Intervistë me pedagogun e degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit

2018-10-10 09:20:35 CRI Komenti juaj Printoni

Çdo shtator të gjitha shkollat dhe universitetet e arsimit publik në Kinë çelin dyert për nxënësit dhe studentët.

Sivjet, Universiteti i Studimeve Ndërkombëtare i Pekinit hapi dyert për kontigjentin e parë të studentëve të degës së gjuhës shqipe. Universiteti i Studimeve Ndërkombëtare i Pekinit u bë universiteti i dytë me katedër të gjuhës shqipe në Kinë pas Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit.

Shqipëria është vendi i rëndësishëm në Europën Qendrore Lindore. Pas themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen më tej. Sidomos vitet e fundit, me zhvillimin e mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1" dhe të nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimi konktret dhe shkëmbimet dypalëshe u rritën ndjeshëm dhe kërkesat e tregut për talentet e gjuhës shqipe po zgjerohen.

Dega e gjuhës shqipe e Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit do të përgatisë brezin e ri të gjuhës shqipe që përputhet me zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare dhe ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë". Pas diplomimit, studentët e degës së gjuhës shqipe do të punojnë në sektorin e marrëdhënieve me jashtë, ekonomike, të shkëmbimeve kulturore, të botimit dhe të mediave, të arsimit, të përkthimit etj. në kompanitë e mëdha dhe sektorët përkatës të vendeve, sidomos mund të punojnë në fushat e ndërtimit të projekteve dhe të zhvillimit të burimeve turistike në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".

Prandaj talentet e gjuhës shqipe kanë perspektivë të gjerë punësimi.

Dega e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit do të shkollojë studentët në aftësi të dëgjimit, të foljes, të leximit, të përkthimit. Ata do të zotërojnë njohuri mbi Shqipëri në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, letërsisë, historike etj. Studentët që diplomohen do të punojnë në sektorë të ndryshëm përfshi diplomaci, ekonomi, shkëmbime kulturore, shtyp dhe media, arsim, studime shkencore etj.

Dega e gjuhës shqipe ndodhet pranë Institutit të Gjuhëve të Europës Qendrore të Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit. Sivjet 15 studentë u regjistruan në këtë degë. Sektori i mësimdhënies përbëhet nga tre pedagogë, dy shqiptarë dhe një kinez. Ditët e fundit, pedagogu i gjuhës shqipe në këtë universitet z. Edmond Cane dha një intervistë ekskluzive për CRI-Shqip mbi situatën e zhvillimit të degës së gjuhës shqipe në universitetin ku punon. Le ta dëgjojmë bisedën mes tij dhe gazetares sonë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore