Mirë se vini në Shqipëri--- Qytetet

2018-06-06 10:31:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, qeveria shqiptare vendosi që për periudhën nga 1 prilli deri më 31 tetor 2018, shtetasit me pasaporta të zakonshme nga nëntë vende, duke përfshirë Kinën, të hyjnë pa viza në Shqipëri. Pas publikimit të politikës, sektorët përkatës të palës shqiptare nisën angazhimin aktiv. Në fillim të muajit maj, Shqipëria dërgoi për vizitë në Kinë një delegacion shqiptar turistik prej 25 anëtarësh për të marrë pjesë në kurset për menaxhimin turistik dhe për shoqërues turistësh. Aktivitetet e shkëmbimet zgjatën mbi 20 ditë. Gjatë kësaj periudhe ata prezantuan burimet e pasur turistike të Shqipërisë.

Revista "National Geographic" shkruan se Shqipëria është një nga destinacionet që nuk duhen humbur gjatë 2018-s, veçanërisht për aventurierët dhe zhytësit.

Operatori turistik "Wild Frontiers" me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, e vlerësoi gjithashtu Shqipërinë si një nga tre destinacionet më të mira të udhëtimit në botë për vitin 2018.

Gazeta "Irish Times" e ka renditur Shqipërinë në vendin e dytë në listën e destinacioneve kryesore me buxhet të ulët për vitin 2018. Tirana u shpall nga "Lonely Planet" si një ndër 10 destinacionet më të mira europiane për vitin 2018.

Çfarë bëri që Shqipëria të vlerësohet kaq lart? Përgjigjet për këtë na i japin anëtarët e delegacionit nga qytete të ndryshme shqiptare. Ata prezantojnë karakteristikat e qyteteve të tyre për turistët kinezët.

Berati që ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë është një nga qytetet më të vjetra në vend dhe me një vendbanim brenda kështjellës, kalaja Beratit është një ndër kalatë e pakta të banuara që para shekullit të 4-t e deri në ditët e sotme. Berati është gjtihashtu një qytet i mrekullueshëm skenik me ndërtesa të bukura dhe interes të lartë arkitekturor dhe historik. Brenda mureve të Kalasë së Beratit ndodhen 40 kisha, gjithashtu brenda një sheshi në Berat ne kemi së bashku kishën dhe xhaminë. Gjatë gjithë kohës ka patur një bashkëjetesë fetare në harmoni dhe në paqe në Berat. Ndër karakteristikat e tjera mudn të përmendim që lagjet e vjetra, si lagja Goricë, lagja Mangalem dhe lagja Kala, të cilat përshkohen nga Lumi Osum.

Klejda Kusta, Drejtoresha e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Bashkisë së Beratit, tha se sivjet është 10-vjetori i futjes së Beratit në UNESCO dhe bashkia do të organizojë aktivitete të kremtimit. Ajo përfaëqsoi bashkinë e masat popullore të mirëpritë turistët kinezë të vizitojë Berat.

"Berati është bërë pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s në 8 korrik të vitit 2008 dhe këtë vit ne festojmë 10-vjetorin e futjes në UNESCO, për të cilën kemi organizuar dhe një festë shumë të madhe."

Kruja është qendra historike më e rëndësishme, si e kombit shqiptar, ashtu edhe e shtetit shqiptar. Heroi shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu luftoi kundër perandorisë osmane dhe u bë një element i rëndësishëm i frenimit të hyrjes së otomanëve në Europë.

Drini Masha, Përgjegjesi i Zyrës së Turizmit i Bashkisë së Krujës tha se Kruja preferohet shumë nga turistët kinezë. Ata pëlqejnë jo vetëm historinë e luftës për pavarësinë e Shqipërisë, por edhe kulturën e antikitetit.

"Padyshim jo vetëm kjo, por edhe me kulturën ilire si dëshmia më e vjetër e antikitetit prej nga kemi marrë dhe emrin si Albania, por edhe me kultura të tjera moderne, ku Kruja përpos të qenit dy herë kryeqytet i Shqipërisë, ka bërë që në të gjithë përmasën kohore të jetë në qendër të vëmendjes për sa i përket mundësisë për ta venë në ofertë turistike më vonë."

Gjirokastra është gjithashtu një qyteti i rëndësishëm turistik që ndodhet në jug të Shqipërisë. Filmi shqiptar "Ngadhënjim mbi vdekjen" i njohur mirë nga kinezë është regjistrua pikërisht në këtë qytet. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. Përveç arkitekturës unike të saj, muzika iso-polifonike shqiptare është njohur më 2005-n nga UNESCO si "trashëgimi kulturore e paprekshme."

Maksim Hoxha, Administrator i Hotel "Çajupi" nëi Gjirokastër dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Jugun e Shqipërisë tha:

"Në Gjirokastër, kemi grupet isopolifonike. Isopolifonia është një këngë e kënduar pa muzikë - muzikën e bën grupi që këndon – e cila edhe kjo është e përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s dhe është e mbrojtur nga UNESCO-ja. Kërkesa e shumë grupeve të vizitorëve të huaj është për një shfaqje live me këto grupe. Shpresojmë që edhe grupet turistike kineze ta pëlqejnë, pasi, përveç isopolifonisë, këta këngëtarë janë të veshur me kostume kombëtare me motive dhe simbole të zonës."

Përveç burimeve natyrore turistike në Shqipëri, shumë bashki kanë marrë masa përkatëse për t'u ofruar lehtësira turistëve kinezë.

Klejda Kusta, Drejtoresha e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Bashkisë së Beratit, tha se tani në Berat ka shërbimet në gjuhën kineze për turizmin dhe ka udhërrëfyes turistikë që mund të flasin gjuhën kinezë. Përveç këtyre, Berat edhe shfrytëzon teknikë digjitale që t'u ofrojë turistët të vizitojnë vetë.

"Bashkia e Beratit ka aplikuar në programin e Shqipërisë digjitale dhe ka fituar projektin e kioskave digjitale. Tashmë ato janë të vendosura në të gjithë qytetin e Beratit, në të cilat mund të ketë akses për informacion për çdo pjesë turistike që ndodhet në qytetin tonë. Turisti paraqitet aty dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë duke u lidhur me serverat të cilat janë mbikëqyrjen e specialistëve të turizmit t Bashkisë mund të kenë qasje ndaj informacioneve më të ndryshme për zonat turistike. Kjo e bën më të lehtë navigimin e tyre dhe akomodimin në qytetin tonë."

Drini Masha, Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit i Bashkisë së Krujës, u shpreh se vitet e fundit Kruja është një nga bashkitë më aktive përsa i përket promovimit të turizmit në vendet europiane dhe ka qenë aktive dhe pjesëmarrëse në shumicën e panaireve ndërkombëtare më të rëndësishme si dhe po planifikon të marrë pjesë në panairet turistike në Azi. Tani, kjo bashki po bashkëpunon me bashki të tjera për të zhvilluar përgatitjet mbi shërbimet turistike që do të tërheqin më shumë turistë nga Azia, sidomos nga Kina.

"Ne kemi një plan veprimi për turizmin për vitin 2018 ku bashkia e Krujës është koordinuar me të gjitha masat e marra qoftë në nivel qendror qoftë në nivel lokal, për të sjellë një produkt dhe një cilësi sa më të mirë për turistët pavarësisht se nga ata janë. Specifikisht për turistët kinezë është e rëndësishme që të bashkojmë mikpritjen krutane me kulturën aziatike dhe përmes gërshetimit të disa elementeve përmes një sërë masash që ne kemi nisur tani t'i mendojmë, si është trajnimi i të gjitha njësive akomoduese për t'i përshtatur me kulturën kineze". (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore