Pavijonet e 16 vendeve të EQL-së ndodhen në Shenyang

2019-02-20 10:14:34 CRI Komenti juaj Printoni

Muajin e kaluar, pavijonet e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) ndodhen zyrtarisht në Shenyang, kryeqendrën e provincës Liaoning. Në ceremoninë e hapjes së pavijoneve të 16 vendeve të EQL-së ishin të pranishëm mbi 300 përfaqesues, përfshi diplomatë nga 12 vende të EQL-së.

Tani provinca Liaoning po zgjeron hapjen ndaj botës dhe po merr pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" si dhe po ndërton zonën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar "16+1" të provincës Liaoning. Po ashtu do të krijohet një gjendje e re bashkëpunimi, pra në pjesën jugore të Kinës Ningbo do të jetë pika e rëndësishme e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së, edhe në pjesën veriore Liaoning do të jetë pikë e rëndësishme e bashkëpunimit Kinë-EQL.

Tani provinca Liaoning u bë provincë kryesore e Kinës për Bashkimin e Krerëve të Provincave Kinë-EQL-së dhe do të organizojë Konferencën e 5-të të Liderëve Lokalë Kinë-EQL. Pavijonet e 16 vendeve të EQL-së janë shfaqje konkrete të realizimit të "Programit të Sofjes për Bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të EQL-së" dhe është platformë e rëndësishme e krijimit të zonës së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar "16+1" të provincës Liaoning. Koncepti i zhvillimit të pavijoneve të 16 vendeve të EQL-së është "Thellimi i bashkëpunimit i hapur e konkret, nxitja e përbashkët e lulëzimit dhe e zhvillimit".

Pavijonet do të ndikojnë shkëmbimet e bashkëpunimin në niveli të lartë në fusha të ndryshme dhe do të krijojnë platformën dypalëshe të përbashkët të ekonomisë, të kulturës, të arsimit, të turizmit, të ekspozitës, të investimeve dhe të shërbimeve midis Kinës e vendeve të EQL-së. Nën kornizën e "Mekanizmit të Bashkëpunimit 16+1" nëpërmjet pavijoneve, do të ngushtohet bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Kinës e vendeve të EQL-së dhe do të thellohet potenciali i bashkëpunimit, do të rriten investimet, do të ngrijet niveli e cilësia e lidhjeve reciproke si dhe do të realizohet interesi reciprok e përfitimet e përbashkëta. Nëpërmjet pavijoneve si platformë bashkëpunimi ndërkombëtare do të nxiten gjithashtu shkëmbimet kulturore dhe do të lidhen me organe, ndërmarrje, shoqata brenda Kinës të marrin detyrat përkatëse të bashkëpunimit e të shkëmbimeve me vendet e tjera të botës.

Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesja e posaçme e Çështjeve të Bashkëpunimit Kinë-Vende të EQL-së pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Huo Yuzhen u shpreh se krijimi i pavijoneve të 16 vendeve të EQL-së është një shfaqje konkrete e zgjerimit të bashkëpunimit, të pasurimit të përmbajtjes dhe të ngritjes së cilësisë së mekanizmit "Bashkëpunimi 16+1". Vitet e fundit, provinca Liaoning ka shfaqur epërsitë e veta dhe është angazhuar aktivisht në bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme nën kornizën e "Bashkëpunimit 16+1" duke dhënë kontribut të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit. Në tetorin e vitit të kaluar, konferenca e 4-t e liderëve lokalë u organizua me sukses në Sofje të Bullgarisë dhe provinca Liaoning u bë zyrtarisht provinca kryesuese e Bashkimit të Udhëheqësve të Provincave Kinë-Vende të EQL-së që i ofron provincës Liaoning një platformë të gjerë ku mund të marrë më tej pjesë në "Bashkëpunimin 16+1".

Përfaqësuesit që morën pjesë në ceremoninë e hapjes u shprehën përkatësisht se Kina dhe vendet e EQL-së zbatojnë konceptin "Hapja, Bashkëpunimi, Përfitimi i përbashkët" dhe bashkëpunimi shumëpalësh arriti rezultate të pasur. Kina dhe vendet e EQL-së duhet të kapin shancet e tanishme të "Epokës së artë" dhe të realizojnë përfitime të përbashkëta si dhe nxitin zhvillimin e përbashkët.

Punonjësi i pavijonit të Hungarisë pranë pavijoneve të 16 vendeve të EQL-së Dong Yu tha në një intervistë se pavijonet ndodhen në distriktin Tiexi. Ai foli se është krenar që u angazhua në këtë projekt dhe dëshiron të shërbejë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, kulturore, turistike midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Mësohet se në pavijonet e 16 vendeve të EQL-së gjendet zona e shfaqjes shumëpalëshe dhe zona e aktiviteteve. Sipas funksionit, pavijonet kanë 3 zona dhe 1 platformë. 3 zonat janë zona e shfaqjes, zona e vizave, zona e shërbimeve ekonomiko-tregtare. 1 platformë është platforma e shëmbimeve të informacioneve elektronike. Në fazën e parë të krijimit, u ngritën 6 pavijone që janë pavijoni i Shqipërisë, pavijoni i Republikës Çeke, pavijoni i Rumanisë, pavijoni i Kroacisë, pavijoni i Serbisë dhe pavijoni i Bullgarisë. Sipërfaqja e 6 pavijoneve është 2800 metra katrorë. Përmbajtjet e ekspozitës në këto 6 pavijone përfshijnë informacione mbi vendin, burimin turistik, projekte të investimeve, ndërmarrjet e famshme dhe prodhimet e tyre.

Suo Peng, këshilltari tregtar i Drejtorisë së Europës pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës tha se provinca Liaoning që ndodhet në zonën ekonomike të Azisë verilindore është pikë e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë" në Azinë verilindore si dhe një nga 12 zonat pilot të tregtisë së lirë. Qyteti Shenyang dhe Europa duke përfshirë vendet e EQL-së plotësojnë njëri-tjetrin në fushat e investimeve dhe të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Si provinca që gëzon kryesinë e radhës e Bashkimit të Udhëheqesve të Provincave Kinë-EQL, provinca Liaoning do të luajë rol të rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit lokal midis Kinës e vendeve të EQL-së.

Provinca Liaoning është një provincë bregtare në pjesën verilindore të Kinës. Pavijonet e 16 vendeve të EQL-së do të ndihmojnë në thellimin e ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë" dhe do të japin energji të re për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës e vendeve të EQL-së, si dhe do të bëhen motor i ri i zhvillimit të pjesë verilindore të Kinës.

Tani brenda pavijoneve mund të shihen mbi 1000 mallra nga vende të EQL-së ku spikaten jo vetëm vera, pijet e ndryshme, mjalti, çokollata etj, por edhe automjetet, avionët pa pilot etj.

Pavijonet e 16 vendeve të EQL-së ndodhen në distriktin Tiexi të qytetit Shenyang, që është burimi i prodhimit të Kinës së re. Kryetari i distriktit Tiexi, Li Songlin, u shpreh se në vitin 2018 zhvillimi i industrisë së shërbimeve dhe niveli i hapjes ndaj botës në këtë distrikt u rrit më tej. Vëllimi i rritjes së industrisë së shërbimeve arriti 32.37 miliardë juanë duke u rritur 8.5% në krahasim me vitin 2017. Vëllimi i importit dhe i eksportit u rrit 6.9% në krahasim me vitin 2017. Vëllimi i eksportit zuri vendin e parë të qytetit Shenyang. Qeveria e distriktit Tiexi do të rrisë nivelin e shërbimeve dhe do të krijojë platformën e hapjes së gjithanshme për të nxitur zhvillimin e mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore