Bashkëpunimi Kinë- EQL zhvillohet aktivisht në krahina të ndryshme të Kinës

2018-11-28 15:22:06 CRI Komenti juaj Printoni

Ningbo: U hap Qendra Digjitale e Nxitjes së Ekonomisë dhe Tregtisë "16+1" dhe Seminari i Funksionarëve të Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla

Kohët e fundit u hap Qendra Digjitale e Nxitjes së Ekonomisë dhe Tregtisë "16+1" në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës lindore, duke treguar nisjen nga Ningbo të nxitjes së bashkëpunimit e shkëmbimeve "16+1" në internet. Po ditën e hapjes së qendrës u hap edhe Seminari i Funksionarëve të Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla në Ningbo. 24 funksionarë të sektorit të tregtisë nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, do të angazhohen në veprimtari të studimeve dhe të shkëmbimeve, të cilat do të zgjasin për 23 ditë.

Qendra Digjitale e Nxitjes së Ekonomisë dhe të Tregtisë "16+1" synon ndërtimin e një platforme për nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe do të ofrojë informacione të vendeve të ndryshme si gjendja ekonomike, politike, e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, investimeve, turistike, kulturore etj. Zv.Menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Zhvillimkt të Logjistikës Ndërkombëtare të Ningbos Chi Xin tha se Qendra përbëhet nga tri pjesë: Portali i integruar, Qendra e të dhënave të tregtisë dhe Qendra e lëshimit të informacioneve mbi projektet.

Portali i integruar do të bëhet urë që do të lidhë popullin kinez me popujt e vendeve të EQL-së, përmes sigurimit të të dhënave të Bashkëpunimit "16+1". Në këtë portal do të publikohen informacionet mbi politikat, ligjet, kulturat, arisimin, turizmit dhe bashkëpunimin Kinë-EQL. Në këtë mënyrë kompanitë dhe qytetarët e vendeve të ndryshme mund ta njohin mirë Kinën dhe 16 vendet e EQL-së. Qendra e të dhënave të tregtisë do të thyejë traditat e të dhënave qeveritare dhe do të rirregullojë të dhënat zyrtare si dhe do të ofrojë të dhëna të palës së tretë. Qendra e lëshimit të informacioneve mbi projektet do t'u ofrojë përdoruesve informacion mbi mundësitë publike të tregtisë dhe informacione të rëndësishme për projektin e investimeve, duke përfshirë informacione mbi burimet e furnizimit tregtar, informacione mbi projektet dhe investimet dhe informacione mbi shkëmbimin dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe shkencave njerëzore midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Lidhur me Seminarin rreth temës "Bashkëpunimi i Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla 16+1"do të marrin pjesë specialistë të njohur për të shprehur pikëpamjet mbi gjendjen e Kinës, Reformën e Hapjen e Kinës, kulturën kineze, zhvillimin e Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla të Kinës etj.

Në seminar do të mbahen fjalime, do të diskutohen raste studimi, mësimdhënie dhe ndërveprim eksperimental. Pjesëmarrësit do të vizitojnë Ningbo-n, Shangai-n, Hangzhou-n, Yiwu-n etj. Zv.drejtori i Institutit të Rrugës Detare të Mëndafshit të Ningbo-s Xu Xiamin tha se nëpërmjet organizimit të seminarit, do të krijohen më shumë mundësi për ndërtimin e sistemit të autoriteteve tregtare "16+1" si dhe do të forcohet baza e miqësisë mes popujve dhe do të zgjerohet rruga e shkëmbimeve për "Ekspozitën e 5-të Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore."

Cangzhou: U organizua Forumi i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë- EQL

Po atë ditë u hap gjithashtu Forumi i parë i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-EQL në zonën industriale Kinë-Çeki të qytetit Cangzhou të provincës Hebei. Gjatë forumit, u nënshkruan marrëveshje për 16 projekte dhe vëllimi i përgjithshëm i investimeve arriti në 8.8 mliardë juanë. Projektet mbulojnë fushën e aviacionit të përgjithshëm, të pajisjes mjekësore, të prodhimit të nivelit të lartë, të pajisjeve mjedisore, materialeve të reja, të tregtisë, të arsimit, të transportit, etj.

Për këtë forum ofruan gjithashtu mbështetje Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe qeveria e Hebei-t, Sekretariati i Bashkëpunimit të Vendeve Kinë-EQL, Shoqata e Tregtisë Kinë- EQL, Bashkia e qytetit Cangzhou, Qendra e Zhvillimit dhe e Nxitjes të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla të Kinës etj.

Forumi përbëhet nga ceremonia e hapjes, forumi zyrtar dhe panairi i shkëmbimeve sipas kërkesës së nismës "Një brez, një rrugë" dhe të zhvillimit të ekonomisë së nivelit të lartë. Forumi do të luajë një rol pozitiv në nxitjen e bashkëpunimit konkret në Zonën e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore.

Tema e këtij forumi është "Epoka e re, gjendja e re, shans i ri". Ky forum fokusohet tek kërkesat e reja të ndërmarrjeve të reja kineze për investime jashtë vendit, mjedisin e investimeve të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, industritë e rëndësishme dhe informacione mbi projekte.

Nëpërmjet këtij forumi, do të ndërtohet një platformë të re shkëmbimesh për ndërmarrjet e mesme e të vogla midis Kinës dhe EQL-së, do të nxitet zhvillimi i bashkëpunimit të tregtisë dhe të investimeve dhe do të realizohet përfitimi i ndërsjellë.

Për të forcuar bashkëpunimin në fushën bujqësore midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e e Lindore dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Javën e kaluar u hap në Shenzhen Panairi Ekonomiko-tregtar i Evropës Qendror Lindor si dhe Panairi i Bashkëpunimit Bujqësor "16+1". Përfaqësuesit e sektorëve publikë, përfaqësues të trupit diplomatik në Kinë dhe të ndërmarrjeve të qytetit Shenzhen e të vendeve të EQL-së u mbledhin në Shenzhen. Ata prezantojnë epërsinë e industrisë dhe prodhimet e shquara të vendeve të EQL-së dhe kërkojnë mundësi bashkëpunimi. Të dyja palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar për të realizuar përfitimet e përbashkëta me interes reciprok. Forumi tërhoqi gjithashtu mbi 200 përfaqësues nga krahina të ndryshme të Kinës.

Shenzhen: U organizua Panairi Ekonomiko-tregtar i Europës Qendrore e Lindore

Drejtori i Komisionit të Nxitjes së Tregtisë të Shenzhen-it mbajti fjalimin e tij në forum. Ai u shpreh se qyteti Shenzhen i kushton rëndësi shkëmbimeve tregtare me vende të Europës Qendrore e Lindore, pasi këto vende kanë kushte të favorshme natyrore dhe cilësia e produkteve bujqësore është shumë e mirë dhe çmimi nuk është i lartë. Të gjitha këto përputhen me kërkesat e ngritjes së nivelit të konsumimit nga ana e qytetarëve kinezë. Shpresoj se rastin e panairit ndërmarrjet e qytetit Shenzhen do të importojnë produkte e ushqime me cilësi të lartë nga vendet e EQL-së për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve kinezë dhe që qytetarët e Shenzhen-it të shijojnë ushqime të shijshme e të sigurta.

Organizimi i disa veprimtarive të bashkëpunimit tregtar Kinë-EQL është masë konkrete e Komisionit të Nxitjes së Tregtisë të Shenzhen-it për të forcuar shkëmbimet tregtare e bashkëpunimin bujqësor dhe për të realizuar interes reciprok dhe përfitime të përbashkta. Këto masa do të injektojnë më shumë energj të re të tregtisë jashtë vendit dhe do ta ndihmojë Shenzhen të bëhet qyteti i zhvilluar ndërkombëtar me aftësi konkurruese. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore