Ushqimet e Europës Qendrore e Lindore mbërrijnë në qytetet kineze

2018-05-23 09:04:41 CRI Komenti juaj Printoni

Shenzhen

Qytetarët e Shenzhen-it mund të blejnë tani prodhime bujqësore nga vendet e Europës Qendrore e Lindore. Nuk ka më nevojë të shkojnë jashtë vendit, por prodhimet bujqësore vijnë në deri në portin Yantian të Shenzhen-it.

Së fundmi, Qendra e Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar e Ministrisë së Bujqësisë dhe Grupi Portual i Yantian-it nënshkruan "Marrëveshjen e bashkëpunimit bujqësor midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore".

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të hapë një faqe të re të tregtisë së prodhimeve bujqësore midis Kinës dhe këtij rajoni europian. Kjo marrëveshje ka rëndësi për të kërkuar mënyra të reja bashkëpunimi. Deri në fundin e këtij viti, banorët e Shenzhen-it do të kenë mundësi të blejnë prodhime bujqësore me çmime të arsyeshme dhe cilësi të lartë nga 16 vende të Europës Qendrore e Lindore

Vitet e fundit, me nxitjen e mëtejshme të nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimi në fushën e bujqësisë është kthyer në një pikë të rëndësishme të mekanizmit "16+1". Ministria e Bujqësisë e Kinës vlerësoi lart rezultatet e arritura dhe frymën novatore të Grupit Portual të Yantian-it. Ministria mendon se ky grup ka kushte për krijimin e kushteve logjistike dhe ekospozimin e prodhimeve të importuara bujqësore. Ndaj Ministria e Bujqësisë do ta përfshijë Grupin Portual Yantian në planin e punës të mekanizmit "16+1".

Grupi Portual Yantian ka burime të pasura transporti dhe eksperiencë të shërbimeve portuale. Sipërfaqja e magazinimit të produkteve arrin deri në 820 mijë metra katërorë, ndërsa pritet të shtohet edhe me 460 mijë metra katrorë të tjerë, ku përfshihet dhe një frigorifer prej 60 mijë metrash katërorë.

Qendra e transportit të prodhimeve bujqësore për vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe pavijoni i ekspozitës së këtyre prodhime do të vendosen në zonën e tregtisë së lirë Yantian të Shenzhen-it. Qëndra dhe pavijoni do të shfrytëzojnë sistemin e internetit dhe shërbimet e tregtisë ndërkufitare.

Kompanitë e 16 vendeve europiane do të prezantojnë prodhimet bujqësore në këtë sistem që do të bëhet platforma tregtare globale e prodhimeve të importuara.

Me zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë", Grupi Portual Yantian ka hapur pavijone të Egjiptit, Malajzisë, Tajlandës dhe së fundmi ndërtoi pavijonin e Sllovenisë dhe të Spanjës në zonën e tregtisë së lirë Yantian.

Liu Nanan, presidenti i Grupit, tha se Qendra e Transportit të Prodhimeve Bujqësore "16+1" dhe pavijoni i ekspozitës së këtyre prodhimeve synon nxitjen e ndryshimit të modelit të industrisë së transportit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit bujqësor midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, ka një shans të sjellë nga nisma "Një brez, një rrugë" ndaj Qendra Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar e Ministrisë së Bujqësisë po shpejton ndërtimin platformës së internetit të transportit dhe të tregtisë të prodhimeve bujqësore.

Drejtori i Qendrës Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar të Ministrisë së Bujqësisë, Yang Yi, u shpreh se vitet e fundit, me zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimi konkret midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka hyrë në rrugën e zhvillimit të shpejtë.

Qendra, sipas tij, do të nxitë më tej shkëmbimet tregtare e kulturore midis Kinës e këtij rajoni europian, ndërsa shpreson se qendra që ai drejton dhe Grupi Portual i Yantian-it do të shpejtojnë ndërtimin e platformës në internet dhe do të japin kontribut më të madh për ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".

Zhejiang

Së fundmi u zhvillua në Ningbo veprimtaria e prezantimit të produkteve ushqimore "Shijo Europën, cilësi dhe traditë". Gjatë veprimtarisë u zhvilluan dhe bisedime tregtare midis dhjetë kompanive.

Në mesin e vitit 2017, në Ningbo u krijua zona eksperimentale për lehtësimin e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Kjo është zona e tretë eksperimentale e Kinës pas asaj të hapur në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang dhe asaj të provincës Jiangxi. Tani Bashkia e Ningbo-së po jep përkrahje financiare për importimin e produkteve ushqimore nga vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Sipas statistikave, në vitin 2017 vëllimi i përgjithshëm i importit nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore arriti në 2.54 miliardë juanë duke u rritur 78.4 % në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa vëllimi i eksportit ishte 17.25 miliardë juanë duke u rritur me 21.6% në krahasim me vitin e kaluar. Tre partnerët më të mëdhenj tregtarë janë përkatësisht Polonia, Çekia dhe Hungaria. Të tre vendet zënë 57.9% e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë.

Gjatë veprimtarisë "Shijo Europën, cilësi dhe traditë" morën pjesë kompani lokale të Ningbo-s. Menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Produkteve të Sojës, Chen Weiguo, njoftoi lidhjen e kontratave me kompani të grumbullimit të frutave dhe të perimeve të Polonisë.

"Tani planifikojmë të përpunojmë frutat dhe sojën. E zgjodhëm këtë kompani të huaj, sepse ajo garanton cilësinë dhe çmimi i saj ka epërsi në treg," tha Chen.

Konsulli i përgjithshëm i Polonisë në Shangai Piotr Novotanyako tha se Kina u bë tregu më i madh i importit të prodhimeve ushqimore të Polonisë. Çdo muaj të vitit të kaluar hynë në Kinë 1000 kontejnerë me prodhime mishi dhe këtë vit vëllimi do të rritet me mbi 20%.

Ningbo

Këtë vit Letonia është vendi i ftuar nderi i Ekspozitës së 4-t të Europës Qendrore e Lindore. Gjatë ekspozitës do të zhvillohet veprimtaria "Shijoni Letoninë" si dhe të mbahen veprimtari prezantuese për turizmin.

Zhou Ting, zv./drejtori i doganës në aeroportin Ningbo-s, thotë se prezantimi i burimeve turistike të Letonisë do të jetë një prej ngjarjeve më të rëndësishme para hapjes së Ekspozitës së Europës Qendrore e Lindore.

Autoritetet doganore kanë marrë masa të posaçme për të lehtësuar përpunimin e mallrave të vendeve që do të marrin pjesë në ekspozitë, si dhe do të ofrohen një sërë lehtësish për biznesmenët pjesëmarrës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore