Ekspozita Kineze nxiti bashkëpunimin ekonomiko-tregtar e kulturor Kinë-EQL

2018-07-25 11:14:26 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u hap Ekspozita e Mallrave të njohura Kineze në Qendrën e Tregtisë së Mallrave Kineze në Budapest të Hungarisë. Ekspozita u organizua nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe Zona e Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë dhe përfshin 16 fusha, si automjete, pajisjet elektro-shtëpiake, makineri, pajisje mjekësore, ushqime e prodhime bujqësore organike etj. Në këtë ekspozitë morën pjesë mbi 300 ndërmarrje nga 9 provinca të Kinës.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite ishin të pranishëm ambasadori i Kinës në Hungari Duan Jielong, këshilltari ekonomiko- tregtar Zhou Xinjian, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Tregtisë së Jashtme të Ministrisë së Tregtisë të Kinës Wu Zhengping, fuksionari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë Poros dhe ambasadorët e Shqipërisë, të Ukrainës, të Serbisë, të Tajlandës etj.

Qendra e Tregtisë së Mallrave Kineze pranë Zonës e Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë ndodhet në qendrën e qytetit të Budapestit dhe sipërfaqja e saj është 43 mijë metra katrorë, duke u bërë platforma e shfaqjes të mallrave kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Për të forcuar rolin "Krijimi i platformës, Nxitja e bashkëpunimit, Reklamimi i markave" që luan ekspozita, Zona e Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë do të ofrojë hyrjen falas për një ditë në ekspozitën e mallrave kineze.

Drejtori ekzekutiv i Zonës së Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë Wu Jing tha në një intervistë se Ekspozita e Mallrave Kineze me Markat e njohura është organizuar disa herë. Tani ekspozita në Hungari është më e madhja në rajonin e Europës Qendrore e Lindore. Deri tani mbi 200 ndërmarrje kineze marrin pjesë në Qendrën e Tregtisë së Mallrave Kineze. Sivjet, përveç mallrave kineze, ne ftuam 60 ndërmarrje nga Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Ukraina, Rumania dhe Serbia të marrin pjesë në ekspozitë. Më parë, Qendra ka bashkëpunuar me sektorët e tregtisë të krahinave të ndryshme të Kinës dhe u organizuan mbi 10 ekspozita në Hungari. Ai shtoi se ka punuar 20 vjet në Hungari dhe është i mendimit se nisma "Një brez, një rrugë" u ka sjellë ndërmarrjeve kineze e hungareze energji të re. Ai u shpreh optimist për të ardhmen.

Për shkak të masave jo të shumta, të aftësisë së dobët të krijimit të risisë dhe kufizimit të kushteve të transportit, bashkëpunimi i ndërmarrjeve të vogla midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore është hasur me shumë vështirësi. Cilësia e bashkëpunimit nuk mund të rritet, duke ndikuar motivin e ndërmarrjeve të vogla për pjesëmarrjen në ekspozitë. Wu Jiang tha se po punohet për zgjidhjen e këtyre sfidave. Sivjet do të nxiten 3 metoda: Së pari do të zhvillohet lidhja me video në internet. Nëpërmjet kësaj medote do të zgjidhet problemi i kostos së lartë për pjesëmarrjen e ndërmarrjeve të vogla në ekspozitë jashtë vendit, dhe rritet numri i bashkëpunimit. Këtë herë rreth 1 mijë ndërmarrje të vogla kanë qenë prezente në ekspozitë në këtë formë. Së dyti, do i kushtohet rëndësi cilësisë së bashkëpunimit. Vitet e kaluara iu kushtua rëndësi vetëm numrit të pjesëmarrësve, jo cilësisë së bashkëpunimit. Sivjet para fillimit të ekspozitës u morën informacione nga ndërmarrjet kineze për frymën e bashkëpunimit dhe iu përcollën ndërmarrjeve të EQL-së. Kështu kur ata morën pjesë në panair, ishin të përatitur dhe i dinin mirë objektivat. Në këtë formë rritet niveli i suksesit të bashkëpunimit. Së treti, për herë të parë lidhen mallrat me shërbimet. Për herë të parë u lidh me provincën Shangdong të Kinës lindore gjatë organizmit të Ekspozitës së Mallrave Kineze me Markat e njohura u organizua gjithashtu Ekspozita e Kulturës dhe e Tregtisë së Shandong-ut në Europën Qendrore e Lindore. Në këtë formë nxitet bashkëpunimi i gjithanshëm në fushën e shërbimeve tregtare midis provincës Shandong dhe vendeve të EQL-së. Në të ardhmen do të zhvillohet

bashkëpunim në fushën e mjekësisë kineze, të turizmit, të ekonomisë digjitale etj.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Tregtisë së Jashtme të Ministrisë së Tregtisë të Kinës Wu Zhengping tha në Ekspozitën e Kulturës dhe e Tregtisë të Shandong-ut se në vitin 2017 vëllimi i tregtisë midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore vazhdon të ruajë rritjen mbi 10%. Vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës e Hungarisë dhe shtimi i investimeve u rritën shumë, ndërkohë perspektiva e bashkëpunimit është shumë e gjerë. Ai beson se nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimi midis Kinës dhe Hungarisë në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore do të thellohet dhe do të forcohet më tej.

Zv-drejtori i Drejtorisë së Tregtisë të Provincës Shandong të Kinës Lu Wei tha se Ekspozita e Kulturës dhe e Tregtisë e Shandong-ut në rajonin EQL është ekspozita më e madhe në vendet e nismës "Një brez, një rrugë" dhe është hera e parë që shfaqen në ekspozitë mallrat e ndërthuara me shërbimet. Kjo ekspozitë përfshi 4 fusha si arsimin, turizmin, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe sportin. Në të ardhmen provinca Shandong do të nxisë bashkëpunimin e përgjithanshëm me vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Zona e Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë është zona e parë e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar jashtë Kinës me tipin e transportit që u krijua në Europë. CEO-ja e kësaj zone Wu Jing u shpreh se me qarkullimin e trenave dhe hapjen e linjës së shpejtë tokësore e detare midis Kinës e Europës, Zona e Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë do të luajë rol më të rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe mund të zgjidhë problemin e transportit të këtyre ndërmarrjeve. Wu Jiang tha gjithashtu se mund t'u ofrojmë shërbime klientëve të Europës Qendrore e Lindore. Në bashkëpunimin Kinë-EQL ka shumë raste biznesi. Mund të ndiejmë që klientët dëshirojnë të marrin pjesë në nismën "Një brez, një rrugë". Në nëntorin e këtij viti do të organizohemi që ndërmarrjet hungareze të marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Mund të ndjejmë entuziazëm nga ndërmarrjet e Europës Qendrore e Lindore.

Ekspozita e Mallrave Kineze me Markat e njohura është ekspozita e vetme që organizohet nga Kina në nivel shtetëror mbi industri. Në krhasim me vitin 2017, ekspozita e këtij viti u zmadhua së tepërmi. Numri i pavijoneve ishte 318 dhe sipërfaqja e ekspozitës arriti 5000 metra katrorë, duke u rritur 48% në krahsim me vitin e kaluar. Kjo ekspozitë zbaton nsimën "Një brez, një rrugë" dhe shfrytëzon epërsitë gjeografike të Hungarisë për nxitjen e zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës e vendeve EQL. Zona e Bashkëpunimit të Transportit të Tregtisë Kinë-Europë do të luajë rol të rëndësishëm në fushën e burimeve të transportit dhe të strukturës me nivele të ndryshme dhe do t'u ofrojë shërbime ndërmarrjeve dhe prodhimeve kineze. Kështu do të forcohet më tej njohja e prodhimeve me marka të njohura kineze në tregun e EQL. Ekspozita dhe zona do të japin kontribut për hyrjen e prodhimeve kineze me markat e njohura në botë. (Çang Çuo)

20180725unedheti.m4a
Mrekulli
Lajmet Kryesore