Vendet e EQL-së përgatiten për pjesëmarrjen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës

2018-08-22 10:14:28 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë treguar shumë interes dhe qëndrim pozitiv për zhvillimin e tregtisë me Kinën. Në Takimin e 6-të të Liderëve të Kinës dhe të Vendeve të Europës Qendrore e Lindore që u zhvillua në Budapest, nëpërmjet "Programit të Budapestit", shumë vende të ndryshme përkrahën Kinën për organizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit që do të organizohet këtë vit në Shangai.

Ditët e fundit, shumë ndërmarrje të Europës Qendrore e Lindore u regjistruan për marrë pjesë në këtë ekspozitë. Koncepti dhe veprimet e Kinës për hapjen e mëtejshme të derës, shtimin e importit dhe gëzimi i përbashkët i sukseseve të zhvillimit botëror është përshëndetur dhe vlerësuar pozitivisht.

Viti 2018 është "viti i bashkëpunimit lokal 16+1". Gjatë 6 viteve të zhvillimit të mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, bashkëpunimi lokal dypalësh është zhvilluar mbarë dhe ka arritur shumë rezultate pozitive në fushën e lidhjeve reciproke, të prodhimit të energjisë, të ndërtimit të infrastrukturës, në atë ekonomiko-tregtare, të ekonomisë së gjelbër, të shkëmbimeve kulturore etj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë z.Selim Belortaja flet në një intervistë të posaçme nga Radio e Jashtme e Kinës:

"Qeveria kineze është e vendosur të ndjekë edhe në të ardhmen rrugën e hapjes dhe të reformave. Dhe në planin praktik, propozimi i ekspozitës së Shanghait (për t'u organizuar) në nëntor të këtij viti, është një hap që dëshmon qartazi ndjekjen e kësaj politike të hapjes ndaj vendeve të tjera, politikën e lehtësimit të barrierave tarifore dhe teknike ndaj importeve, dhe faktin që Kina i mirëpret produktet e vendeve tona e veçanërisht të vendeve i janë bashkuar nismës 'Një brez, një rrugë.' Shqipëria, jo vetëm e mirëpret, por po përgatitet të marrë pjesë denjësisht në këtë panair dhe të paraqesë produktet e saj, të cilat shpresojmë të jenë të suksesshme në tregun kinez."

Çekia është partnerja e dytë tregtare më e madhe e Kinës ndër vendet e Europës Qendrore e Lindore. Vitet e fundit, vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur me ritëm të shpejtë, ku rritje më të lartë kanë pasur eksportet çeke. Në vitin 2017, eksportet e Çekisë në Kinë u rritën 25% .

Lidhur me Ekspozita e Parë të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, autoritetet çeke thanë se vendi po përgatitet seriozisht për këtë pjesëmarrje. Qeveria çeke ka përcaktuar jo vetëm grupin kryesor, por ka formuar edhe një grup me anëtarë nga Ministria e Industrisë dhe e Tregtisë, Ministria e Jashtme, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Zhvillimit. Ministria e Industrisë e e Tregtisë përgatiti ekspozitën e vendit dhe Drejtoria e Tregtisë përgjigjet për ekspozitën e ndërmarrjeve etj. Presidenti i Çekisë Milos Zeman u shpreh në fillimin e këtij viti pas rimori detyrën e presidentit se do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës që do të organizohet në nëntor në Shangai.  

Deri tani, Çekia ka regjistruar për pjesëmarrje në panairin e nëntorit 13 kompani, të cilat do të marrin pjesë në hapësirën e ekspozimin të ushqimeve dhe të tregtisë së shërbimeve. Sipërfaqja e stendës çeke do të jetë 500 metra katrorë dhe në të do të prezantohen pije si birra, vera, prezantime turistike, etj. Nga ana tjetër shumë ndërmarrje të tjera çeke kërkojnë të marrin pjesë në këtë panair pasi mësuan për pjesëmarrjen e tanishme. Ministri çek i Industrisë dhe i Tregtisë dhe ambasadori çek në Kinë po punojnë me palën kineze për shtimin e numrit të pjesëmarrjes së kompanive çeke në këtë panair.

Hungaria nxit aktivisht stendën e mallrave të saj në Kinë dhe mendon se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës është një rast i mirë për lidhjen e politikës hungareze "Hapja ndaj Lindjes" me nismën "Një brez, një rrugë". Hungaria, Britania dhe Gjermania janë vendet kryesore europiane të ftuara për pjesëmarrjen në ekspozitë. Me këtë rast, Hungaria do të ketë shans të shfaqë produktet e veta të veçanta.

Hungaria caktoi 11 kompani të marrin pjesë në këtë ekspozitë që do të vendosen në një hapësirë prej 400 metrash katrorë. Vizitorët e panairit do të kenë shans të njihen me ushqimet tradicionale si pije, mjaltë dhe sallam. Pika e shkëlqyer është zona e logjistikës tregtare Kinë-Europë dhe zona e bashkëpunimit tregtar Baoside Kinë-Hungari. Të dyja zonat tregtare jashtë vendit do të zënë një hapësirë në ambjentet e panairit prej 200 metrash katrorë, duke tërhequr shumë ndërmarrje kineze dhe të huaja. Në këtë panair, Hungaria do t'i njohë të pranishmit edhe me epërsitë e saj gjeografike, përveç ushqimeve dhe pijeve.

Qeveria hungareze nxit aktivisht tregtinë me Kinën. Në vitin 2017, vëllimi tregtar dypalësh arriti mbi 10 miliardë dollarë amerikanë dhe eksportet hungareze në Kinë arritën 2.6 miliardë dollarë, duke shënuar rekord historik. Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Péter Szijjártó është i mendimit se ky rekord do të arrihet edhe në vitin 2018. Ai u shpreh se Kina dhe Europa duhet të forcojnë hapjen dhe dhe lehtësirat tregtare, duke shtuar se zhvillimi Kinë-EQL është në interes të bashkëpunimit Kinë-BE. Zv.menaxheri i Kompanisë Kombëtare të Tregtisë të Hungarisë Gabor u shpreh se organizimi i kësaj ekspozite tregon qartë se Kina dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar global dhe të hapë tregun e saj të madh me afro 1.4 miliardë banorë. Pala hungareze shpreson që ekonomia e Hungarisë dhe ndërmarrjet e saj të mund të përfitojnë në këtë drejtim.

Si partneri më i madh i Kinës në Europën Qendrore e Lindore, eksportet polake në Kinë janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Kreu i Agjencisë Polake të Investimeve dhe Tregtisë Tomasz Pisula tha në Forumin e Eksporteve Polake në Kinë në shkurt, se vitet e fundit, shtresa e mesme e popullsisë në Kinë po zgjerohet dhe po forcohet kërkesa e saj për konsum. Prodhimet polake me cilësi të lartë kanë shumë potencial në tregun kinez.

Qeveria kineze po zgjeron importet dhe nxit sipërmarrësit e huaj të shesin mallrat e tyre, gjë që është një rast i mirë për ndërmarrjet polake. Lidhur me zhvillim tyre në tregun kinez, shumë ndërmarrje polake shprehen optimiste. Pisula shpreson se më shumë ndërmarrje të vendit të tij do të marrin pjesë në ekspozitë dhe me këtë rast do të kenë më shumë porosi. Deri tani, numri i ndërmarrjeve polake që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë panair ka arritur në 135.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë Bashkëpunimit Ekonomik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Sllovakisë tha në një intervistë për gazetën kineze "Guangmingribao" se organizimi i ekspozitës së importit nga Kina tregon përkrahjet e udhëheqësve kinezë për patnerët tregtarë. Ai shtoi se Sllovakia duhet ta shfrytëzojë këtë rast dhe të prezantojë më shumë prodhime bujqësore me cilësi të lartë në Kinë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore