Pavijonet e 16 vendeve të EQL-së ndërtuan urën e shkëmbimeve

2018-10-31 09:48:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është ekspozitë në nivel kombëtar me temë importin si dhe një veprimtari e madhe në historinë e tregtisë ndërkombëtare që tregon vendosmërinë dhe përgjegjesinë e Kinës për hapjen ndaj botës.

Megjithëse ekspozita do të zgjasë vetëm 6 ditë, Bashkia e qytetit të Shangait dëshiron të krijojë "një ekspozitë të vazhdueshme", pra që më shumë mallra me cilësi të lartë të hynë në tregun kinez. Kështu u krijua Qendra e Mallrave me Pavijonet e Ekspozitës në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait që ndodhet në distriktin Pudong të qytetit Shangai. Tani janë hapur pavijoni i 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, pavijoni i Kilit dhe ai i Australisë.

Shefi i Pavijonit të 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore Shu Keming tha se Ekspozita e Importit do të zgjatë disa ditë, por Bashkia e qytetit të Shangait nxit platformat e tregtisë të ndryshme të lidhen me Ekspozita e Importit dhe të ndërtojnë platformën e shërbimeve "6 ditë me 365 ditë". Tani Qendra e Mallrave me Pavijonet e Ekspozitës në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait u përfshi në këtë platformë të shërbimeve.

Pavijoni i 16 vende të EQL-së është pjesë e pavijoneve të ekspozitës të Qendrës së Mallrave. Shenjë dalluese është një lule me 16 petale që tregon bashkëpunimin mes 16 vendeve të rajonit EQL.

Shefi i Pavijonit të 16 vendeve të EQL-së, Shu Keming, tha se Pavijoni i përbashkët zë një sipërfaqje 2000 metra katrorë dhe përbëhet nga mbi 10 pavijone të vogla. Tani Bullgaria, Maqedonia dhe Çekia kanë hapur pavijonet e tyre, ndërkohë që së shpejti edhe Shqipëria, Latvia, Sllovenia dhe Polonia janë drejt hapjes së pavijoneve.

Gazetari nuk hyri në pavijonin e Bullgarisë, por ai mund të ndiente aromën e mrekullueshme të trëndafilit.

Bullgaria mban emrin si "mbretëria e trëndafilit". Pavijoni i Bullgarisë përbëhet nga dy pjesë, pjesa e gjendjes së vendit dhe pjesa e trëndafilave. Në pjesën e trëndafilave me sipërfaqje 50 metra katrorë muri është i mbuluar nga trëndafila të shumtë. Në këtë pavijon ekspozohen mbi 300 prodhime prej trëndafili, përfshi vaj trëndafili, kremëra etj.

Përveç trëndafilave, Bullgaria ka shumë kantina vere. Në një nga muret e pavijonit ndodhen mbi 200 emra kantinash vere në një hartë ku tregohet gjithashtu vendndodhja e tyre. Në këtë pavijon po ekspozohen mbi 600 produkte bullgare si mjaltë natyral, marmelatë etj.

Në pavijonin e Maqedonisë ndodhen shumë lloje verërash. Drejtori Shu tha se shijet e verës së prodhuar nga Maqedonia janë të larmishme. Nëse keni rast t'i shijoni, atëherë mund të njiheni me këto shije. Po ashtu, në këtë pavijon ekspozohen gjithashtu mbi 50 lloje çajrash me fruta nga Maqedonia me një cilësi të lartë dhe çmim të ulët. Çaj me luleshtrydhe, çaj krizanteme të egër, çaj qershie etj., janë ndër llojet që eksportohen kryesisht në Francë, Japoni etj. Tani shumë kafene dhe çajtore shkuan në këtë pavijon për të blerë çaj frutash. Përveç verës dhe çajit të frutave, vëmendje kanë tërhequr edhe uji mineral natyral dhe qumështi. Në pavijonin e Maqedonisë ka mbi 300 prodhime të ekspozuara.

Punimet e kristalit dhe birra janë prodhimet më karakteristike të Çekisë. Shu Keming tha se dizajni i pavijonit të Çekisë ngjason me një bodrum të birrës çeke. Në murin e pavijonit është varur një pikturë e madhe e kryeqytetit çek, Pragë.

Dizajni dhe ndërtimi i pavijoneve të vendeve të EQL-sëkanë karakteristikat e tyre tradicionale. Çdo pavijon shërben si një dritare ku shfaqen zakonet e vendeve të ndryshme.

Pavijoni i 16 vendeve të EQL-së shfaqe jo vetëm zakonet e doket e vendeve të përfshira, por gjithashtu luan dhe rolin e platformës "Tërheqje dhe Vështrim".

Drejtori Shu Keming tha se prej hapjes zyrtare të pavijonit të 16 vendeve të EQL-së, mallrat me karakteristika të vendeve të ndryshme kanë hyrë në tregun e qytetit Shangai dhe në tregun e Kinës. Ai u shpreh se roli që luan ky pavijon nuk është vetëm për prezantimin e produkteve, por shërben edhe si një urë për tërheqjen e mallrave të importit në Kinë dhe për eksportin e mallrave kineze në botë.

Sivjet, pavijoni i 16 vendeve të EQL-së do të zbatojë një projekt të madh për ndërtimin e pavijonit të aftësisë së prodhimit dhe shkencës së Kinës.

Drejtori Shu tha se pavijoni i 16 vendeve është pavijoni 16+1 dhe +1 është pavijoni i aftësisë së prodhimit dhe i shkencës të Kinës.

Në vitin 2011, u organizua Forumi i parë Ekonomik-Tregtar Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, kur nisi bashkëpunimin 16+1. Sipas karakteristika të tyre dhe drejtimit të prioritetit, 17 vende do të lëshojnë potencialet e bashkëpunimit dhe të zhvillimit të bashkëpunimit konkret mbi parimet e barazisë, avantazheve plotësuese dhe të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Drejtori Shu tha se 16 vendet e EQL-së kanë epërsi në fushën bujqësore, prandaj nëpërmjet pavijonit prodhimet bujqësore mund të hyjnë në tregun kinez, ndërsa tani Kina është fuqia e dytë ekonomike e botës dhe ka aftësi të fortë në fushat industriale dhe teknologjike. Në pavijonin e Kinës do të shfaqet niveli i industrisë së Kinës përmes fotografive, teksteve, videove, modeleve etj.

Kina ka dëshmuar potencial të lartë në ndërtimin e hekurudhës, të trenave me shpjetësi të lartë, të autostradave dhe mbikapacitet të prodhimit të qymyrgurit, të çelikut. Kina ka epërsi në fushën e burimeve njerëzore. Qëllimi i ndërtimit të pavijonit kinez synon shfaqjen e aftësisë së prodhimit dhe teknikat e Kinës dhe për të krijuar platformën që ndërmarrjet kineze të eksportojnë produktet jashtë vendit.

Drejtori Shu tha se vendet e EQL-së kërkojnë teknika për t'i ndihmuar ata me zhvillimin e ndërtimit të infrastrukturës. Më vonë ai do të drejtojë punonjësit e Grupit të Kompanive Elektrike Shanghai dhe të Kompanisë për hapjen e Tuneleve të vizitojnë 16 vendet e EQL-së për të zhvilluar shkëmbimet tekniko-shkencore.

Shu Keming shtoi se pavijoni i 16 vendeve të EQL-së luan rolin e urës së shkëmbimeve midis Kinës e vendeve të EQL-së, prandaj në fushën e administrimit palët duhet të shohin nëse ka kërkesa. Nëse ka kërkesa palët do të jenë në kontakt për t'i përmbushur ato. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore