Si e festuan kinezët Festën Kombëtare

2018-10-03 10:16:48 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet festa tradicionale e Kinës Zhongqiu (Festa e Mesvjeshtës) dhe Festa Kombëtare ranë afër, prandaj kinezët patën mundësi që ta përdornin këtë periudhë për një pushim më të gjatë turistik jashtë Kinës.

Tani në tregun e turizmit jashtë Kinës ka disa prirje të reja si shtimi i dëshirës për të udhëtuar jashtë vendit, zgjerimi i hapësirës së turizmit, rritja e buxhetit për turizëm etj. Para se të udhëtojnë në vende të tjera, kinezët kanë disa pyetje si psh., "A është e lehtë marrja e vizës?" "Cilat vende janë destinacione turistike popullore gjatë Festës Kombëtare të Kinës?" "Cilat vende të zgjedhim që kanë çmim të leverdisshëm dhe me cilësi të mirë?"

Për këto pyetje, specialistët e fushës së turizmit i kanë përgjigjet.

Ditët e fundit, u publikua "Raporti i vizave për periudhën e Festës Kombëtare të Kinës", ku thuhet se lehtësia e marrjes së vizave në këtë periudhë është më e lartë. Numri i marrjes së vizave është rritur 50% në këtë kohë vitit.

Sipas statistikave, deri në shtator, shtetasit kinezë me pasaportë të zakoshme mund të udhëtojnë në 73 vende ose rajone pa vizë ose me viza në kufi. Në krahasim me festën e kaluar në vitin 2017, u shtuan edhe 8 vende si Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe që shtetasit kinezë mund të shkojnë për turizëm pa pasur nevojë për vizë. Rritja e numrit të vendeve ku kinezët mund të shkojnë pa viza ose viza në kufi u jep përparësi këtyre 73 vendeve dhe rajoneve në krahasim me vendet e tjera ku procedurat për viza janë më të ndërlikuara.

Lidhur me destinacione turistike, në "Raportin e vizës për periudhën e Festës Kombëtare të Kinës" thuhet se Mianmari, Indonezia, Vietnami, Tajlanda, Maldivet, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sri Lanka, Maroku, Maurici, Fixhi etj., janë destinacionet më popullore pa viza, Mianmari kërkon viza në kufi. Këto janë vendet e reja për këtë vit me politikat e "vizës miqësore".

Pasi zgjidhet destinacioni turistik, do të zgjidhet edhe mënyra e udhëtimit. Nga sondazhet rezulton se shumë përdorues të internetit thonë se paketat turistike në grup nuk janë të mira. Nëse gjatë 10 ditësh ndjek grupin turistik shumë do të ndihen më të lodhur se gjatë kohës kur punojnë. Por turizmi i pavarur kërkon shumë energji gjithashtu, sepse turistët duhet të lexojnë shumë informacione për vendet ku do shkojnë, duhet të bëjnë rezervime në hotel, të blejnë bileta të pikave turistike që do vizitojnë, të gjejnë restorante etj.

Lidhur me këtë situatë, specialistët analizojnë se koncepti për pushim është popullor. Në krahasim me turizmin në grupe turistike, turizmi i pavarur mund të plotësohet me kërkesat e turistëve. Njëkohësisht, nën kushtet e rritjes së konsumimit në nivel të lartë, njerëzit janë më dembelë. Në tregun turistik, turistët kërkojnë që të gjitha të jenë të planifikuara dhe të mund ta bëjnë sa më shpejtë turizmin sipas dëshirave të tyre.

Turistët dëshirojnë të vizitojnë vende të veçanta, por nuk dëshirojnë të shpenzojnë energjinë që planifikojnë. Mbi këtë kontradiktë, turizmi jashtë Kinës me makinë me qira ku ka shërbime në gjuhën kineze është një mënyrë zgjidhje. Kompania më e njohur në këtë fushë "Huangbaoche" tha se turizmi jashtë Kinës me makinë me shërbime të gjuhës kineze, pra turistët ndodhen në një automjet ku ka një shofer dhe një shoqerues që mund të flasin mirë kinezisht, madje mund të jenë kinezë që jetojnë atje. Kjo metodë plotëson kërkesat e turistëve kinezë që nuk dëshirojnë të planifikojnë se ku do shkojnë, por që nga ana tjetër kanë rastin të shijojnë jetesën vendëse.

Xue Fei, kryeekzekutivi i Kompanisë Huangbaoche, tha se turizmi më i rehatshëm është ai me miqtë lokalë. Shoferët e shoqëruesit e kompanisë Huangbaoche do të jenë këta miq që do të zgjidhin të gjithë problemet e turistëve gjatë gjithë udhëtimit. Në fakt turizmi me makinë me qira është një lloj i ri shërbimi turistike. Përmbajtjet lidhen jo vetëm me komunikacion, por edhe me hotelet, restorantet etj. Ky shërbim plotësohet me kërkesat e ndryshme të turistëve në destinacione të ndryshme turistike. Ky është një treg i madh.

Tani, Huangbaoche ofron shërbimet turistike në mbi 1600 qytete të 90 vendeve. Turistët kinezë mund të kërkojnë itinerarë të tyre nëpërmjet aplikacionit Huangbaoche. Falë këtij aplikacioni turistët do të kenë mundësi të bëjnë turizëm të lirë dhe të ndjekin itinerarë të veçantë. Me anë të kësaj mënyre gjithnjë e më shumë turistë kinezë po zgjedhin pushimet e tyre.

Sot, me rritjen e nivelit të konsumimit dhe zhvillimin e internetit marrëdhëniet mes njerëzve dhe mallrave janë bërë më të ngushta. Njëkohësisht është transformuar shumë struktura e konsumimit, kërkesat e konsumimit dhe koncepti i konsumimit të konsumatorëve. Këto ndryshime kanë sjellë edhe ndryshimin e mënyrës së turizmit. Turizmi me karakteristika, planifikimi me detaje, konsumimi jashtë vendit janë elementet e turizmit të Javës së Artë gjatë pushimeve të Festës Kombëtare. Mbi këtë fokus realizohet edhe mënyra e turizmit "Huangbaoche" që ka tërhequr shumë vëmendje dhe kjo mënyrë do të drejtojë zhvillimin e tregut turistik në të ardhmen. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore