Iljaz Spahiu: Jam dëshmitar i transformimeve rrënjësore të Kinës

2018-07-18 10:24:52 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 1978, në plenumin e tretë të Komitetit Qendror të 11-të të PKK-së u vendos që të zbatohet në Kinë politika e Reformës dhe e Hapjes, duke hapur dyert ndaj botës së jashtme. Gjatë 40 vjetëve, me përpjekje të palodhura populli kinez ka shënuar një kthesë të madhe të zhvillimit të vendit e të kombit. Transformimet gjigante të Kinës kanë ndikim tek çdokush, madje tek e mbarë bota. Sivjet është 40-vjetori i Reformës dhe i Hapjes. Qeveria kineze organizoi "Projektin të huajt shkruajnë për Kinën", një mundësi që u lejon personaliteteve nga vendet e tjera që kanë jetuar dhe punuar në Kinë të tregojnë përvojat e tyre gjatë 4 dekadave të fundit. Nëpërmjet shkrimeve të të huajve do të prezantohen arritjet e mëdha të Kinës gjatë Reformës dhe Hapjes. Të huajt kanë jetuar në zona të ndryshme të Kinës dhe kanë punuar në fusha të ndryshme dhe ata janë fitues, dëshmitarë, pjesëmarrës, nxitës etj. gjatë Reformës e Hapjes.

Njëri prej tyre është edhe sinologu shqiptar Iljaz Spahiu. Libri i tij "Kina, një pjesë e jetës sime" u përfshi në "Projektin të huajt shkruajnë për Kinën". Në këtë libër ai përshkruan përvojat e tij, së pari si student në Kinë e më pas u njoh me vlerat historike, kulturore dhe modelin e zhvillimit të këtij vendi të lashtë.

Iljaz Spahiu është kryetar i Shoqatës Kulturore Alb-China. Ai është një sinolog i njohur shqiptar dhe ka marrë pjesë në shumë seminare e forume ndërkombëtare mbi Kinën. Në vitin 2011 ai botoi fjalorin kinezisht-shqip. Në vitin 2013 u botua në shqip romanin "Bretkoca" të nobelistit kinez Mo Yan, libër i përkthyer nga z.Spahiu.

Në vitin 2016, ai botoi romanin e Mo Yan-it në gjuhën shqipe "Klani i Sorgumit të Kuq" dhe "15 kurset për historinë kineze". Në vitin 2017 Spahiu fitoi "Çmimin e Kontributit të Veçantë për Letërsinë Kineze". Ai mori pjesë gjithashtu në prodhimin e disa dokumetarëve, përfshi "Një brez, një rrugë", një realizim i përbashkët i TVSH-së dhe CRI-shqip.

Iljaz Spahiu u shpreh se në vitet '60-70 Kina dhe Shqipëria kishin një marrëdhënie të jashtëzakonshme miqësore. Falë kësaj miqësie, atij iu dha mundësia të studiojë fillimisht gjuhën kineze në Universitetin e Gjuhëve të Pekinit në vitin 1974 dhe më pas në Universitetin e Pekinit ku dhe u diplomua në vitin 1978. Ai tregon se lidhja e tij me Kinën fillon këtë vit kur nisi studimet dhe gjatë 40 viteve është thelluar, pjekur e forcuar vazhdimisht.

Z.Spahiu u shpreh se në vitet '70 ishte fillesa e lidhjes së tij me Kinë, por një moment i rëndësishëm ishte viti 2002, kur u emërua diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Pekin. Kështu ai nisi nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe shkëmbimet kulturore dypalëshe. Ai i kushtoi shumë vëmendje kulturës kineze, modelit të zhvillimit të Kinës dhe studimeve si sinolog. Për të, ky vit ishte një moment shumë i rëndësishëm për jetën dhe familjen e tij.

"Jam dëshmitar i ndrzshimeve rrënjësore të Kinës", tha Spahiu, sepse lidhja e tij me Kinën ka qenë e ngushtë gjatë 40 viteve të fundit, kohë kur Kina ka kaluar nëpër transformime të mëdha. Sivjet është 40-vjetori i Reformës dhe i Hapjes. Z. Spahiu tha se kinezët kanë çdo arsye për të qenë krenarë për rezultatet e arritura nga vendi i tyre. Spahiu tha se sukseset e Kinës kanë ardhur nga drejtimi i Partisë Komuniste e Kinës, e cila vendos në qendër interesat bazë të popullit dhe trashëgon në mënyrë kreative traditat e qytetërimin kinez. Ai shtoi se Reforma e Hapja garanton rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe ngritjen e nivelit të jetës së popullit. Ai theksoi se Reforma e Hapja qenë një bazë për realizimin e ëndrrës kineze.

Libri "Kina, një pjesa e jetës sime" i Spahiut njeh lexuesin me procesin e zhvillimit të Kinës dhe tregon përvojat e një të huaji gjatë këtij procesi.

"Projekti të huajt shkruajnë për Kinën" nisi në marsin e vitit 2017. Uejbsajti i Përkthimit dhe Studimit të Kulturës Kineze (CCTSS) si organizues bashkëpunoi me shtëpitë e botimit nga brenda e jashtë vendit dhe u lidh me shkrimtarët e huaj që mund të shkruajnë përmbajtje interesante mbi Kinën si dhe me redaktorë, menaxherë botimesh etj. CCTSS-ja ka dërguar ftesa për 150 shtëpi botuese brenda e jashtë vendit dhe mbi 1000 sinologë e përkthyes. Ky projekt fitoi reagim pozitiv të qarqeve të ndryshme shoqërore dhe arriti shumë rezultate.

Sipas statistikave, në këtë projekt u përfshinë 65 institucione dhe shumë sinologë e shkrimtarë. Temat e tyre përfshinë disa fusha si filozofike, politike, ekonomike, kulturore, të letërsisë dhe të artit. Librat e tyre të botuar janë shkruar nga mbi 100 të huaj që janë sinologë, përkthyes, profesorë, politikanë, botues, redaktorë, mjekë, gazetarë, sportistë etj. Këto libra janë shkruar në 19 gjuhë. Nga të gjitha veprat, specialistët veçuan si më të mira 38 vepra, duke përfshirë veprën e Spahiut. Për këtë organizatorët ofruan shpërblime dhe subvencione për botimet. Këto 38 vepra prezantojnë qartësisht Kinën e vërtetë dhe janë të përshtatshme për t'u botuar jashtë Kinës, si dhe janë shumë interesante për lexuesit.

Pala organizatore shprehu shpresën se falë "Projektit të huajt shkruajnë për Kinën" do të shtohet numri i të huajve që marrin pjesë në përhapjen e përmbajtjeve mbi Kinën në botë. Tani shumë libra mbi Kinën janë përkthyer në gjuhë të ndryshme për komunitetin ndërkombëtar, por librat me temën e Kinës që janë shkruar nga të huajt janë më të përshtatshme për tregun e huaj dhe me psikologji ndërkombëtare, përmbajtjet e këtyre librave mund të kuptohen më mirë nga të huajt. Prandaj pala organizatore shpreson që ky Projekt do të vazhdojë të tërheqë më shumë të huaj të shkruajnë për Kinën.

Mësohet se "Projekti të huajt shkruajnë për Kinën" është një projekt i rëndësishëm në fushën e botimit gjatë periudhës së planit të 13-të pesëvjeçar. Univeristeti i Gjuhëve i Pekinit luan rol e sekretariatit dhe Uebsajti i Përkthimit dhe i Studimit të Kulturës Kineze (CCTSS) luan rolin e platformës. "Projekti" synon që gjithnjë e më shumë sinologë, shkrimtarë, studiues të huaj të shkruajnë libra për t'u shpjeguar më shumë të huajve situatën e vërtetë të Kinës. Shpresohet se përmes këtyre librave do të nxitet njohja reciproke dhe do të ndërtohet një bazë të fortë për bashkëpunimin kulturor e të botimeve.

Vlen të përmendet se ka shumë sinologë miq të Kinës si z.Spahiu, i cili e dashuron Kinën. Pala organizatore mund të vazhdojnë të luajë rol të rëndësishme për përhapjen e përvojave të personaliteteve të huaj në Kinë, duke hyrë së bashku me kinezët në epokën e re. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore