu turistët mund të njohin mirë burimet natyrore e kulturore dhe stilin autentik të jetesës vendore.

Në disa uebsajte apo aplikacione për rezervimin e banesës, nëse kërkoni mbi gjendjen e akomodimit në vendet e Europës Qendrore e Lindore do të shihni se hotelet e zakoshme dhe bujtinat zënë përkatësisht 50%. Në krahasim me hotelet që ndodhen në të njëjtin vend, bujtinat kanë çmim më të ulët kanë më shumë orendi dhe sende dhe janë me sipërfaqje më të madhe. Këto elemente kanë tërhequr shumë turistë sidomos ata të moshave të reja.

Në Shqipëri, banorët i zbukurojnë shtëpitë apo apartamentet në mënyrë të përshtatshme për të mirëpritur mysafirët e huaj, që ata të ndihen sa më komodë. Turistët kinezë dëshirojnë të banojnë në këto bujtina sepse kanë çmim të arsyeshëm dhe janë shumë të pastra. Shumë kinezë i rezervojnë këto bujtina përmes aplikacioneve. Përdoruesi i internetit Zhongguoxing shkroi një artikull me temën e turizmit të saj në Shqipëri. Ajo tha se shkoi në një bujtinë me makinë të marrë me qira nga aeroporti i Tiranës. Makinën e parkoi në oborrin e vilës që kishin prenotuar. Ajo u shpreh se mjedisi në këtë zonë është shumë i qetë dhe ka shumë orendi. Pronari i vilës u sugjeroi mysafirëve kinezë disa itinerarë turistikë.

Përdoruesi i internetit "TravelWithMolly" shkroi në uebsajtin e njohur turistik "Mafengwo" se zoti i bujtinës në Permet i çoi në katin e lartë. Nëpërmjet shkallëve spirale prej druri, pashë shumë zbukurime në dhomë, dhe ndjejta në një hotel me 4 yje. Shpenzuam vetëm mbi 100 juanë (rreth 15 dollarë amerikanë) duke përfshirë mëngjesin për dy veta. Në dhomën time kishte tarracë të madhe ku mund të shihje pamjet e sheshit qëndror të Permetit. Mendova se isha në Paris.

Përdoruesi i internetit Xiaodudu tha se banoi në një bujtinë në Sarandë me çmim 300 juanë (rreth 45 dollarë). Ky ishte një apartament i vogël me një dhomë dhe një kuzhinë dhe me pamje nga deti. Poshtë banesës kishte fushë futbolli ku luanin fëmijët. Jam shumë e kënaqur, një vend i përshtatshëm për pushim.

Në Poloni, me zhvillimin e internetit dhe të ekonomisë, shumë familje ofrojnë apartamente me qira. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Qendrore e Statistikave të Polonisë, deri në vitin 2016, numri i banesave për turizëm në Poloni arriti 10,125, nga të cilat 6,330 bujtina zënë 50% të të gjitha mënyrave të akomodimit.

"Qëllimi im kryesor kur bëj turizëm është të jetoj si banorët vendas. Bujtinat europiane ndodhen zakonisht në lagje të vjetra dhe përfaqësojnë një pjesë të kulturës . Kjo edhe është arsyeja pse bujtinat na tërheqin më shumë se hotelet e zakoshme," u shpreh një turist kinez në Çeki.

Me zhvillimin e bujtinave, tregu i pasurive të patundshme pësoi transformime. Vitet e fundit, në kryeqytetin e Polonisë Varshavë dhomat me sipërmaqje të vogla janë shumë tërheqëse. Një nga arsyet është ngrohja. Çifti Michael dhe Patricia kanë 3 bujtina. Në fillim, ata punuan një kompani por më pas e lanë punën dhe iu përkushtuan biznesit familjar.

Michael tha në intervistë se kostoja për të hyrë në industrinë e shëtpive me qira është e ulët. Nëse keni një banesë, orendi etj mund ta lini ambjentin me qira. Me rritjen e numrit të bujtinave, është shtuar edhe konkurrenca. Çifti po punon për krijimin e një marke të vetën në internet, për shfaqjen e karakteristikave të bujtinave.

Në fillim Michael i tërhoqi kryesisht klientët përmes platformës së prenotimit të ambjentit, por tani ai po e reklamon gjithnjë e më shumë në uebsajtin e tij. Ai publikoi video mbi gjendjen e bujtinave, për t'i njohur turistët konkretisht me akomodimin. Falë rrjeteve sociale, ai mbajti kontakt të vazhdueshëm me klientët.

Michael tha se "Qëllimi i bujtinë nuk është vetëm për t'u ofruar banesë turistëve, por gjithashtu për t'u dhënë atyre më shumë mundësi të njihen me kulturën dhe qytetin tonë. Prandaj, shpresojmë, thotë ai, që të bëhemi edhe miq me turistët dhe të shkëmbejmë biseda e njohuri mbi kulturën, kulinarinë etj. Duam të shtojmë njohjet në këtë botë, kjo është edhe arsyeja që e kemi me kaq shumë pasion këtë punë." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore