Panairi i Ningbo-s, përfitim i përbashkët Kinë-EQL

2018-06-20 14:17:31 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti Ningbo-s në provincën kineze Zhejiang mirëpriti si çdo vit mysafirët nga 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore. Nga datat 8 deri më 11 qershor, ky qytet organizoi Panairin e 4-t të Investimeve dhe të Tregtisë mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Qysh nga viti 2014 kur u zhvillua mbledhja në rang ministrash mbi nxitjen ekonomike Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore, qyteti Ningbo ka shërbyer si një urë lidhëse midis Kinës dhe vendeve të këtij rajoni. Zhvillimi i Panairit të 4-t ka zgjeruar fushën e bashkëpunimit tregtar, përmirësimin e strukturës tregtare si dhe shtimin e shkëmbimeve në fushat kulturore, turistike, arsimore. Po ashtu marrëdhëniet dypalëshe po thellohen më tej.

Në paraditen e 9 qershorit, pavijoni i Shqipërisë pranë Kompanive Bourgas të Ningbo-s u hap në Qendrën e Mallrave të Importit. Në të ishin të pranishëm biznesmenë shqiptarë të vajit të ullirit, mjaltit, të çajit etj.

Sipërfaqja e pavijonit është rreth 100 metra katrorë dhe aty u ekspozuan vaj ulliri, mjaltë, ujë mineral, birrë, raki etj.

Nick, një sipërmarrës vere nga Kroacia kërkoi dhe fitoi në fund të drejtat e pjesëmarrjes këtë vit. Në pavijonin e tij, në gjuhën kineze prezantohen vlerat e rakisë kroate të frutave: "Përmirëson gjakun, zbukuron lekurën, dhe ndihmon për një gjumë cilësor. Është dhurata më e mirë që mund t'i bëni një miku."

Joanna nga Polonia që merret me tregtimin e qelibarit ka marrë pjesë të katërta herët e këtij Panairi. Ajo shprehet se gjatë 4 pjesëmarrjeve pa që 20 kompani kineze kërkuan bashkëpunim dhe përqindja e shitjeve në tregun kinez u rrit 30%.

Kina është forca e dytë më e madh ekonomike në botë dhe motori i ri i ekonomisë botërore, ndërsa vendet e Europës Qendrore e Lindore janë pjesë e rëndësishme e brezit ekonomik midis Azisë dhe Europës dhe "forcë e re" e ekonomisë europiane. Me shtimin e shkëmbimeve midis Kinës e vendeve të EQL-së, marrëdhëniet dypalëshe po thellohen më tej.

Falë ndikimit që ka sjellë kjo ekspozitë, kërkesat e pavijoneve po shtohen ndjeshëm. Sivjet përmasat e ekspozitës dhe numri i pjesëmarrësve u rrit së tepërmi. Sipërfaqja e ekspozitës u shtua nga 3000 metra katrorë deri në 8400 metra katrorë. Ndërsa numri i pavijoneve u rrit me afro, sipërmarrësit që morin ishin nga 13 vende, ndërsa vitin e kaluar merrni pjesë 9 vende.

Shumë mallra të Europës Qendrore e Lindore hynë në tregun kinez, përfshi rakinë hungareze, kristalin çek, sapunin bullgar etj. Gjithashtu ka edhe mallra që hynë për herë të parë në tregun kinez si uji mineral nga Serbia që mund të përmirësojë ekuilibrin mes mjedisit adic dhe bazik në organizëm. Një banor nga qyteti i Ningbo-s. z.Li e viziton shpesh panairin e Qendrës sëMallrave të Importuara të Ningbo-s. Ai tha se falë ditëve të organizmit të kësaj ekspozite ai u bë një fans i verës pasi njohu shumë mirë karakteristikat e kësaj pijeje të prodhuar nga vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Nga dyqani fizik tek ai virtual, tregtia elektronike ndërkufitare nis pikën e re të rritjes

Peter, një sipërmarrës vere nga Sllovakia u fousua tek shitja e verës në platformën elektronike ndërkufitare. Falë kësaj metode punishtja e tij arriti të shesë 15 mijë shishe vere. Sot ai shpreson ta zhvillojë më tej tregtinë kontinentale.

Ai shprehet se vera e kompanisë së tij ka të njëjtat standarde me punishtet e Francës dhe të Italisë, prandaj ai u shpreh i sigurt për cilësinë e verës që prodhon. Por, me kufizimin e forcës së ndikimit të markës, sasia e shitjes qëndron gjithmonë në 250 mijë shishe në viti. Ai theksoi se pasi mori vesh që në Kinë tregtia elektronike është shumë e zhvilluar shpreson të gjejë partnerë të shitjes së verës përmes tregtisë elektronike ndërkufitare.

Nga ana tjetër, edhe platformat kineze të tregtisë elektronike ndërkufitare u kushtojnë rëndësi produkteve nga Europa Qendrore e Lindore. Më konkretisht, Suning.com arriti një marrëveshje me "Citic-mall", kompaninë sllovake për blerjen e birrës, verës, ujit mineral, pakt me vlerë 2.5 milionë dollarë amerikanë. Sipas të dhënave paraprake, në Panairin e 4-t dëshira për blerjen e produkteve u vlerësua në mbi 30 milionë dollarë amerikanë.

Njëkohësisht, zonat e tregtisë së lirë si zona Baoshui e qytetit Ningbo, zona Xinwan të qytetit Hangzhou kanë tërhequr gjithashtu shumë biznesmenë. Deri në vitin 2017, 1074 ndërmarrje importi të tregtisë elektronike ndërkufitare u hapën në Ningbo,909 prej të cilave ishin ndërmarrje importi dhe 115 ishin kompani logjistike.

Zv-kryetari i Bashkisë së qytetit Ningbo, Liu Changchun, tha se ekspozita e këtij viti zhvilloi për herë të parë bashkëpunim me ndërmarrjet e tregtisë elektronike ndërkufitare dhe supermarkete të njohur duke ftuar platformat "Jingdong" (jd.com), "163", "Vanguard" të zhvillojnë blerje të drejtpërdrejta. Ai shprehu shpresën se do të realizohen më shumë kontrata.

Nga bashkëpunimi deri tek shkrirja kulturore, bashkëpunimi hyri në orbitën e shpejtë.  

Qofte bullgare, birrë lituaneze, mjaltë letonez... Këto produkte ndodhen në aktivitetin "Europa Qendrore e Lindore në gjuhë" që është një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të shkëmbimeve kulturore në kuadër të Panairit të 4-t. Banorët e qytetit Ningbo mund të shijojnë mirë ushqimet e vendeve të ndryshme të Europës Qendrore e Lindore.

Huang Lingyue, zv-drejtori i Drejtorisë së Tregtisë së Distriktit Jiangbei të qytetit Ningbo, tha se në krahasim me vitin e kaluar, kjo ekspozitë ka risi në elemente si krijimi i punësimit, ushqimet e shijshme, arti, kultura etj. Përmes motos "Ekonomia shfaqet në platformën e krijuar nga shkëmbimet kulturore", do të nxiten investimet dhe shkëmbimet ekonomiko-tregtare dypalëshe.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ështe fokusi i bashkëpunimit midis Kinës e Europës Qendrore e Lindore. Ka investime dypalëshe në fushat e infrastrukturës, të prodhimit të makinerive, të financave. Por, bashkëpunimi dypalësh nuk kufizohet vetëm në këto fusha, por ka edhe hapërsira të tjera të gjera në fushat kulturore, turistike, arsimore,të shëndetësisë etj.  

Shefi lituanez për Investimet Mantas Catinas tha se Kina është e zhvilluar në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe ka nxitur zhvillimin e vendeve të tjera në këtë sektor. Shpresojmë të shfrytëzojmë të dhënat e mëdha (Big Data) dhe Inteligjencën Artificiale për realizimin e zhvillimit të bashkërendimit në fushat arsimore, shëndetësore etj.

Ndihmësi i Ministrit të Tregtisë të Kinës Ren Hongbin tha se tani bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka hyrë në periudhën e pjekur dhe të vjeljes së frutave. Platforma e "Bashkëpunimit 16+1" u krijua nga Kina dhe 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore. Po ashtu nisma "Një brez, një rrugë" është një pjesë e rëndësishme që integron sferën e ekonomisë europiane. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore