Bashkëpunimi arsimor Ningbo-EQL arrin rezultate të pasura

2018-08-01 10:58:11 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është 6-vjetori i nisjes së bashkëpunimit arsimor midis qyteti kinez Ningbo dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Gjatë këtyre viteve, projektet e bashkëpunimit janë shtuar ndjeshëm duke përfshirë më shumë elemente. Ningbo u bë një model i bashkëpunimit arsimor midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore

Baza e bashkëpunimit është bërë më e fortë

Bashkia e qytetit Ningbo ka zhvilluar 4 herë veprimtari të shkëmbimeve arsimore midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Numri i pjesëmarrësve është rritur më tej. Deri tani 400 përfaqësues qeverish, të ambasadave dhe të fushës arsimore nga 16 vende kanë marrë pjesë në këto vepritari. Gjithashtu janë nënshkruar 70 marrëveshje për projektet e bashëpunimit. Janë ftuar 20 mysafirë të mbajnë fjalimet e tyre dhe janë organizuar 11 forume mbi arsimin midis Kinës dhe vendeve të EQL-së. Përveç këtyre, u organizua Mbledhja e Shkëmbimeve të Bashkëpunimit Arsimor Kina (Ningbo)- Polonia Bydgoszcz me synim nxitjen e bashkëpunimit.

Deri tani shkolla e Ningbo-s ka krijuar binjakëzim me 78 shkolla nga 16 vendet e EQL-së. Numri i projekteve të bashkëpunimit arsimor arriti në afro 100, duke ofruar një bazë të mirë për nxitjen e bashkëpunimit arsimor në nivel të lartë.

Mekanizmi i bashkëpunimit është bërë më i pasur

Në bazë të marrëdhënieve të jashtme të Bashkisë, qyteti Ningbo është lidhur aktivisht me qytetet që ka bërë binjakëzim dhe me ambasadat e vendeve të EQL-së në Kinë si dhe u nxit krijimi i shumë mekanizmave të përhershme të bashkëpunimit. Deri tani qyteti Ningbo me qytetin Varna të Bullgarisë dhe qytetin Bydgoszcz të Polonisë kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin arsimor për të nxitur bashkëpunimin e strategjisë arsimore. Drejtoria Arsimore e qytetit Ningbo krijoi sistemin e lidhjes me ambasadën polake në Kinë, atë çeke, Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë në Shangai, Drejtorinë e Investimeve dhe të Tregtisë të Sllovakisë. Nëpërmjet këtij sistemi janë krijuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me shkolla e organe arsimore dhe forcuar shkëmbimet e vizitat dypalëshe. Po ashtu, janë ndërtuar sistemet shumëpalëshe të bashkëpunimit si Lidhja e Shkollave të Biznesit "Rruga e Mandafshit" që ka 93 shkolla të lartë pjesëmarrëse, Lidhja e Bashkërëndimit të Prodhimit dhe e Arsimit "Një brez, një rrugë" që ka 73 shkolla të lartë pjesëmarrëse, duke realizuar arritje në sektorin arsimor të shkollave të larta mes Kinës dhe rajonit EQL, ndërkohë u nxit përgatitja e talenteve të risive në fushën shkencore.

Përmbajtjet e bashkëpunimit janë më konkrete

Mësohet se në 4 herët e aktiviteteve të shkëmbimeve arsimore midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, palët nënshkruan 70 marrëveshje mbi projekte të bashkëpunimit arsimor dhe krijimin e marrëdhënieve të binjakëzimit të shkollave. Tani këto projekte po ecin mbarë dhe kanë arritur një sërë rezultatesh të mira.

Universiteti Wanli i provinës Zhejiang bashkëpunon me Universitetin Kralove për papjen e Katedrës së Gjuhës Çeke, ku u regjistuan 40 studentë. Në këtë mënyrë përgatiten specialistë për gjuhën çeke sipas kërkesave të Bashkisë dhe të ndërmarrjeve. Shkolla e Shkencës dhe e Inxhinierisë Ningbo pranë Universitetit Zhejiang dhe Konsullata e përgjithshme e Polonisë në Shangai organizuan së bashku Javën Polake të Kulturës. Kjo shkollë ka përkthyer libra në gjuhën polake dhe ka hapur lëndë me zgjedhje për mësimin e polonishtes. Fakulteti i Transportit dhe i Shërbimeve Kinë- vende të EQL-së i Shkollës së Shkencës dhe e Inxhinierit Ningbo regjistroi për herën e parë 20 mastera me pranimin e krediteve nga 150 universitete europiane.

Instituti i Bashkëpunimit i EQL-së në Ningbo po zhvillohet më tej, duke u bërë një think-tank vendor me shumë ndikim për të studiuar vendet rreth nismës "Një brez, një rrugë". Në të ardhmen, do të ofrohen shërbime për investimet e zhvillimin e tregtisë të ndërmarrjeve kineze në Europën Qendrore e Lindore.

Univerisiteti i Transportit i Bullgarisë dhe Universiteti i Teknologjisë i Ningbo-s po zhvillojnë gjithashtu bashkëpunim. Specialistët nga Bullgaria erdhën në Ningbo jo vetëm për studime po kanë ofruar edhe shërbimet e teknologjisë për ndërmarrje. Shkolla e Teknologjisë Profesionale e Ningbo-s dhe Universiteti i Malit të Zi Adria nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit dhe pritet të kenë një ndërlidhje të pasur arsimore duke nxitur thellimin e bashkëpunimit për studime, të vizitës së mësuesve dhe të nxënësve etj.

Vizita reciproke e mësuesve dhe të nxënësve janë shpeshtuar

Linmei nga Rusia që po studion në Degën e Transportit në Universitetin e Ningbo-s është tepër e lumtur pas marrjes së bursës së posaçme për studentët e vendeve të EQL-së. Ajo tha se kjo bursë e ndihmon edhe më shumë për studimin e saj në Ningbo. Edhe pse Linmei ka vetëm një vit që jeton në Ningbo, ajo ka njohuri të shumta për këtë qytet. Ajo tha se pas diplomimit, dëshiron të punojë në Kinë dhe të kontribuuojë për forcimin e urës së shkëmbimeve mes dy vendeve në fushat e tregtisë dhe të kulturës.

Për të tërhequr më shumë pedagogë e studentë nga vendet e EQL-së në Nongbo për punë dhe studime, në vitin 2014, Bashkia e qytetit Ningbo nxorri bursa të posaçme për studentët e vendeve të EQL-së. Nga ky projekt, deri tani kanë marrë bursa 72 studentë me vlerë të përgjithshme mbi 1 milionë juanë.

Mësohet se Bashkia po zhvillopn gjithashtu planin e ndihmës për studentët në Ningbo të shkojnë në vendet e EQL për shkëmbime duke i nxitur ata të zhvillojnë shkëmbimet arsimore në vendet EQL. Vitin e kaluar, 27 delegacione nga rajoni EQL vizituan Ningbo-n dhe 16 delegacione nga Ningbo vizituan vendet e EQL-së. Numri i njerëzve që vizituan vendet reciproke arriti në 500. Kina dhe vendet e EQL-së kanë zhvilluar projekte të shkëmbimit të studentëve. Numri i projekteve arriti në mbi 30 duke përfshirë vendet si Çekia, Polonia, Hungaria etj. Përmbajtjet e projekteve kanë përfshirë jo vetëm mësimin e gjuhës, por edhe shkëmbime artistike dhe kulturore.

Bashkia e qytetit Ningbo bën përpjekje për ndërtimin e "markës" së arsimit "Studime në Ningbo", duke mbështetur pjesëmarrjen e universiteteve në Ningbo në ekspozita ndërkombëtare për Arsimin që organizohen në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore për të hapur tregun e studimeve të studentëve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo. Nëpërmjet Festivalit të studentëve ndërkombëtare, aktivitetit të 1000 studentëve të huaj në Ningbo etj. u ftuan studentë nga Europa Qendrore dhe Lindore të vijnë në Ningbo për shkëmbime. Tani studentët ndërkombëtarë nga Shqipëria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Çekia, Letonia etj. studiojnë në Ningbo.

Arsimi i Ningbo-s me cilësi të lartë shkon jashtë vendit

Përveç tërheqjes së burimeve arsimore, Ningbo inkurajon arsimin me cilësi të lartë të shkojë jashtë vendit. Tani në shumë vende arsimi nga Ningbo është shumë i njohur.

Shkolla e punëve të jashtme e Ningbo-s arriti rekord historik si shkollë profesionale kineze të nivelit të mesëm. Kjo shkollë hapi në Rumani Shkollën (Deva) Ndërkombëtare të Artit të Kinës dhe dy degë për vokalistikë dhe instrumente muzikore. Tani ka 25 nxënës dhe 10 mësues kinezë që menaxhojnë këtë shkollë në Rumani.

Universiteti Dahongying i Ningbo-s dhe Universiteti i Ekonomisë dhe Administrimit Publik i Bratislavas krijoi në Sllovaki "Qëndrën e Arsimit dhe të Studimit të Kinës" ku janë hapur kurset e gjuhës kineze, të biznesit kinez dhe kanë nisur projektet si pranimi i krediteve akademike, trajtimi i përbashkët etj.

Universiteti Wanli i Zhejiang-ut dërgoi pedagogë në Universitetin Mendel të Çekisë për të dhënë mësim të gjuhës kineze, suke iu dhënë mundësi studentëve të mësojnë gjuhën dhe të njohin kulturën kineze. Përveç këtyre, Shkolla e Mesme Profesionale Yongjiang e Ningbo-s hap kurse kulinarie për kuzhinën kineze në Sofje të Bullgarisë për përhapjen e kulturës ushqimore kineze dhe për trajnimin e shefave për restorantet kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli