Kinezët bashkojnë ditët e pushimit për turizëm

2019-01-09 09:30:36 CRI Komenti juaj Printoni

Para fundit të vitit, shumë kinezë i përdorin pushimet vjetore dhe pushimet e Vitit të Ri për të udhëtuar për një kohë më të gjatë.

"Në fund të vitit dhe në prag të vitit të ri çmimi i turizmit brenda Kinës është i leverdisshëm dhe nuk ka shumë turistë në pikat turistike sepse kinezët nuk udhëtojnë shumë gjatë pushimeve të Krishlindjes dhe të Vitit të Ri. Prandaj shumë qytetarë dëshirojnë të udhëtojnë duke bashkuar pushimet e lejes vjetore me 3 ditët e pushimit të Vitit të Ri. Brenda Kinës banorët i drejtohen jesën jugore për të shmangur temperaturat e ulëta. Ka edhe nga ata që zgjedhin pjesën veriore për sportet dimërore ose për shijuar botën e akullit dhe të dëborës. Ndërsa turistët që udhëtojnë jashtë vendit dëshirojnë të bëjnë blerje në vendet perëndimore," na sqaron një përgjegjes i uejbsatit të njohur turistik "Tuniu.Com".

Sipas praktikave të pushimeve zyrtare në Kinë, nëse keni një pushim vjetor 6-ditor mund të shpenzoni 11 ditë për turizëm. Por zakonisht pjesa dërrmuese e turistëve kinezë zgjedhin 5 ditë për të udhëtuar.

Një përgjegjes i uejbsajtit turistik "Tuniu" të Kinës tha se sipas statistikave të deritanishme, periudha për udhëtim e kniezëve është e ndryshme. Jakat e bardha nuk kufizohen në pushimet tradicionale dhe përdorin pushime vjetore për turizëm duke shmangur sezonin e pikut kur çmimet janë më të larta dhe ka më shume dyndje.

Turistët nga Shangai, Pekini, Nanjing, Guangzhou, Tianjin, Shenzhen, Chengdu, Hangzhou etj., kanë pasion më të madh për ë shpenzuar më shumë kohë në udhëtime dhe i bëjnë bashkë pushimet zyrtare me lejen vjetore për të udhëtuar. Po ashtu, stili më i preferuar i udhëtimit është çift, më pas renditen udhëtime prej 3 vetësh dhe më pas disa vetë së bashku.

Për të nxitur turizmin për përdorimin e pushimeve zyrtareve dhe të lejes vjetore shumë uejbsajte turistike kineze zhvillojnë fushata për shitjen e biletave të avionit dhe të hotelit me çmim të ulët etj.

Sipas të dhënave të publikuara nga uejbsajti Tuniu, 10 destinacionet më popullore në Kinë janë Hainan, Yunnan, Fujian, Guangdong, Guangxi, pjesa verilindore, Sichuan, Hunan, pjesa rreth Pekinit, Shaanxi. Në disa nga këto vende me temperaturë të ulët turistët shijojnë botën e akullit dhe të dëborës, destinacione që janë shumë popullore.

Turizmi dimëror po tërheq gjithnjë e më shumë kinezë të cilët preferojnë sportet si ski, patinazh në akull etj. Destinacionet më popullore të turizmit të akullit dhe të dëborës janë Harbin në provincën Heilongjiang, mali Changbai në provincën Jilin dhe Beidahu po në provincën Jilin. Turizmi për fëmijët në malin Changbai dhe në Jinpin për të soditur pemët e ngrira dhe Parku i Tigrit Dongbei tërheq shumë familjarët me fëmijë. Përveç pjesës verilindore të Kinës që është zona tradicionale turistike në dimër, shumë provinca nga pjesa veriperëndimore nxorrën një sërë masash të reja si ulja e çmimit të biletave në pikat turistike etj. Hulunbeier i Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Altay i Rajonit Autonom të Xinjiang-ut me burimet e pasura turistike në dimër pritet të shndërrohen në destinacione të reja turistike të akullit dhe të dëborës këtë vit.

Përveç turizmit dimëror, shumë turistë kinezë për të shmangur temperaturat e ulëta zgjedhin pjesën jugore të Kinës për relaks. Hainan-i, Fujian-i, Yunnan-i kanë tërhequr shumë turistë. Sipas të dhënave të uejbsajtit Tuniu, më popullor janë paketat në Hainan, paketat 4-ditore në Xiamen dhe ato 6-ditore në Yunnan. Lidhur me paketën e Hainan-it, uejbsajti turistik "Tuniu" bëri me dije se ofroi shërbimin e fotove për familjet për të kujtuar këtë moment të bukur. Njëkohësisht, turizmi në vendet me ujëra termale ka tërhequr shumë njerëz. Burimi i ujërave termale në Gubei të Pekinit, në Tangshan në Nanjing, Zui në malin Huangshan dhe Jiangnantianchi në Anji janë më popullorët pasi ndodhen në afërsi të metropoleve dhe qytetarëve nuk iu nevojitet të bëjnë rrugë të largëta për të shijuar ngrohtësi.

Ndërsa për udhëtimet jashtë vendit të turistëve kinezë fjalët kyçe janë festival, pazar, aurorë. Falë klimës së ngrohtë, distanca e shkurtër, politikat lehtësuese të vizave, Tajlanda, Japonia dhe Indonezia u bënë 3 destinacionet kryesore të turistëve kinezë gjatë kësaj kohe. Ditët e fundit, Tajlanda hoqi shpezimet e vizave në kufi për turistët kinezë dhe kështu Bangkoku, Chiang Mai dhe Phuket-i tërhoqën shumë turistë kinezë. Falë uljeve me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në vendet perëndimore shumë turistë ti rinj zgjodhën të udhëtojnë jashtë Kinës për të marrë pjesë në veprimtari të festimit të Krishlindjes dhe për të bërë pazar. Disa turistë të tjerë kinezë zgjodhën të shkojnë në Finlandë, Norvegji dhe Islandë për të soditur aurorën.

Kur është dimër i ftohtë, vendet e hemisferës jugore përjetojnë fundin e pranverës ose fillimin e verës. Turizmi në Australi, Zelandë e Re, Brazil dhe Fiji u bë një prirje e turistëve kinezë. Turizmi 11-12 ditor në Zelandë e Re, ai 9-10 ditor në Australi, 6-8 ditor në Fiji dhe 13-15 ditor në Brazil e Agjentinë tërhoqën shumë turistë kinezë, kështu mund të ndjejnë ngrohtësinë e hemsferës jugore dhe mund të shijojnë pamjet e veçanta të këtyre vendeve në sezonin e fillimit të verës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore