Ekipi shqiptar triumfon me çmimin e grupit në çiklizmin rrugor "Udhëtimi Xingtai"

2018-09-19 09:44:26 CRI Komenti juaj Printoni

Javën e kaluar u zhvillua gara ndërkombëtare e çiklizmit rrugor "Udhëtimi Xingtai" 2018 në qytetin me po të njëjtin emër në provincën Hebei të Kinës. Në garën triditore morën pjesë 142 sportistë nga 16 vende e rajone të botës përfshi nga Kina, Shqipëria, Italia etj. Ekipi shqiptar me grupin "Amor & Vita" zuri vendin e parë, ndërsa çiklisti italian Sima Damiano fitoi vendin e parë si çiklisti më i mirë. Damiano u shpreh shumë i lumtur që mori pjesë në këtë garë. Kjo ishte hera e tij e parë që vizitoi Xingtai-n. Atij i lanë mbresa shumë të mira punonjësit dhe vullnetarët e garave gjatë si gjatë stërvitjes ashtu edhe në aktivitetet e përditshme të ditës.

Gara ishte e ndarë në 3 pjesë me një gjatësi të përgjithshme 398 kilometra duke mbuluar 10 lagje të qytetit Xingtai.

Nisja e 3 pjesëve të garës ndodhet në lindje të Parkut Sportiv Chi Lihe të qytetit Xingtai. Gjatë rrugës së garës çiklistët patën rast të shijojnë pamje të bukura ty qytetit.

Pjesa e parë ishte me temë "Mali i gjelbër, uji i pastër". Gara u zhvillua në distriktin Shanhe. Në këtë rrugë ka shumë pika të njohura turistike ku ndodhen shumë male e liqene të veçantë. Distrikti Shahe krijoi "Galerinë 50 km", ku ndodhen shumë fshate të lashta dhe pika të njohura turistike. Çiklistët patën rastin të pedalonin nën një atmosferë gjelbërimi me lule shumëngjyrëshe. Pavijonet Rekreative katërcepëshe prej guri, druri etj, qëndronin si margaritar në këtë rrugë. Rreth kësaj rruge ka shumë parqe me karakteristika kulturore të Xingtait si bujqësi, etj.

Pjesa e dytë e garës kishte si tematikë "Shpella ujore dhe vendi i lumtur". Në këtë pjesë të rrugës ku zhillohej gara ndodhet distrikti Lincheng dhe Neiqiu. Lincheng ka shpella të bukura ujore, ndërsa Neiqiu u quajt një vend i lumtur për shëndetin. Në këtë vend mund të shihni gjethet e kuqe më të bukura në pjesën lindore të Kinës. Liqeni Qishan, liqeni Zilong dhe shpella Kongshan janë pjesë e tablosë panoramike të qytetit.

Pjesa e tretë e garës kishte si tematikë "Qyteti i lashtë me energji të re". Në këtë rrugë ka shumë pika turistike historike si Tempulli Dakaiyuan, Tempulli Baiqiu, Tempulli Xingu. Rrugët e qytetit ishin të zbukuruara me shporta lulesh, fenerë, flamuj etj.

Kampioni nga Italia Sima Damiano vlerësoi se rruga e garës në Xingtai është shumë e sheshtë dhe ka pemë shumë të bukura. Ai tha se u ndje shumë mirë që garoi në një mjedis kaq të gëzueshëm.

Sportisti kinez Wangbo nga Ekipi Hengxiang i Kinës tha se Xingtai ka male, liqene dhe njerëz të bukur. Nuk kam qenë asnjëherë më parë në një rrugë kaq të bukur çiklizmi, sidomos rruga rreth malit dhe liqenit që tregon mrekullinë e vetme të qytetit Xingtai.

Vullnetarë nga qarqe të ndryshme punuan shumë që çdo gjë të shkonte mbarë. Ata u veshën me uniformë, kostum të njëjtë dhe kapele të kuqe duke sjellë edhe më shumë larmi gjatë garave.

Një përgjegjes i Bashkisë së qytetit Xingtai tha se numri i vullnetarëve në këto garë është i lartë duke thyer rekord në historinë e qytetit Xingtai. Në këtë konkurs morën pjesë mbi 5000 vullnetarë, pjesa më e madhe studentë nga 6 organizata shoqërore.

Në çdo pjesë të garave kishte shfaqje me karakteristika kulturore për të motivuar çiklistët.

Në distriktin Pingxiang, nxënësit e mësuesit e shkollës sportive të pedalimit performuan në valle me erashkë. Entuziastët performuan Meihuaquan, një lloj kongfuje kineze që është përfshirë në Listën e Trashëgimive Kulturore jomaterialeve në nivel kombëtar.

Në distrikt Guangzong u performua vallja në shesh të hapur. Grupi i daulleve performoi gjithashtu në Sheshin e Parkut Yingpinghu për të motivuar çiklistët.

Shfaqjet e ndryshme i dhanë një impuls të ri garave si dhe shpalosën karakteristikat kultuore të qytetit Xingtai në arenën ndërkombëtare. Shpresat e ëndrrat u mblodhën atje, nuk mungoi energjia dhe pasioni.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Xingtai Dong Xiaoyu tha se kjo është hera e tretë të organizimit të garës me biçikleta "Udhëtimi në Xingtai. Këto tre herë u shfaq shpirti i sportit u përhap koncepti i zhvillimit të gjelbër dhe u tregua fryma e bukur e qytetit Xingtai. Kjo garë tërhoqi shumë banorë të thjeshtë për stërvitje sidomos pedalimin.

Me rastin e organizimit të garave ndërkombëtare me biçikleta Xingtai lidh sportin me kulturën dhe turizmin. Sporti nxiti zhvillimin e shpejtë të industrisë turistike dhe ndryshimin e modelit ekonomik.

Qysh nga viti 2016, Xingtai nisi organizimin e garës ndërkombëtare të çiklizmit "Udhëtimi Xingtai". Gjatë kësaj kohe shitja e biçikletave sportive është rritur ndjeshëm. Gjithashtu u themeluan shumë organizata të stërvitjes së biçikletave. Numri i anëtarëve të këtyre organizatave arriti në 200 mijë.

Nga ana tjetër, Bashkia e qytetit Xingtai ka pasuruar më tej përmbajtjet turistike nëpërmjet bashkërendimit të burimeve. Qyteti Xingtai nxiti integrimin e industrisë sportive me zhvillimin e turizmit, të kulturës dhe arsimit.

Para garës së këtij viti, qyteti Xingtai organizoi Koferencën e dytë të zhvillimit të turizmit. Projektet e reja turistike u bënë pika të rëndësishme në rrugën e garës së kësaj here. Distrikti Pingxiang dhe ai Guangzong që njihen për prodhimin e biçikletave për mosha të ndryshme u përfshinë në rrugën e garës që është për të nxitur zhvillimin e industrisë së biçikletave dhe zhvillimin ekonomik në lagjet përkatëse.

Këshilltari i Shoqatës së Biçikletave të Distriktit Pingxiang Chai Cunliang tha : "Me zhvillimin e zinxhirit industrial po shfaqet ndikimi i industrisë së prodhimit të biçikletave. Në Ekspozitën Ndërkombëtar të Biçikletave dhe atyre të Fëmijëve që u mbyll në distriktin Pingxiang erdhën 230 kompani të huaja nga 28 vende dhe rajone të botës dhe 20 mijë kompani kineze."

Gara me biçikleta ka sjellë gjithashtu përfitime sociale. Me organizimin e garës janë zgjeruar rrugët ku operon gara me 4 zona për çiklizëm, dy prej të cilave kanë hyrë në nivelin e zhvilluar në rang kombëtar.

Gjithashtu, falë organizmit të kësaj gare u përmirësuan pajisjet përkatëse të konkurrimit dhe kushtet e pedalimit tek banorët.

Përveç këtyre, qyteti Xingtai planifikoi projektin "Qyteza sportive dhe e shëndetshme në ishullin Xianghu" që do të jetë destinacion më i madh sportiv në Rajonin Pekin-Tianjin-Hebei. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore