Testohet me sukses shërbimi postar hekurudhor Kinë-Europë

2018-12-05 11:25:06 CRI Komenti juaj Printoni

Më 26 nëntor në stacionin hekurudhor Chongqing, një vagon mallrash me pako dhe letra postare u hap në praninë e stafit doganor, postës dhe departamenteve të tjera. Ky vagon është pjesë e trenit të mallrave Kinë-Europë (Yuxiou), i cili përfundoi me sukses provën e transportimit postar me tren nëpërmjet Kinës dhe Europës.

20 ditë më parë, dërgesat postare ndodheshin në Qendrën Postare në Frankfurt të Gjermanisë dhe më pas u vendosën në vagonin e trenit të mallrave dhe u transportuan në Duisburg dhe më pas drejt Europës Qendrore për të arritur në pikën përfundimtare qytetin Chongqing të Kinës Qendrore.

Çfarë ndryshimesh do të sjellë në jetën e njerëzve të zakonshëm shërbimi postar me trenin Kinë-Europë? Jiang Yanzhao, zv-drejtor i sektorit të Rrjetit Ndërkombëtar të Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Grupit të Korporatës së Postit të Kinës, tha se produktet personale të blera në internetit trasnportohen në rrugë detare dhe ajrore dhe sipas rregullave fillestare ndërkombëtare, transporti hekurudhor nuk mund të mbulonte shërbimin e transportimit të produkteve personale të blera online. Në të ardhmen, për shkak të paketës ndërkombëtare në trenin Kinë-Europë, kostoja e logjistikës do të ulet sa dy e treta e kostos së transportit ajror.

Jiang Yanzhao u shpreh se transporti postar hekurudhor Kinë-Europë ka një avantazh të madh, nuk ka shumë procese të logjistikës, domethënë nga porta në portë nga stacioni në stacion. P.Sh. Pasi Kompania Postare e Gjermanisë mori paketën ndërkombëtare, do ta përdorë atë në qendrën e trajtimit të kontrolluar nga dogana. Pas kontrollit doganor, paketa do të vendoset në një vagon të mbyllur dhe me të mbërritur në destinacion do të hapet duke garantuar sigurinë postare gjatë procesit të transportit.

"Përfundimi me sukses i provës së transportit të postës krijoi jo vetëm një rekord në historinë e trenit Kinë-Europë, por gjithashtu u rrit niveli i kontrollit doganor ndaj logjistikës."

Zv.drejtori i sektorit të kalimit doganor të Chongqing-ut Dai Wenli theksoi se në këtë test u përdorën pajisje të sigurta dhe inteligjente. Të gjitha të dhënat si informacionet e nisjes së transportit, futja pakove në skaner dhe rezultati i inspektimit janë shkruar në këtë pajisje. Pas mbërritjes së trenit në destinacion, punonjësit e doganës do të bëjnë kontroll nëpërmjet pajisjes në dorë për të lexuar rezulatin e inspektimit. Punonjësit nuk do ta hapin vagonin dhe në këtë mënyrë shtohet efikasiteti i kalimit në doganë dhe ulen kostot dhe shkurtohet koha.

"Suksesi i testit të postës nga Duisburgu i Gjermanisë deri në Chongqing të Kinës është një arritje e madhe në misionin e trenit Kinë-Europë. Kjo do të krijojë një bazë të mirë për promovimin e dërgesave postare me tren dhe lidhjet dypalëshe," tha Gao Hongtao, zv-drejtor i Zyrës së Drejtorisë së Postës Kombëtare të Kinës. Ai shtoi se pas bashkërendimit të qeverisë dhe ndërmarrjeve, puna e transportit postar me tren Kinë-Europë hyri në fazën e operimit normal nga faza e testimit.

Gao Hongtao u shpreh se transporti postar hekurudhor Kinë-Europë është një hap i rëndësishëm në industrinë postare të ndërtimi të nismës "Një brez, një rrugë" dhe një risi në fushën e transportit postar. Ai shtoi se ka shumë rëndësi për nxitjen e lidhjes midis Kinës e vendeve rreth nismës, forcimi i bashkëpunimit të industrisë postare, në ndihmë të popujve me qëllim që ata të gëzojnë shërbime më të mira transportit të tregtisë elektronike ndërkufitare.

Sipas Drejtorisë Shtetërore të Postës Kineze, prej tetorit të vitit 2017, Grupi i Korporatës Postare të Kinës dërgoi nëpërmjet trenit Kinë-Evropë (Chongqing) 48 vagonë, 790 mijë paketa të vogla me peshë të përgjithshme afro 240 tonë dhe me një vlerë mallrash 11.5 mlionë dollarë amerikanë. Në prillin e këtij viti, u krijua stacioni i parë hekurudhor në Chongqing. Deri tani pikat e fillimit që do të zhvillojnë testin e transportit postar nëpërmjet trenit Kinë-Europë u zgjeruan në Dongguan të provincës Guangdomng, Yiwu të provincës Zhejiang etj.

Mësohet se për të vazhduar punët e transportit të postës me tren Kinë-Europë, Drejtoria Postare e Kinës ka zhvilluar shkëmbim e bashkëpunim dypalësh në fushën e postës ndërkombëtare, dhe ka nxitur përmirësimin e rregullave të transportit të postës me hekurudhë ndërkombëtare. Në shtatorin e këtij viti, Kina dhe Bashkimi Universal Postar nënshkruan projekt-marrëveshjen e bashkëpunimit për nxitjen e transportit të postës me hekurudhë nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë". Nën përpjekjen e Kinës, Këshilli i menaxhimit postar i Bashkimit Universal Postar krijoi Grupin e Punës të Transportit Postar Hekurudhor. Kina është vend kryetar dhe drejton vendet e tjera me Organizatën Botërore Doganore, organizata përkatëse të hekurudhës të studiojnë rregullat e standardet e transportit postar hekurudhor ndërkombëtar.

Një përgjegjës i Grupit të Korporatës së Postës së Kinës u shpreh se do të ofrojnë shërbimin e transportit të postës ndërkombëtare për ndërmarrjet e tregtisë elektronike, njëkohësisht do të ofrojnë shërbimet e përgjithshme të logjistikës si magazinim, shpërndarje, zhdoganim, vendosje në valutë, rimbursim taksash etj. Grupi i tij do të krijojë sistemin e plotë të shërbimeve të logjistikës dhe do të shtojë aftësi konkurruese në fushën e logjistikës ndërkombëtare. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore