Letërsia, ura e shkëmbimeve mes Kinës dhe vendeve të EQL-së

2018-10-17 14:07:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ura e shkëmbimeve mes Kinës dhe vendeve të EQL-së u ndërtua përmes shkëmbimeve letrare. Ditët e fundit mbi 40 shkrimtarë nga Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore u mblodhën në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës lindore për të marrë pjesë në Forumin e dytë të Letërsisë Kinë-Vende të EQL-së. Në këtë forum, pjesëmarrësit forcuan njohjet reciproke nëpërmjet shkëmbimeve mbi traditat e krijimin letrar, shkrimeve letrare, njohjes së artit tradiconal kinez. Në këtë forum u miratua "Propozimi i Ningbo-s i Formit të dytë të Letërsisë Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore" ku palëve të ndryshme u bëhet thirrje të vazhdojnë përpjekjet për forcimin e shkëmbimeve në fushën e letërsisë.

Në epoka të ndryshme, letërsia e Europës Qendrore e Lindore ka pasur ndikim të thellë tek letërsia kineze. Para dy vitesh, u organizua me sukses në Hungari Forumi i dytë i Letërsisë Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore që u bë gurthemel i ri historik i shkëmbimeve letrare midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Zv-kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kinës Yan Jingming mbajti fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së forumit, ku kujtoi ndikimet e letërsisë së EQL-së tek shkrimtarët e tanishëm kinezë. Ai shprehu shpresën se ky forum mund të luajë rol nxitës për njohjen reciproke të qytetërimeve, shkëmbimeve mes popujve dhe për forcimin e miqësisë. Në fjalimin e tij, Yan shpjegoi situatën e zhvillimit të fushës letrare në Kinë dhe rezultatet e reja mbi shkëmbimet midis Shoqatës së tij dhe vendeve të huaja. Ai shprehu gjithashtu shpresën se shkrimtarët kinezë dhe të huaj mund të forcojnë shkëmbimet, miqësinë dhe njohjet reciproke.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rumanisë, ish-ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë Varujan Vosganian përfaqësoi shkrimtarët e EQL-së dhe mbajti njëfjalim në ceremoninë e hapjes. Ai tha se kultura është mënyra më e këndshme për njerëzit që të shprehin sinqeritetin e tyre. Literatura rumune përfaqëson kutimin e gjallë të popullit të Romanisë, ndërsa lexuesi rumun njeh përmbajtjet e pasura të kulturës kineze nëpërmjet librave të shkrimtarëve kineze si Mo Yan, Su Tong, Yu Hua etj.

Shkrimtari i njohur kinez Mei Jia merr pjesë shpesh në aktivitete letrare në Ningbo. Në këtë forum, Mei Jia është i mendimit se shkëmbimet e shkrimtarëve kinezë dhe të huaj mund të zgjerojnë fushën bashkëpunimit. Ai theksoi se ky forum ofron një platformë që librat kinezë të arrijnë tek dora e lexuesve nëpër vende të ndryshme të botës.

Shkrimtari i njohur kinez Wang Shiyue tha se shumë shkrimtarë kinezë i njohin veprat e shkrimtarëve të EQL-së, përfshi Ismail Kadarenë e Shqipërisë, Milan Kunderën e Çekisë etj. Wang Shiyue ka qenë në shumë vende të EQL-së dhe mësoi se edhe shkrimtarët kinezë njiheshin nga qytetarët në këto vende. Kjo asimetri tregon se shkrimtarët kinezë kërkojnë një platformë shkëmbimesh si Forumi i Letërsisë Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore.

Gjatë ceremonisë së hapjes u organizua leximi në Tianyige, ndërtesë tradicionale e grumbullimit të librave. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq opera Kunqu dhe disa performanca të tjera.

Zdravka Itimova dhe Svitoslav Dimitov Naomiv nga Bullgaria vlerësuan lart këtë shfaqje. Itimova u shpreh e mahnitur që opera kineze është edhe valle kineze, pasi kjo ishte hera e parë që ajo shihte një performancë kaq të veçantë, të bukur dhe që të kthen pas në kohë.

Të dyja shkrimtaret kanë marrë pjesë në aktivitete të Qendrës së Kulturës Kineze në Sofje të Bullgarisë. Naomiv-it i la shumë përshtypje të thellë Ekspozita e Artit Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore që u organizua në korrik në këtë qendër kulturore.

Ai tha: "Në fillim nuk ekzistonte një ekspozitë e përmasa të mëdha mbi veprat e artistëve nga Kina dhe vende të EQL-së. Tani shkëmbimet dypalëshe në fushën kulturore po forcohen."

Vepra e tij "Drita e vogël" u përfshi në aktivitetin në Tianyige. Ai shprehu kënaqësinë e tij dhe tha se shkëmbimet artistike dhe letrare nuk kanë kufi, këtu mund të shijojmë bukurinë.

Shkrimtari slovak Gustav Mullin tha se lexon veprat e veta në këtë mjedis të bukur. Ky libër flet mbi temën e turizmit dhe është botuar në gjuhën angleze, franceze, gjermane etj., ndërkohë që shpreson ta botojë edhe në kinezisht.

Në degën e Forumit mbi zhvilliimin e letërsisë së vendeve të ndryshme, përfaqësuesit e shkrimtarëve të vendeve të EQL-së mbajtën fjalimet e tyre. Ata folën mbi gjendjen e vendeve të tyre të zhvillimit letrar. Përgatitja e shkrimtarëve të rinj është një fokus i këtij forumi. Disa përfaqësues vunë në dukje në fjalimet e tyre se duhet të ofrohen më shumë raste shkrimtarëve të rinj.

Në këtë forum pati edhe shumë shkrimtarë të rinj si Pal Daniel Levent nga Hungaria, Nuri Emeralle dhe Kreshnik Sopa nga Maqedonia. Shkrimtari i Bosnjë-Hercegovinës Boris Maxmovich krijoi zyrën e vetë të botimit. Ai tha se qëllimi i pjesëmarrjes në këtë forum është për të njohur letërsinë moderne të Kinës dhe do të punojë për t'i prezantuar shkrimtarëve kinezë më shumë vepra të Bosnjë-Hercegovinës.

Po ashtu në forum pati shumë shkrimtarë të rinj kinezë si Wang Ruoxu nga Shangai, Xi Wei, Zhao Ting, Wu Ge nga Ningbo që janë aktivisht në shkrimin e veprave. P.Sh. Romani i Wu Ge-së "Të kam ty gjithë jetën" u bë film dhe do të transmentohet në fund të këtij viti. Veprat e tjera të tij u botuan në gjuhën japoneze, vietnameze etj.

Kryetarja e Shoqatës së Letërsisë të qytetit Ningbo Rong Rong u shpreh se duhet të ofrohet një platformë e shkëmbimeve ndërkombëtare për shkrimtarët e rinj dhe të hapet dritarja për njohje, shkëmbime dhe shfaqje për këta shkrimtarë që të njohin drejtimin e zhvillimit të letërsisë botërore.

Gjatë Forumit, shkrimtarë të vendeve të ndryshme zhvilluan gjithashtu bisedime mbi temën "traditat kulturore e krijimi i letërsisë." Pas bisedimeve, u miratua "Propozimi i Ningbo-s i Formit të dytë të Letërsisë Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore" ku iu bë thirrje palëve të ndryshme të përpiqen të vazhdojnë të forcojnë shkëmbimet në fushën e letërsisë dhe në të ardhmen të organizohet "Festivali i Letërsisë Kinë- Vende të EQL-së."

Pas forumit, shkrimtarët e pranishëm vizituan qytetin Ningbo dhe zonat rreth këtij qyteti për t'u njohur me këtë pikë të rëndësishme në "Rrugën Detare të Mëndafshit" dhe për të shijuar traditat kineze dhe për të nxitur frymëzimin e të shkruarit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore