Qyteti i vogël kinez: Miqësia 60-vjeçare Kinë-EQL

2018-11-21 14:28:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në distriktin e ri Bohai të qytetit Cangzhou të provincës Hebei rreth Pekinit ndodhet Zona Industriale Kinë-Çeki, me një histori prej 60 vjetësh mbi miqësinë Kinë-Vende të Evropës Qendrore e Lindore. (EQL)

Sivjet kjo zonë industriale u bë Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme e të Vogla Kinë-Evropë Qendrore e Lindore dhe platformë e shkëmbimeve dhe e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së. Në mes të nëntorit do të organizohet Forumi i Parë i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-EQL.

Si zona e vetme industriale të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për vendet e EQL-së, tani kjo zonë po ecën mbarë dhe ka arritur një sërë rezultatesh fillestare.

Në majin e vitit 2015, provinca Hebei vendosi ndërtimin e zonës industriale Kinë-Europë në Cangzhou. Këtë qershor, Ministria e Industrisë dhe të Teknologjisë të Informacionit e Kinës miratoi ndërtimin e Zonës së Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë- EQL. Tani Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë- EQL u bë një dritare e qytetit Caozhou dhe provincës Hebei për shkëmbimet ndërkombëtare, kërkimin e bashkëpunimit dhe thellimin e miqësisë.

Në vitin 1956, Çekosllovakia i dhuroi Kinës pajisje makinerish për pyllëzimin e 7 mijë hektarëve tokë. Qeveria kineze i dërgoi këto pajisje në qytetin Caozhou të provincës Hebei. Për të kujtuar miqësinë midis Kinës dhe Çekosllovakisë, në gushtin e vitit 1956, kryeministri i Kinës Zhou Enlai e quajti fermën që mori pajisjet si "Ferma e Miqësisë Zhongjie(Kinë- Çekosllovaki)"

Pas 62 vitesh kjo fermë ka ndryshuar shumë dhe po thellon bashkëpunimin me vendet e EQL-së. Tani në këtë fermë pranë Zonës së Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë- EQL po zhvillohen tre projekte në fushën e aviacionit, si "Projekti i Bashkëpunimit të Përgatitjes së Fluturimit Kinë-Çeki", "Projekti i Qendrës së Përgatitjes së Fluturimit të Simuluar VRM të Sllovakisë", "Projekti i Qendrës së Shërbimeve të Planeve të Çekisë". Deri tani ka përfunduar ndërtimi i harduerëve dhe po përfundon puna përgatitore e grupit të parë të pilotëve. Në të ardhmen do të realizohen fluturime, përgatije talentesh dhe shitje të pajisjeve të simulimit.

Mësohet se Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-EQL ka sipërfaqje prej 36.75 kilometra katrorë. Kjo zonë do të bëhet dritare e rëndësishme për hapjen e provincës Hebei dhe do të ndihmojë provincën Hebei të marrë pjesë aktivisht në mekanizmin e Bashkëpunimit "16+1".

Zona do të forcojë bashkëpunimin me vendet e EQL-së në fushat e teknologjisë dhe të shërbimeve moderne, të aviacionit të përgjithshëm, të prodhimit të nivelit të lartë, të prodhimit të gjelbër bujqësor etj. Kjo zonë do të bëhet zonë e shkencës, e aviacionit të përgjithshëm, e prodhimit të nivelit të lartë dhe e prodhimit të gjelbër bujqësor. Zona e shkencës do të ofrojë shërbime për ndërmarrjet, arsim të nivelit të lartë, krijimin e risive të EQL-së etj. Zona e aviacionit të përgjithshëm do të forcojë lidhjen me kompanitë ajrore të EQL-së për nxitjen e zhvillimit industrial të aviacionit të përgjithshëm. Zona e prodhimit të nivelit të lartë do të realizojë dhe shfrytëzojë rezultatet e studimeve në fushat pajisjeve mjekësore, të pajisjeve të mësimdhënies së nivelit të lartë, të pajisjeve të mëdha të energjisë, të robotëve, të pajisjeve të prodhimit inteligjent etj. Zona e prodhimit të gjelbër bujqësor do të forcojë bashkëpunimin me ndërmarrjet e vendeve të EQL-së si Sllovaki, Poloni, Moldovë etj.

Në zonën e bashkëpunimit do të ndërtohet Shoqata e Ndërmarrjeve të Mesme dhe e Vogla të EQL-së ku do të ofrohen shërbime të mira për këto ndërmarrje që kanë hyrë në këtë zonën e bashkëpunimit. Në këtë zonë do të ndërtohen gjithashtu tri qendra, Qendra e Shërbimeve Ndërkombëtare të EQL-së që do t'u ofrojë ndërmarrjeve të EQL-së konsulencë për mjedisin e investimeve, Qendra e Tregtisë e Vendeve të EQL-së që do të krijojë platformën e shitjes dhe të bashkëpunimit për ndërmarrjet e vendeve të EQL-së që kanë hyrë në zonën e bashkëpunimit dhe Qendra e Mallrave që do të bashkëpunojë me ministritë e Tregtisë të vendeve të ndryshme, ambasadat etj për shkëmbimet e mallrave.

Në qershorin e këtij viti zv.drejtori i Drejtorisë së Ndërmarjeve të Mesme dhe të Vogla të Ministrisë së Indutrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit të Kinës Ze Dingda tha në ceremonin e hapjes së Zonës së Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme e të Vogla Kinë-Evropë Qendrore e Lindore se do të përkrahë zonën e bashkëpunimin të thellojë sistemin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me vende të EQL-së dhe të përmirësojë më tej sistemin e shërbimeve të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Po ashtu do të përmirësojë mjedisn e krijimit të risive dhe do të bëjë përpjekje që zona e bashkëpunimit të bëhet fokus i bashkëpunimit konkret të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla Kinë- vende të EQL-së.

Përfaqësuesja e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës mbi çështjet e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së Huo Yuzhen tha se zona e bashkëpunimit ndodhet në kohën më të mirë të bashkëpunimit dypalësh, Ajo shprehu shpresën se më shumë ndërmarrje të mesme dhe të vogla kineze dhe të vendeve të EQL-së do të marrin pjesë në këtë zonë dhe do të zhvillojnë bashkëpunim konkret në fushat e teknologjisë së lartë, të industrisë shërbimeve, të bujqësisë etj.

Menaxheri i përgjitshëm i Qendrës së Tregtisë të Sllokavisë Ivan Didanoviç u shpreh se Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme e të Vogla Kinë-Evropë Qendrore e Lindore krijoi platfirmën e zhvillimit me cilësinë e lartë edhe ndërtoi urën mes ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Nëpërmjet kësaj platforme, mund të hymë sa më parë në Kinë të arrijmë rezultate dhe të shfrytëzojmë platformën për arritjen e rezultateve të studimeve. Kështu prodhimet tona mund të shiten në tregun kinez dhe markat tona mund të bëhen marka me ndikim.

Zv.drejtori i zonës së bashkëpunimit Tian Yongbin u shpreh se deri tani kanë nisur 30 projekte në këtë zonë dhe janë investuar mbi 20 miliardë juanë. Në qytetin Cangzhou të provincës Hebei, miqësia midis Kinës e vendeve të EQL-së po zhvillohet më tej. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore