Libri "Kina, një vështrim shqiptar" dhuratë për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Shqipëri

2018-10-24 09:23:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, gazetari i mirënjohur shqiptar i analizave historike z. Genc Mlloja botoi librin "Kina, një vështrim shqiptar" (China, an Albanian Insight) në gjuhën angleze. Libri u promovua në shtator dhe është botim i relaizuar nga Shtëpia Botuese "Onufri"

Në një intervistë për CRI-SHQIP, z.Mlloja tha se libri i tij është një dhuratë për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë.

Gjatë intervistës, z. Mlloja foli me gazetaren shqipfolëse Zhang Zhuo mbi lindjen e idesë dhe dëshirës për shkrimin e këtij libri, si u prit ai nga lexuesi si dhe për përshtypjet e tij për vizitat në Kinë.

Z.Mlloja tha se në vitin 2013 pas vizitës së tij të parë në Kinë atij i lindi dëshira për shkrimin e këtij libri.

"Më kujtohet se erdhi një delegacion i gazetës Renminribao në redaksinë tonë dhe aty ne përgatitëm një broshurë me rreth 11 shkrime që kisha bërë gjatë qëndrimit tim në Kinë. Që atëherë m'u krijua ideja me shtimin e shkrimeve me shtimin e intervistave me opinionet të formulohet një libër përmbledhës."

Ai prezantoi se libri në gjuhën angleze "China, an Albanian Insight" nis me një parathënie të profesorit të mirënjohur z.Arben Malaj si dhe me një intervistë të kryeministrit të Kinës, Li Keqiang. Në tre kapituj, në pjesën e parë të librit përshkruhen përshtypje nga udhëtimet e autorit, i cili e ka vizituar Kinën së paku 4 herë. Në pjesën e dytë përfshihen opinione e artikuj mbi zhvillimint e marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Libri mbyllet me pjesën e tretë ku përfshihen intervista të autoriteteve politike dhe akademike të Kinës. Një vend të veçantë në këtë pjesë zënë intervistat me ambasadorët kinezë në Tiranë që nga viti 2009 deri më 2018-n. Po kështu, vend të dukshëm kanë opinionet e politikanëve, ekonomistëve e studiuesve shqiptarë për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën.

Z. Mlloja theksoi se botimi i këtij libri ka rëndësi për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shpreson se nëpërmjet librit të tij më shumë njerëz do të kenë mundësi ta njohin më mirë Kinën e re dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë.

Në vijim le të dëgjojmë intervistën e plotë të z. Genc Mlloja me gazetaren e radios sonë, Zhang Zhuo.

Mrekulli
Lajmet Kryesore