Hekurudha Kinë-EQL ndryshoi jetët e popujve

2018-09-05 09:35:30 CRI Komenti juaj Printoni

Me realizimin e projekteve të nismës "Një brez, një rrugë", linja hekurudhore Kinë-Evropë Qendrore e Lindore (EQL) u bë "grupi i deveve" i Eurazisë dhe i Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.

Sipërmarrësi kinez, Shao Yifeng analizoi perspektivën e trenit Kinë-EQL dhe epërsinë se transporti hekurudhor është më i shpejtë se transporti detar dhe me kosto më të ulët se transporti ajror, prandaj Shao krijoi Uejbsatin tiedada.com.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së qytetit Ningbo, Zhang Yan, tha ky qytet duhet të shfaqë plotësisht epërsinë e ekonomisë portuale, të përmbushë aktivisht nismën "Një brez, një rrugë" dhe të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me qytete të rëndësishme kineze dhe vendet eEQL-së si dhe të japë kontribut të rëndësishme për vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë". Në të njëjtën kohë, ai foli gjithashtu edhe për uejbsatin tiedada.com si platforma e parë ndërkombëtare e shërbimit të trasnportit ndërkombëtar në Kinë, i cili luajti një rol udhëheqës në lidhjen midis Kinës dhe vendeve EQL.

Në prillin e sivjetshëm, një kompani kineze bleu 100% e aksioneve të kompanisë polake "CIS" duke nisur transportin hekurudhor për mallrat elektronike në Europë.

Tiedada.com hyri në fazën e zhvillimit të shpejtë në vendet e EQL-së.

Përdorimi i këtij uejbsajti është shumë i lehtë vetëm përmes një aplikacioni në celular. Vitin e kaluar, uebsajti regjistroi një vëllim tregtar mbi 100 milionë juanë, ndërkohë që numri i kërkesave arriti 10 mijë dhe vëllimi i mallrave të import-eksportit arriti në mbi 20 miliardë juanë.

"Industria e logjistikës në vende të EQL-së ka ndryshime të mëdha në krahasim me Kinën. Së pari niveli i dallimit të tregut është shumë i lartë. Mallrat e vogla, posta e shpejtë, posta e zakoshme me mallra me peshë të ndryshme e lloje të ndryshme kërkojnë vërtetime të ndryshme të logjistikës. Së dyti, duhet të dimë shumë mirë ligjet e rregullat e ndryshme që lidhen ngushtësisht me zhvillimin e ndërmarrjeve. Së treti, interneti është shumë i zhvilluar. Çmimet janë transparente dhe efiçenca është e lartë, si dhe pothuajse të gjitha bizneset mund të përfundojnë në internet. Prandaj nëse doni të zgjeroni biznesi duhet të jeni në internet," tha presidenti i Kompanisë "Westrail" Shao Yifeng.

Një tregtar i zakonshëm për transportin e mallrave mund të ofrojë vetëm shërbimin e transportit të mallrave midis qyteteve ku ka linjë hekurudhore Kinë-Evropë, por tiedada.com është në bazën e aftësisë së administrimit të rrjetit të transportit dhe të algoritmit inteligjent, prandaj mund të ofrojë shërbimet "nga porta në portë".

P.Sh. vendi i nisjes së transporti është qyteti Wenzhou të Kinës Lindore që nuk ka tren mdis Kinës e Evropës dhe pika e fundit është Lyon-i i Francës. Uejbsajti tiedada.com mund të llogaritë disa itinierë si nga Wenzhou deri në Chengdu, Wuhan, Chongqing ose Shenzhen dhe mund të japë çmimin dhe afatin kohor të të gjithë itinierëve me qëllim që klientë të kenë mundësi zgjedhje.

Uejbsajtin tiedada.com kërkon ndërtimin e sistemit të logjistikës dhe magazinat. Për të hyrë mirë në tregun lokal, Shao Yifeng bleu kompaninë CIS që është kompania më e madhe e logjistikës në Poloni dhe planifikoi të ndërtojë magazinën e përgjithshme në Europë.

Kostoja e krahut punëtor është më e ulët se në vendet e Evropës Perëndimore, prandaj Shao Yifeng vendosi të ndërtojë magazina në Hungari apo dhe të zhvillojë veprimtari të tjera ë lidhje me biznesin.

Për arsye pune, Shao Yifeng udhëton në vende të EQL-së si Poloni, Hungari, Letoni etj. Ai u habit kur mësoi se edhe polakët kanë disa ushqime të ngjashme si kinezët, dhe ata pëlqejnë shumë Jiaozi (ravioli kineze).

"Polonia ndodhet më lart se pjesa verilindore e Kinës, kështu që ushqimet si lakra turshi dhe raviolet janë ushqime të zakoshme për polakët. Gjuha angleze në Poloni është shumë popullore dhe njerëzit kanë nivel të lartë arsimor, pothuajse të gjithë mund të flasin anglisht dhe lehtësia për komunikimin e aktiviteteve të përditshme është shumë më e lartë se në Itali, Spanjë dhe vende të tjera", shtoi Shao Yifeng.

Me zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe të mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", metoda e zhvillimit të tregtisë të kinezëve po ndryshon mjedisin e biznesit.

Shao tha se polakët mund të punojnë me orar më të zgjatur, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Perëndimore. Polakë janë njerëz punëtorë dhe të thjeshtë, krakteristika këto të ngjashme me banorët e Ningbo-së, vendlindja e tij, prandaj polakët shkojnë mirë me Shao-n.

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë ka dy tregje të kinezëve me modelin e biznesit të qytetit të mallrave të vogla të Yiwu-së. Çdo ditë, autobusët transportojnë tregtarë nga Letonia, Lituania, Çekia, të cilët vijnë në këto tregje që ofrojnë shërbime "one stop". Këto lloj tregje po tërheqin gjithnjë e më shumë biznesmenë.

Njëkohësisht, kinezët mund të kërkojnë më shumë mundësira që ndryshojnë jetën e banorëve vendës. Shao Yifeng tha se në kufirin midis Polonisë dhe Gjermanisë ndodhet qyteti Slumplonia ku nuk ka shumë burime. Por, kinezët panë mundësinë për ndërtimin e depove atje dhe mund të gëzojnë shërbimet e logjistikës në Gjermani dhe të përdorin krahun e lirë të punës të Polonisë. Po ashtu, kompani si Mercedes-Benz, BMW etj kanë ndërtuar pika atje dhe gradualisht ky qytet po lulëzon.

Konsullja e përgjithshme e Polonisë në Guangzhou, Joanna Skoczek paraqiti pikëpamjet e saj në një intervistë mbi trenin Kinë-Europë.

"Po rritet numri i trenave midis Kinës e Europës dhe për këtë jemi shumë të gëzuar. Po diskutojmë mbi mënyrat e shfrytëzimit të trenave, P.Sh. çdo provincë duhet të lidhet me të paktën një linjë hekurudhore midis Kinës e Evropës. Transporti tokësor në krahasim me transportin detar, ha më pak kohë por s'mund të transportojë tonazh të lartë. Pastaj duhet të shohim edhe llojin e mallrave."

Ajo është e mendimit se produktet elektronike, teknologjike etj., janë zgjedhje të mira. Përveç këtyre, 95% e trenave midis Kinës e Europës do të kalojnë një port në kufi të Polonisë Lindore që ndoshta shkakton trafik. Udhëtimi nga Kina në portin e kufirit polak zgjat 12 ditë, por nga ky port deri në pjesën qendrore të Polonisë duhen 3 ditë. Ajo tha se duhet të zhvillohet ky port dhe të rritet efikasiteti i kalimit, duke shtuar se nëse mund të ndërtohet një pikë e kalimit doganor, do të forcohet më tej epërsia e Polonisë në fushën e transportit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore