Europa Qendrore e Lindore ndjen "erën e kulturës" nga Kina

2018-08-28 15:35:07 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet e Europës Qendrore e Lindore janë vende të rëndësishme të nismës "Një brez, një rrugë" dhe një urë midis Azisë dhe Europës. Viti 2018 është viti i bashkëpunimit lokal "16+1". Shkëmbimet kulturore zënë një pjesë të rëndësishme nëmekanizmin e "Bashkëpunimit 16+1", ku shfaqet miqësia e thellë mes popullit kinez dhe popujve të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Po ashtu, shkëmbmet kulturore janë bërë një forcë e nxitjes të bashkëpunimit konkret të vendeve të ndryshme.

Qendra e Kulturës Kineze në Sofje të Bullgarisë është qendra e parë kulturore kineze në Europën Qendrore e Lindore. Nëpërmjet ekspozitës, shfaqjes, aktiviteteve prezantuese, atje u ndërtua platforma e shkëmbimeve kulturore e artistike midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore si dhe u bë ndihmesë për bashkëpunimin dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, arsimore, turistike etj.

Mësohet nga Qendra e Kulturës Kineze në Sofje se në korrik u zhvillua Ekspozita e Artit Modern Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore. Ambasadori i Kinës në Bullgari Zhang Haizhou u shpreh se ekspozita jo vetëm shpalosi shpirtin e "Bashkëpunimit 16+1", por njëkohësisht dha mesazhin e tematikës së tanishme të botës "Paqja e Zhvillimi". Njëkohësisht, u zhvillua Ekspozita e Prodhimeve të Risive Kulturore ku rreth 10 ndërmarrje kineze shfaqën prodhimet e tyre dhe zhvilluan kontakte me ndërmarrjet bullgare.

Ndërsa në qershor, u organizua nga UNESCO-ja Forumi i 3-të i Krijimit të të rejave kulturore Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore në Rhodes dhe Katowitz të Polonisë. Përfaqësuesit kinezë dhe të huaj zhvilluan bisedime mbi ndihmën e industrisë së krijimit të të rejave kulturore për rimëkëmbjet e qyteteve, shkëmbimet kulturore dypalëshe, filma, media të reja, videolojërat etj. Li Jiashan, zv.drejtorja e Institutit të Studimeve të Strategjisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Kulturore pranë Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit tha se industria kulturore midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore është plotësuese reciproke dhe zhvillimi i saj përputhet me kërkesat e popujve të Kinës dhe të vendeve të EQL-së. Ajo tha gjithashtu se në të ardhmen, duhet t'i kushtojmë rëndësi zhvillimit të tregtisë së kulturës tradicionale në tregtinë e kulturës së re, njëkohësisht duhet t'i kushtojmë rëndësi ndikimeve të tregtisë së shërbimeve turistike dhe zhvillimin e industrisë turistike ndaj tregtisë kulturore.

Në Hungari, koncerti "Dëgjoni Kinën 2018" u zhvillua në Pallatin e Koncertit Gedler. Veglat muzikore tradicionale kineze Guzheng, Huqin dhe vegla muzikore perëndimore piano, violinë së bashku luajtën duke nxitur dialog muzikor mes artistëve. Hungaria është vendi i parë i Europës që nënshkroi Dokumentin e Bashkëpunimit të Qeverive për nxitjen e ndërtimit "Një brez, një rrugë" dhe luan rol udhëheqës. Koncerti "Dëgjoni Kinën 2018" është gjithashtu projekt i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe të investimeve kulturore të Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit në vitin 2018.

Në Çeki, "Tregimet e Tashëgimive kulturore jomateriale në Lumin Jance" u shfaqën në Pragë. Nëpërmjet ekspozitës së fotografive dhe shfaqjes së aritit tradicional, qytetërimi i Lindjes i Lumit Jance zhvilloi dialog me qytetërimin bohemian. Me anë të kësaj ekspozite, çekët mund të njohin më shumë mbi mrekullinë e kulturës së lumit Jance.

Në gusht, kampi veror i vallëzimit u zhvillua në Kroaci dhe Hungari. Ky aktivitet nxiti përgatitjen e valltarëve dhe bashkëpunimin në këtë fushë midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore si dhe nxiti njohjet reciproke të artistëve të rinj në procesin e njohjes dhe të shkëmbimeve, po ashtu u nxit zhvillimi i kërcimit kinez jashtë vendit.

Në Kinë ka gjithashtu shumë aktivitete mes artistëve nga vende të ndryshme. Në qershor, u zhvillua në Chengdu Forumi i dytë i Bashkëpunimit të Artit Kinë- EQL.

Në gusht Qendra e Shkëmbimeve dhe Bashkëpunimit të Industrisë së Krijimit të të Rejave Kulturore u hap në Zona e Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së Lartë të qytetit Chengdu. Specialistët kinezë dhe të huaj zhvilluan shkëmbime në dramaturgji, muzikë, vallëzim, dramës për fëmijë.

Në takimin e menaxhimit artistik u prezantuan 170 projekte që do të zhvillohen dhe u publikua "Deklarata e Chengdu-së për Bashkëpunimin Artistik Kinë- Vende të Evropës Qendrore e Lindore".

Sipas deklaratës, me ndihmën e forumit, duke u mbështetur në trashëgiminë e thellë historike dhe burimet e veçanta njerëzore të Chengdu-së, do të nxiten aktivisht shkëmbimet e thella dhe bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe 16 vendeve të institucioneve të artit të EQL-së, akademive të artit, festivaleve artistike etj.

Ningbo, qyteti kinez që merr pjesë në ndërtimin e Qendrës Kulturore Kineze në Sofje, është gjithashtu një nga qytetet kryesore të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kohët e fundit, si një nga aktivitetet e shkëmbimeve kulturore të ekspozitës së 4-t të Investimeve dhe Tregtisë të Vendeve të Evropës Qendrore-Lindore, "Senses dhe Europa Qendrore dhe Lindore" - 2018 Europa Qendrore dhe Lindore Shkëmbimi Kulturor dhe i Artit Ekspozita është në Sheshin Kulturor të Ningbo.

Atje u organizuan shumë aktivitete të famshme , në mënyrë që banorët të ndjejnë bukuritë e artit nga Europa Qendrore dhe Lindore pa shkuar jashtë vendit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore