Turizmi në Shqipëri po tërheq më shumë kinezë

2018-05-16 10:34:59 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria shqiptare vendosi që për periudhën nga 1 prilli deri më 31 tetor të sezonit turistik të këtij viti, shtetasit me pasaporta të zakonshme nga nëntë vende, duke përfshirë Kinën, të hyjnë pa viza në Shqipëri, ku periudha e qëndrimit nuk mund t'i kalojë 90 ditë.

Për t'i ndihmuar kinezët ta njohin më mirë Shqipërinë, Radio e Jashtme e Kinës, nën temën: "Ejani në Shqipëri", ka publikuar së seri artikujsh në Wechat, një prej mediave shoqërore më popullore të vendit. Aty janë prezantuar burimet turistike të Shqipërisë, mënyrat e transportit, guida e itinerare turistike etj.

Artikujt e ciklit "Ejani në Shqipëri", i referohen edhe revistës "National Geographic" që thotë se Shqipëria është një nga destinacionet që nuk duhet humbur gjatë 2018-s, veçanërisht për aventurierët dhe zhytësit.

Operatori turistik "Wild Frontiers" me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, e vlerësoi gjithashtu Shqipërinë si një nga tre destinacionet më të mira të udhëtimit në botë për vitin 2018.

Gazeta "Irish Times" e ka renditur Shqipërinë në vendin e dytë në listën e destinacioneve kryesore me buxhet të ulët për vitin 2018, ndërsa në vendin e parë është Spanja.

Por pse kaq shumë media të njohura turistike po japin vlerësime për Shqipërinë?

Prej kohësh alpet e veriut të Shqipërisë konsiderohen si parajsa e alpinistëve. Malet e lumenjtë u japin turistëve mundësi për të provuar sporte të aventurës, përshirë itinerare çiklistike malore dhe rafting.

Butrinti, Berati dhe Gjirokastra, përfshihen tani në listën e Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s. Këtu gjenden gjurmë të ilirëve së lashtë, paraardhësit e shqiptarëve, gjurmë të qytetërimeve romake, greke dhe otomane. Turistët mund të përjetojnë nga afër ngritjen e qytetërimit europian në Shqipëri.

Shqipëria ka vijë të gjatë bregdetare, ku pjesa jugore e vendit është zona më e rëndësishme turistike. Me peizazhe të bukura natyrore, lehtësi transporti dhe infrastrukturë të përmirësuar, zona bregdetare tërheq çdo vit turistë nga Europa e ShBA-ja. Këtu ka ditë të shumta me diell, plazhe të pastër dhe ujëra të kthjelltë. Një kafe, një libër, një shezlong dhe për ju fillon një jeta e ngadaltë.

Sipas të dhënave, vitet e fundit, industria turistike është bërë një forcë e rëndësishme për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Të ardhurat në këtë fushë në vitin 2017 u rritën me 12% në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë gjendje, qeveria shqiptare mori një sërë politikash për të tërhequr investime dhe do të vazhdojë të zhvillojë industrinë turistike si dhe nxitë ndërtimin e infrastrukturës.

Përveç lidhjeve të drejtpërdrejta ajrore me Stambollin, Romën, Athinën, Vjenën e Londrën, qeveria po zhvillon aktivisht shërbimet e aviacionit civil për të shtuar numrin e turistëve që mund ta vizitojnë Shqipërinë.

Meqenëse sezoni turistik i vitit 2018 sapo ka filluar, autoritetet e transportit ajror të Shqipërisë tashmë kanë miratuar fluturime të reja me Kopenhagën, Oslon, Stokholmin dhe Helsinkin.

Përveç këtyre, fluturimet e drejtpërdrejta nga Polonia, Hungaria dhe Rusia si dhe fluturimet e reja të rregullta me Izraelin apo një linjë ajrore me kosto të ulët që lidh Tiranën me Londrën, duken shumë premtuese për këtë sezon.

Qeveria shqiptare tha se po merr ndihmë nga kompania ajrore turke, një nga linjat ajrore kryesore të botës, për të ngritur linjën e saj kombëtare dhe për të ndërtuar një aeroport të ri në Vlorë, që do të përmirësonte ndjeshëm shërbimin dhe do ulte çmimet e biletave, që në krahasim me vendet e rajonit janë më të larta.

Pas publikimit të artikujve të serisë "Ejani në Shqipëri" në platformën Wechat nga Radio e Jashtme e Kinës, shumë përdorues të internetit dhanë reagime pozitive.

Laozhang falënderoi redaktorët për artikujt e sjellë e sidomos për këshillat. Ai do të shkojë bashkë me të afërmit për të ndjekur miqësinë tradicionale midis Kinës e Shqipërisë.

Jiyuan këshillon për ta vizituar Shqipërinë për turizëm, sidomos pas heqjes së vizave. "Mos mendohemi gjatë, le të shkojmë tani," thotë ai.

Kaizheng shkruan se vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 2014, sipas itinerarit të sugjeruar nga platforma e Radios së Jashtme të Kinës. "Sa e bukur! Kam kujtime të paharruara," shkruan ajo.

Një tjetër përdorues vlerësoi aspektin praktik të materialeve të paraqitura në artikujt e serisë "Ejani në Shqipëri".

Këtë maj Shqipëria do të dërgojë një delegacion të madh të përbërë nga mbi 20 veta për të marrë pjesë aktivitete studimore dhe të administrimit të turizmit në Kinë. Në këtë delegacion përfshihen zyrtarë nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, bashkitë e qyteteve kryesore turistike dhe agjencitë turistike.

Ata do të bashkëpunojnë me palën kineze për të nxitur hyrjen e bashkëpunimit turistik mes dy vendeve në një fazë të re e me zhvillim të shëndetshëm e të shpejtë. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli