Italia tërheq turistët kinezë

2018-12-26 10:39:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e Kinës në Itali dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Romës zhvilluan ceremoninë e fillimit të mekanizmit të çështjeve emergjente të turistëve kinezë. Aeroporti Ndërkombërtar i Romës hapi Stendën e Informacioneve për turistët kinezë për të ofruar shërbime turistike më cilësore.

Ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu tha në ceremoninë e hapjes se në vitin 2017 numri i turistëve kinezë jashtë vendit arriti në 130 milionë dhe turizmi në vendet e tjera u bë mënyrë e re e jetës së popullit kinez. Sipas statistikave, në vitin 2017, Italia mirëpriti 1.5 milionë turistë kinezë, përveç këtyre, 300 mijë emigrantë kinezë dhe 20 mijë studentë kinezë.

Në zonën e informimi të turistëve kinezë në Aeroporin Ndërkombëtar të Romës ofrohet "Libri udhërrëfyes" i hartuar nga ambasada e Kinës. Në këtë udhërrëfyes përfshihen përmbajtjet mbi qëndrimin, sigurinë e udhëtimit, etj.

Ambasadori Li tha se ambasada ka marrë shumë masa për t'u ofruar shtetasve kinezë informacione, është krijuar sistemi i vullnetarëve për mbrojtjen konsullore, u forcua bashkërendimi me forcat e policisë, me autoritetet turistike, shëndetësore, të aeroportit etj., u krijuan sistemi i trajtimit ndaj aksidenteve dhe incidenteve emergjente, sistemi i sigurisë etj.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm mbi 100 përfaqësues nga qeveritë vendore italiane, forcat e sigurisë, pjesëmarrës së fushës turistike duke përfshirë menaxherin e përgjithshëm të Kompanisë së Administrimit të Aeroportit. Pala italiane u shpreh se turistët kinezë janë një burim të ardhurash nga turizmi shumë i rëndësishëm për Italinë, prandaj kjo e fundit do të bëjë përpjekje për ofromin e shërbimeve të veçanta ndaj tyre.

Mësohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Romës mirëpriti 750 mijë turistë kinezë në vitin 2017. Ky është aeroporti i parë i BE-së që ngriti mekanizmin e reagimit emergjent të turistëve kinezë me ambasadën e Kinës dhe zonën e informacionit për turistët kinezë.

Në të kaluarën, Aeroporti Ndërkombëtar i Romës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me platformën e pagesave përmes celularit "Alipay". Menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Administrimit të Aeroportit "Kaloris" u shpreh se nëpërmjet bashkëpunimit me "Wechat" dhe "Alipay", Aeroporti Ndërkombëtar i Romës u bë port i rëndësishëm për hyrjen e kinezëve në Europë. Në dyqanet Duty Free (pa taksa) të këtij aeroport, turistët kinezë mund të blejnë mallra të markave të njohura ndërkombëtare.

Viti 2018 është Viti i Turizmit Kinë-BE. Në veprimtarinë "Roma, porta e pasurisë", ambasadori italian në Kinë Ettore Francesco Sequi u shpreh se Kina ndodhet në një epokë të re dhe me transformimin ekonomik nga sasia tek cilësi po rriten kërkesat e popullit kinez për cilësinë e mallrave dhe të shërbimeve. Për të përmbushur këto kërkesa të popullit kinez për një jetë më të bukur, turizmi është një fushë e rëndësishme. Ai është i mendimit se turizmi është urë shkëmbimi e dy popujve. Ai tha se Italia ka cilësi të lartë, novacion dhe bukuri natyrore e arkitekturore i mirëpret kinezët të bëjnë investime dhe të zhvillojnë turizëm. Ai shtoi se forcat e policisë nga Kina dhe Italia kanë zhvilluar patrullime të përbashkëta për të ngritur nivelin e sigurisë së turistëve në Itali. Gjithashtu vizat italiane për kinezët mund të merren brenda 36 orëve.

Sequi tha në një intervistë për mediet kineze se në fakt në vitin 2016 numri i turistëve kinezë në Itali u ul disi, sepse gjendja e sigurisë në Europë nuk ishte e mirë, sidomos në një pjesë e vendeve pati dhe sulme terroriste. Në vitin 2017, numri i turistëve u rrit 15% në krahasim me vitin 2016. Sipas të dhënave të nëntorit të vitit 2018, numri i turistëve kinezë në Itali u rrit 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të 2017. Sidomos gjatë pushimeve të Festës Kombëtare në Kinë që quhen "Java e Artë", Italia ishte vendi kryesor i preferuar nga turistët kinezë. Më pas renditeshin Franca në vendin e dytë dhe Gjermania në vendin e tretë.

Kemi shtuar nivelin e sigurisë dhe bashkëpunojmë me Kinën dhe policinë kineze me uniformë të patrullojë në Itali, gjë që nuk shihet në asnjë vend tjetër të Europës. Italia gjithashtu hapi 11 qendra për vizat në qytete të ndryshme të Kinës, duke siguruar marrjen e vizave brenda 36 orëve, periudhë kjo shumë e shpejtë. Gjithashtu po bashkëpunojmë me ambasadën e Kinës në Romë mbi projektin që u ofron turistëve kinezë informacione turistike. Së bashku me vizën u ofrojmë turistëve kinezë materiale të prezantimit në gjuhën kineze si informacione rrugore, mbi pika turistike etj.

Përveç këtyre, krahina të ndryshme të Italisë studiojnë karakteristikat e konsumit të turistëve kinezë dhe publikuan në faqet turistike të dhëna në gjuhën kineze si dhe përhapën platformat e pagesës në internet etj. Ata dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin turistik me Kinën dhe publikojnë produkte të veçanta turistike për të tërhequr turistë kinezë dhe për të nxitur zhvillimin e shpejtë të industrisë turistike vendore. Kompania kineze "CITS" zhvilloi bashkëpunim me disa rajone të Italisë si Kalabri, Campania, Puglia, Umbria etj., për nxitjen e "Planit të destinacionit të parë të Italisë" për të tërhequr turistë kinezë. Përfaqesuesi i Puglia-s tha:

"Turistët kinezë janë burimi më i madh i energjisë së zhvillimit të industrisë turistike në botë. Në vitin 2017, numri i turistëve kinezë që udhëtuan jashtë vendit u rrit 7% në krahasim me vitin 2016. Viti 2018 ishte Viti i Turizmit Kinë-BE. Shpresojmë me këtë rast të thellojmë bashkëpunimin me palën kineze dhe të tërheqim më shumë turistë kinezë të vizitojnë në pjesën qendrore e lindore të Italisë, dhe jo vetëm të vizitojnë qytetet e njohura të mëdha si Milano, Firence dhe Roma. Prandaj Puglia publikoi produkte të veçanta turistike për kinezët."

Përgjegjesi i çështjeve turistike të Bashkisë së Romës u shpreh se në vitin 2020 Kina do të bëhet vendi me numrin më të madh të turistëve. Ai shpresoi që më shumë turistë kinezë dotë vizitojnë Romën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore